Histori nga Shkrimet e Shenjta
Vëllezërit Nefi dhe Lehi


“Vëllezërit Nefi dhe Lehi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Helamani 3–6

Vëllezërit Nefi dhe Lehi

Një zë që dëgjohet nga qielli

Pamja
vëllezërit Nefi dhe Lehi u japin mësim njerëzve dhe një ushtri lamanite është aty afër

Nefi dhe Lehi ishin vëllezër të cilët donin që çdokush të dinte rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Nefitët dhe lamanitët ishin në luftë, por dy vëllezërit sidoqoftë u jepnin mësim njerëzve nga të dyja grupet. Një ditë, teksa udhëtonin për t’u dhënë mësim njerëzve, një ushtri lamanitësh i futi ata në burg.

Helamani 3:20–21, 37; 4:4–5, 14; 5:4–21

Pamja
ushtria lamanite marshon drejt burgut ku janë Nefi dhe Lehi

Shumë ditë më vonë, ushtria erdhi në burg për t’i vrarë Nefin dhe Lehin.

Helamani 5:22

Pamja
një rreth zjarri dhe drite e mbron Nefin dhe Lehin, ushtarët bien përdhe dhe një re errësire shfaqet

Përpara se ndonjëri ta lëndonte Nefin dhe Lehin, një rreth zjarri u shfaq përreth tyre. Zjarri nuk i dogji ata. Përkundrazi, Perëndia i mbrojti ata. Pastaj toka u drodh. U duk sikur muret e burgut do të binin përdhe. Shpejt, një re errësire mbuloi çdonjërin që ishte në burg. Njerëzit ishin shumë të frikësuar.

Helamani 5:23–28

Pamja
njerëzit qëndrojnë në një re errësire dhe shohin drejt rrezes së dritës

Një zë erdhi nga lart resë së errësirës. Ishte i qetë, si një pëshpërimë, por njerëzit e ndien atë në zemrën e tyre. Ishte zëri i Perëndisë. Perëndia u tha atyre të pendoheshin.

Helamani 5:29–30, 46–47

Pamja
burra dhe gra shohin lart dritën përmes reve të errësirës

Toka dhe burgu u drodhën edhe më shumë. Zëri erdhi sërish dhe u tha njerëzve të pendoheshin. Njerëzit nuk mund të lëviznin për shkak të resë dhe frikës së tyre.

Helamani 5:31–34

Pamja
Aminadabi tregon me gisht nga Nefi dhe Lehi, që po shkëlqejnë dhe po shohin lart

Një burrë mes turmës quhej Aminadab. Ai i përkiste dikur Kishës së Perëndisë. Ai pa se fytyrat e Nefit dhe të Lehit filluan të shkëlqenin fort. Ata dukeshin si engjëj. Dukej sikur ata po flisnin me dikë në qiell. Aminadabi i tha kujtdo që të shihnin Nefin dhe Lehin.

Helamani 5:35–39

Pamja
shumë burra e gra shohin lart përmes reve të errësirës dhe luten

Njerëzit e pyetën Aminadabin se çfarë mund të bënin për ta larguar renë e errësirës. Aminadabi iu tregoi atë që dinte rreth Perëndisë dhe Jezusit. Ai u tha njerëzve të pendoheshin, të kishin besim te Jezusi dhe t’i luteshin Perëndisë. Njerëzit e dëgjuan Aminadabin. Ata u lutën derisa errësira u zhduk.

Helamani 5:40–42

Pamja
njerëzit luten ndërkohë që janë të rrethuar nga drita dhe zjarri

Zjarri nga Perëndia i rrethoi të gjithë njerëzit dhe nuk i dogji ata. Njerëzit u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe ishin shumë të lumtur. Ata thanë gjëra të mrekullueshme. Zëri erdhi sërish. Ai u tha atyre që të kishin paqe për shkak të besimit të tyre te Jezusi. Engjëjt erdhën dhe i vizituan njerëzit.

Helamani 5:43–49

Pamja
Nefi dhe Lehi largohen nga burgu dhe njerëzit vështrojnë

Nefi, Lehi dhe të gjithë njerëzit u larguan nga burgu. Ata u thanë shumë njerëzve anembanë vendit atë që kishin parë dhe dëgjuar atë ditë. Shumica e lamanitëve besuan dhe zgjodhën ta ndiqnin Jezusin. Ata ndaluan së bëri luftë. Përkundrazi, ata i ndihmuan njerëzit të kishin besim te Jezusi dhe të pendoheshin.

Helamani 5:50–52; 6:1–6