Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapiten Moroni dhe Zerahemna


“Kapiten Moroni dhe Zerahemna”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 43–44

Kapiten Moroni dhe Zerahemna

Një betejë dhe një premtim për të jetuar në paqe

Pamja
Zerahemna udhëheq ushtritë e tij

Zerahemna ishte udhëheqësi i ushtrive lamanite. Ai donte të sundonte mbi nefitët dhe t’i bënte ata t’i shërbenin popullit të tij. Zerahemna i udhëhoqi ushtritë e tij për të sulmuar nefitët.

Alma 43:3–8

Pamja
Ushtria nefite vëzhgon ushtrinë lamanite

Nefitët donin t’i mbronin shtëpitë, familjet dhe fenë e tyre. Ata e dinin se nuk do të mundnin ta adhuronin Zotin nëse lamanitët do t’i sundonin ata. Nefitët zgjodhën të luftonin armiqtë e tyre.

Alma 43:9–10, 14–15

Pamja
Moroni sheh përpara me re pas tij

Një burrë, i quajtur Moroni, ishte kapiteni i ushtrive nefite. Moroni u sigurua që ushtritë e tij të ishin gati të luftonin.

Alma 43:16–17

Pamja
Kapiten Moroni dhe ushtritë nefite gati për të luftuar

Ushtarët e Moronit sollën armë dhe Moroni u dha parzmore dhe mburoja të forta për t’i mbrojtur.

Alma 43:18–19

Pamja
Lamanitët vëzhgojnë ushtrinë nefite dhe i zë frika

Moroni i çoi ushtritë e tij për të luftuar lamanitët. Por kur lamanitët panë se nefitët kishin parzmore dhe mburoja, ata kishin frikë të luftonin. Lamanitët kishin vetëm rroba të lehta dhe nuk kishin parzmore për t’i mbrojtur ata.

Alma 43:19–21

Pamja
Ushtarët lamanitë vrapojnë drejt pyllit

Lamanitët u larguan. Ata u përpoqën t’ia mbathnin te një tokë tjetër nefite. Ata menduan se Moroni nuk do ta dinte se ku shkuan ata.

Alma 43:22

Pamja
Spiunët nefitë shohin ushtarët lamanitë duke vrapuar

Por sapo lamanitët u larguan, Moroni dërgoi spiunë për t’i ndjekur ata.

Alma 43:23

Pamja
Një ushtar nefit dëgjon Almën

Më pas, Moroni i dërgoi një mesazh profetit Alma. Ai donte që Alma ta pyeste Zotin se çfarë po planifikonin të bënin lamanitët. Zoti i tha Almës se lamanitët po planifikonin të sulmonin një tokë me njerëz të pafuqishëm, që quhej Manti. Moroni e dëgjoi Almën. Ai i udhëhoqi ushtritë e tij për të luftuar kundër lamanitëve.

Alma 43:23–33

Pamja
Ushtarët lamanitë dhe nefitë luftojnë me njëri-tjetrin

Ushtritë luftuan. Lamanitët ishin shumë të fortë dhe të zemëruar. Nefitët u frikësuan nga lamanitët dhe ishin gati t’ia mbathnin. Por Moroni u kujtoi atyre familjet dhe besimin e tyre, ndaj ata vazhduan të luftonin.

Alma 43:34–37, 43–48

Pamja
Moroni shtrin dorën që të ndalojë luftimin

Nefitët iu lutën Zotit për ndihmë. Zoti iu përgjigj lutjeve të tyre dhe u dha atyre fuqi të madhe. Kësaj here lamanitët i zuri frika. Ata u rrethuan dhe nuk mund t’ia mbathnin. Kur Moroni pa se lamanitët i zuri tmerri, ai u tha ushtarëve të tij që të mos luftonin më. Moroni nuk donte t’i vriste lamanitët.

Alma 43:49–53; 44:1–2

Pamja
Moroni u flet lamanitëve

Moroni i tha Zerahemnës se lamanitët mund të iknin nëse premtonin se nuk do të luftonin më kurrë me nefitët. Zerahemna ishte i zemëruar dhe u përpoq të luftonte, por nuk mund t’i mundte dot ushtarët e Moronit. Pastaj Zerahemna dhe ushtritë e tij premtuan që të jetonin në paqe dhe Moroni i la të shkonin.

Alma 44:1–20