Eja, Më Ndiq 2024
1–7 Prill: “Pajtohuni me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit”. Jakobi [LiM] 1–4


“1–7 Prill: ‘Pajtohuni me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit’. Jakobi [LiM] 1–4”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)

“1–7 Prill. Jakobi [LiM] 1–4”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2024)

Pamja
një grua duke u gjunjëzuar te këmbët e Jezusit

Forgiven [E Falur], nga Greg Olsen. Përdoret me leje. www.GregOlsen.com

1–7 Prill: Pajtohuni me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit

Jakobi [LiM] 1–4

Nefitët e konsideronin Nefin “mbrojtës[in e] madh” të tyre (shihni te Jakobi [LiM] 1:10). Ai gjithashtu i kishte mbrojtur nga rreziqet shpirtërore, duke i paralajmëruar kundrejt mëkatit dhe duke i nxitur të vinin te Krishti. Tani kjo detyrë i takonte Jakobit, të cilin Nefi e kishte përkushtuar të ishte prift dhe mësues (shihni te Jakobi [LiM] 1:18). Jakobi ndjeu një përgjegjësi për t’i paralajmëruar me guxim ata që po “filloni[n] të jetoni[n] në mëkat” ndërkohë që gjithashtu po ngushëllonte “shpirtin e plagosur” të atyre që qenë lënduar nga mëkatet e të tjerëve (shihni te Jakobi [LiM] 2:5–9). Si do t’i bënte ai të dyja? Ai do t’i drejtonte për te Jezu Krishti sepse të dyja grupet kishin nevojë për shërim nga Shpëtimtari (shihni te Jakobi [LiM] 4). Ashtu si mesazhi i Nefit përpara tij, dëshmia e Jakobit ishte një thirrje që të “pajtoh[emi] me [Perëndinë], nëpërmjet shlyerjes së Krishtit” (Jakobi [LiM] 4:11).

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Jakobi [LiM] 1:6–8, 15–19; 2:1–11

Unë kam një “detyrë nga Zoti”.

Për Jakobin, të jepte mësim fjalën e Perëndisë ishte një “detyrë nga Zoti”, kështu që ai punoi me zell për ta “lartësua[r] detyrën [e tij]” (Jakobi [LiM] 1:17, 19). Çfarë domethënie kanë për ju këto fraza që përdori Jakobi? Mendoni se çfarë bën një xham zmadhues. A ju jep kjo ndonjë ide? Teksa i përsiatni vargjet te Jakobi [LiM] 1:6–8, 15–19 dhe 2:1–11, mendoni për detyrat që Zoti mund të ketë për ju. Çfarë ndiheni i/e frymëzuar të bëni për t’i “lartësua[r]” ato?

Shihni edhe “Atë që Zoti e Thërret, Atë Zoti e Kualifikon”, në Mësime të Presidentëve të Kishës: Tomas S. Monson (2020), f. 209–220; “Rise to Your Call” [“Ngrihuni në Lartësinë e Thirrjes Tuaj”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Jakobi [LiM] 2:12–21

“Mos e lejoni këtë kryelartësi të zemrave tuaja të shkatërrojë shpirtrat tuaj!”

Nefitët kishin një problem me kryelartësinë dhe përqendrimin te pasuritë (shihni te Jakobi [LiM] 2:13) dhe ai problem nuk ishte veçse i tyri ose i kohës së tyre. Si e reklamon kundërshtari dashurinë për pasurinë sot? Pasi të lexoni te Jakobi [LiM] 2:12–21, përshkruajeni me fjalët tuaja si dëshiron Perëndia që ta shihni pasurinë materiale. Një himn si “Sepse Mua Shum’ m’Ësht’ Dhën’” (Himne, nr. 136) mund t’ju japë ide shtesë. Çfarë ndiheni i/e frymëzuar të bëni në lidhje me atë që po mësoni?

Jakobi [LiM] 2:22–35; 3:10–12

Pamja
ikona e seminarit
Perëndia kënaqet në dëlirësi.

Ndërsa lexoni te Jakobi [LiM] 2:22–35; 3:10–12, çfarë gjeni që ju ndihmon të kuptoni pse dëlirësia është aq e rëndësishme për Perëndinë? Cilat janë disa nga pasojat negative të imoralitetit në kohën e Jakobit dhe tonën? Cilat janë bekimet e të jetuarit të një jete të dëlirë?

Plaku Dejvid A. Bednar na mësoi se ne jetojmë “në një botë e cila e tall gjithnjë e më shumë shenjtërinë e riprodhimit” (“Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 41–44). Si i ndihmoni të tjerët ta kuptojnë pse i bindeni ligjit të dëlirësisë? Një vend i mirë nga t’ia filloni është shpjegimi i standardeve të Perëndisë për ndjenjat dhe marrëdhëniet seksuale në pjesën “Trupi juaj është i shenjtë” te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (faqet 22–29). Çfarë tjetër gjeni në atë burim që do t’ju ndihmonte të shpjegoni arsyen pse e jetoni ligjin e dëlirësisë?

Mund të gjeni përgjigje të tjera në mesazhin e lartpërmendur të Plakut Bednar ose në materialin filmik “I Choose to Be Pure” [“Zgjedh të Jem i/e Dëlirë”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].

Ku ndryshon standardi i Perëndisë për pastërtinë seksuale nga mesazhet e tjera të cilat mund të hasni? Cilat janë bekimet e të jetuarit të një jete të dëlirë?

Shihni edhe te Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Virtue” [“Virtyti”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini” te koleksioni “Life Help” [“Ndihmë për Jetën”] në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Jakobi [LiM] 4

Unë mund të pajtohem me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Jakobi iu përgjërua popullit të tij që të “pajtoh[ej] me [Perëndinë], nëpërmjet shlyerjes së Krishtit” (Jakobi [LiM] 4:11). Një përkufizim i fjalës pajtohem është të rivendos miqësinë ose harmoninë. Ndërsa përsiatni për jetën tuaj, mendoni rreth një kohe kur mund të jeni ndier i/e largët nga Ati Qiellor. Si ju ndihmon Shpëtimtari ta rivendosni këtë marrëdhënie? Çfarë këshille mund të gjeni në këtë kapitull që ju ndihmon të pajtoheni me Perëndinë? (Shihni vargjet 4–14.)

Çfarë idesh shtesë fitoni nga Mateu 5:23–24? Si mund t’ju ndihmojë Shpëtimtari që të pajtoheni me Perëndinë dhe të tjerët?

Shihni edhe te 2 Nefi 10:24.

Jakobi [LiM] 4:8–18

Unë mund ta shmang verbërinë shpirtërore duke u përqendruar te Shpëtimtari.

Ndërsa Jakobi kërkoi ta kthente popullin e tij më plotësisht te Zoti, ai i paralajmëroi ata të mos ishin të verbër shpirtërisht dhe të mos i përçmonin “fjalët e qartësisë” së ungjillit (shihni te Jakobi [LiM] 4:13–14). Sipas vargjeve te Jakobi [LiM] 4:8–18, çfarë mund të bëjmë për ta shmangur verbërinë shpirtërore?

Shihni edhe Quentin L. Cook, “Looking beyond the Mark”, Ensign, mars 2003, f. 40–44.

Kur jepte mësim, Shpëtimtari përdorte krahasime me jetën e përditshme. Shëmbëlltyrat e Jezusit i ndihmonin njerëzit të gjenin të vërteta shpirtërore në përvojat e tyre të zakonshme. Përpiquni të bëni të njëjtën gjë kur jepni mësim. Për shembull, kur të jepni mësim për vargjet te Jakobi [LiM] 4:8–18, mund t’i pyesni nxënësit a kanë bërë ndonjëherë kontroll për sytë. Si e vlerësoi doktori shikimin e tyre fizik? Si mund ta vlerësojmë shikimin tonë shpirtëror?

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Jakobi [LiM] 2:8

Perëndia e shëron shpirtin e plagosur.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kuptojnë se si mund të shërohet një “shpirt [i] plagosur”, ju mund të diskutoni së bashku se si trupat tanë plagosen dhe çfarë mund t’i ndihmojë ata të shërohen. Mbase fëmijët tuaj mund të bisedojnë për raste kur u lënduan dhe çfarë i ndihmoi ata të shëroheshin. Mund edhe t’u tregoni fasha ose mjekime si pjesë e këtij bashkëbisedimi. Ndoshta mund t’u tregoni se si ju ka ndihmuar Shpëtimtari kur shpirti juaj kishte nevojë për shërim.

Jakobi [LiM] 2:17–19

Unë mund t’i ndihmoj njerëzit nevojtarë kur i ndaj gjërat me ta.

  • Disa nga njerëzit në kohën e Jakobit ishin shumë të pasur, por ata nuk donin ta ndanin atë që kishin me të tjerët. Teksa ua lexoni fëmijëve mësimet e Jakobit te Jakobi [LiM] 2:17–19, mund t’u jepni atyre figura ose sende për t’i mbajtur në duar që shkojnë me fjalët ose frazat në këto vargje. Mund t’u shpjegoni se ju po i ndani këto sende me ta; mbase më pas mund t’i ftoni ata të ndajnë sende me ju ose me njëri-tjetrin. Bisedoni rreth faktit se si ndiheni kur i ndani gjërat me dikë. Çfarë tjetër mund të ndajmë me të tjerët që t’i ndihmojmë të ndihen të lumtur?

  • Pasi të lexoni së bashku te Jakobi [LiM] 2:17, ndoshta fëmijët tuaj mund të përmendin disa bekime që Ati Qiellor i ka ndarë me ta. Përse dëshiron Ai që ta ndajmë atë që kemi me njëri-tjetrin?

Jakobi [LiM] 4:6, 10–11

Unë mund ta forcoj besimin tim te Jezu Krishti.

  • Besimi i Jakobit te Krishti qe aq i fortë sa nuk mund të tundej. Për t’u mësuar fëmijëve tuaj se si të ndërtojnë një besim si ai, mund t’i pyesni ata për gjërat që bëjmë për t’i bërë më të fortë trupat tanë. Çfarë mund të bëjmë ne për ta bërë më të fortë besimin tonë te Jezu Krishti? Lexoni te Jakobi [LiM] 4:6 së bashku për t’i ndihmuar fëmijët të zbulojnë se çfarë bënë Jakobi dhe populli i tij për ta bërë besimin e tyre “[të] patundur”.

  • Një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kuptojnë se çfarë do të thotë të jenë “[të] patundur” në besimin e tyre, do të ishte të gjenit një pemë të madhe dhe t’u kërkoni atyre që të shkundin degë të veçanta. Më pas lërini që të përpiqen ta shkundin trungun. Përse është më e vështirë ta shkundësh trungun? Cilat fraza te Jakobi [LiM] 4:6, 10–11, e përshkruajnë atë që mund të bëjmë për ta bërë të patundur besimin tonë te Jezu Krishti?

    Pamja
    pemë e madhe në park

    Ashtu si trungu i një peme, besimi ynë te Krishti mund të jetë “i patundur”.

  • Për krahasime të tjera që t’u jepni mësim fëmijëve tuaj rreth besimit të patundur te Jezu Krishti, shihni te Nil L. Andersen, “Vorbullat e Erërave Shpirtërore” (Liahona, maj 2014, f. 18–21 dhe materialin filmik “Vorbullat e Erërave Shpirtërore”) ose këngën “Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 132; shihni edhe te Mateu 7:24–27).

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
Jakobi duke shkruar në fletët e arta

I Will Send Their Words Forth (Jacob the Teacher) [Unë do t’i Dërgoj Fjalët e Tyre (Jakobi, Mësuesi)], nga Elspeth Caitlin Young