Eja, Më Ndiq 2024
8–14 Prill: “Zoti Punon me Ne”. Jakobi [LiM] 5–7


“8–14 Prill: ‘Zoti Punon me Ne’. Jakobi [LiM] 5–7”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2024)

“8–14 Prill: Jakobi [LiM] 5–7”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2024)

Pamja
burra duke punuar në një pemishte me pemë ulliri

Allegory of the Olive Tree [Alegoria e Pemës së Ullirit], nga Brad Teare

Jakobi [LiM] 8–14: “Zoti Punon me Ne”

Jakobi [LiM] 5–7

Ka vërtet shumë njerëz që nuk kanë dëgjuar ende për ungjillin e Jezu Krishtit. Nëse ndonjëherë ndiheni i/e mbingarkuar nga detyra vigane për t’i mbledhur ata në Kishën e Zotit, ajo që tha Jakobi për pemët e ullirit te Jakobi [LiM] 5, ka një kujtues që të jep siguri: vreshti i përket Zotit. Ai i ka dhënë secilit prej nesh një zonë të vogël për të dhënë ndihmë në punën e Tij – familjen tonë, rrethin tonë të miqve, sferën tonë të ndikimit. Dhe nganjëherë personi i parë që ndihmojmë për ta mbledhur, është vetja jonë. Por ne nuk jemi kurrë vetëm në këtë punë, pasi Zoti i vreshtit punon krah për krah me shërbëtorët e Tij (shihni te Jakobi [LiM] 5:72). Perëndia i njeh dhe i do fëmijët e Tij dhe Ai do të përgatitë një udhë për secilin prej tyre që ta dëgjojë ungjillin e Tij, edhe për ata që e kanë refuzuar Atë në të shkuarën (shihni te Jakobi [LiM] 4:15–18). Dhe atëherë, kur puna të ketë mbaruar, të gjithë ata që kanë qenë “të zellshëm [për] të punuar me [Të] … do të ken[ë] gëzim me [Të] për shkak të frutit të vreshtit [të Tij]” (Jakobi [LiM] 5:75).

Shihni edhe “Jacob Teaches about the Gathering of Israel” [“Jakobi Jep Mësim për Mbledhjen e Izraelit”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Jakobi [LiM] 5

Jezu Krishti është Zoti i vreshtit.

Jakobi [LiM] 5 është një histori me domethënie simbolike. Ajo përshkruan pemë, fruta dhe punëtorë, por në të vërtetë bën fjalë për ndërveprimet e Perëndisë me popullin e Tij gjatë gjithë historisë. Ndaj, ndërsa e lexoni historinë e thjeshtë, mendoni rreth asaj që mund të simbolizojnë disa nga gjërat në tregim.

Për shembull, nëse vreshti përfaqëson botën dhe pema e ullirit të butë përfaqëson Izraelin (ose ata që kanë bërë besëlidhje me Perëndinë, shihni te Jakobi [LiM] 5:3), çfarë mund të përfaqësojnë pemët e ullirit të egër? Çfarë mund të përfaqësojnë frutat e mira dhe të këqija? Çfarë simbolesh të tjera shihni?

Ndonëse Jakobi [LiM] 5 ju mëson për kombe dhe historinë e botës ndër shekuj, ai bën fjalë edhe për ju dhe jetën tuaj. Çfarë mesazhesh gjeni për veten tuaj te Jakobi [LiM] 5?

Ndoshta, më e rëndësishme, te Jakobi [LiM] 5 bëhet fjalë për Jezu Krishtin. Kërkojeni Atë ndërsa lexoni. Çfarë mësoni rreth Tij, për shembull, në vargjet 40–41, 46–47?

Për ide të tjera rreth kapitullit te Jakobi [LiM] 5, shihni diagramin në fund të këtij përvijimi.

Jakobi [LiM] 5:61–75

Pamja
ikona e seminarit
Zoti më fton të punoj me Të në vreshtin e Tij.

“Shërbëtorë[t e] tjerë” (Jakobi [LiM] 5:70), të cilët u thirrën në vreshtin e Zotit, përfshijnë njerëz si ju. Çfarë të vërtetash gjeni te Jakobi [LiM] 5, veçanërisht vargjet 61–62 dhe 70–75, rreth të punuarit në vreshtin e Zotit? Çfarë keni mësuar rreth Tij duke e ndihmuar në punën e Tij?

Ndërsa lexoni rreth “herë[s së] fundit” që Zoti punon në vreshtin e Tij, çfarë ju frymëzon që t’i shërbeni Zotit “me fuqinë tuaj”? (Jakobi [LiM] 5:71.) Ndoshta mund të mendoni për një përvojë vetjake ku ndiet gëzim ndërkohë që i shërbyet Zotit të vreshtit – për shembull, nëpërmjet shpërndarjes së ungjillit, shërbimit në tempull ose forcimit të të tjerëve. Mund të shqyrtoni edhe shembujt që dha Plaku Geri E. Stivenson në mesazhin e tij “Thjesht i Bukur – Bukur i Thjeshtë” (Liahona, nëntor 2021, f. 47–50).

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Në çfarëdo kohe që bëni çfarëdo gjëje që e ndihmon cilindo – në çdonjërën prej anëve të velit – të hedhë një hap drejt bërjes së besëlidhjeve jetike me Perëndinë dhe marrjes së ordinancave të veta thelbësore të pagëzimit dhe tempullit, ju po ndihmoni që Izraeli të mblidhet. Kaq e thjeshtë është” (“Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], ChurchofJesusChrist.org). Merreni parasysh të filloni një listë me ide për ato që mund të bëni për të ndihmuar që Izraeli të mblidhet. Nga lista juaj, çfarë ndieni se Zoti do të donte të bënit sot në vreshtin e Tij? Sipas vargut 75, si na shpërblen Zoti për shërbimin në vreshtin e Tij?

Shihni edhe “Izrael, Per’ndia po Th’rret”, Himne, nr. 7; “Old Testament Olive Vineyard” [“Vreshti i Ullinjve te Dhiata e Vjetër”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Gathering Israel” [“Mbledhja e Izraelit”], “Inviting All to Receive the Gospel of Jesus Christ” [“Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Pranojnë Ungjillin e Jezu Krishtit”], “Participating in Temple and Family History Work” [“Marrja Pjesë në Punën në Tempull dhe për Historinë Familjare”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Jepeni mësim doktrinën. Sigurohuni që diskutimet tuaja të përqendrohen te doktrina themelore në shkrimet e shenjta. Mund ta bëni këtë duke i lexuar shkrimet e shenjta së bashku dhe më pas duke i treguar njëri-tjetrit të vërtetat që gjeni, si dhe përvoja me të jetuarit e atyre të vërtetave.

Jakobi [LiM] 6:4–5

Zoti e kujton popullin e Tij me dashuri e mëshirë.

Një kuptim i fjalës qëndroni besnikë është të kapeni ose ngjiteni pas diçkaje fort, ngushtësisht dhe pa u lëkundur. Si ndikon ai përkufizim te mënyra se si i kuptoni vargjet te Jakobi [LiM] 6:4–5? Në historinë e pemës së ullirit, si e shtriu Zoti i vreshtit “krahu[n e] tij [të] mëshirës”? (Shih, për shembull, Jakobi [LiM] 5:47, 51, 60–61, 71–72.) Si e ka bërë Ai këtë për ju?

Jakobi [LiM] 7:1–23

Unë mund të qëndroj i/e fortë kur të tjerët e sfidojnë besimin tim te Jezu Krishti.

Përvoja e nefitëve me Sheremin përsëritet shpesh sot: njerëzit po përpiqen ta shkatërrojnë besimin te Krishti. Si u përgjigj Jakobi kur besimi i tij u sulmua? Çfarë mësoni nga përgjigjet e tij? Çfarë mund të bëni tani që të përgatiteni për rastet kur do të sfidohet besimi juaj te Shpëtimtari?

Shihni edhe te Xhefri R. Holland, “Çmimi – dhe Bekimet – e të Qenit Dishepull”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 6–9; “Sheremi Mohon Krishtin” (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Jakobi [LiM] 5

Zoti kujdeset për popullin e tij.

  • Si mund ta tregoni historinë e pemëve të ullirit në një mënyrë që fëmijët të mund ta kuptojnë? Një mënyrë është të bëni shëtitje në natyrë për të vështruar një pemë dhe për t’i rishikuar shkurtimisht pikat kryesore të historisë. Çfarë bëri Zoti i vreshtit për pemët e Tij? Si mund të jemi si punëtorët në histori dhe t’i ndihmojmë të tjerët ta ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit?

  • Jakobi e tregoi historinë e pemëve të ullirit që ta ftonte popullin e tij të vinte te Krishti. Historia mund të ketë të njëjtin efekt te fëmijët tuaj. Mbase mund ta përmblidhni historinë me vargje të tilla si Jakobi [LiM] 5:3–4, 28–29, 47 dhe 70–72 (shihni edhe “Old Testament Olive Vineyard” [“Vreshti i Ullinjve te Dhiata e Vjetër”] [material filmik], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Ju ose fëmijët tuaj mund të lexojnë pastaj te Jakobi [LiM] 5:11, 41, 47 dhe 72, duke kërkuar gjëra që tregojnë se sa shumë interesohej Zoti i vreshtit (Jezu Krishti) për pemët. Çfarë bën Shpëtimtari që të tregojë se Ai interesohet për ne?

Jakobi [LiM] 6:4–5

Ati Qiellor më do dhe do të më falë kur pendohem.

  • Jakobi [LiM] 6:4–5 ka një mesazh të rëndësishëm për ne kur bëjmë zgjedhje të gabuara. Ndoshta mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj që ta gjejnë atë. Cilat fjalë në këto vargje na japin shpresë për dashurinë shëlbuese të Perëndisë? Mund të ndihmojë historia e Plakut Alen D. Hejni që u bë pis në një gropë me baltë, në mesazhin e tij “Të Kujtojmë në Cilin Kemi Besuar” (Liahona, nëntor 2015, f. 121–123). Çfarë na mëson kjo histori dhe vargjet te Jakobi [LiM] 6:4–5 rreth asaj që nevojitet të bëjmë për t’u shpëtuar në mbretërinë e Perëndisë?

Jakobi [LiM] 7:1–23

Unë mund ta mbroj atë që e di se është e vërtetë.

  • Si mund t’i frymëzoni fëmijët tuaj që ta mbrojnë të vërtetën ashtu siç bëri Jakobi? Fëmijët tuaj mund të shohin materialin filmik “Chapter 10: Jacob and Sherem” [“Kapitulli 10: Jakobi dhe Sheremi”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] dhe të luajnë me role ndërveprimin mes Jakobit dhe Sheremit, duke përdorur vargjet te Jakobi [LiM] 7:1–23 si udhëzues. Si e mbrojti Jakobi atë që ai e dinte se ishte e drejtë? Ftojini fëmijët tuaj të tregojnë përvoja kur ata e mbrojtën të drejtën, ose tregoni një përvojë tuajën. Mbase ata mund të këndojnë gjithashtu një këngë që shpreh guxim si ai i Jakobit, të tillë si “Mbro Drejtësin’”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 81.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.