Eja, Më Ndiq
11–17 Mars. Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 7; 11: ‘Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi’


“11–17 Mars. Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 7; 11: ‘Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi’” Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“11–17 Mars. Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 7; 11”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
Jezusi duke shuguruar Pjetrin

11–17 Mars

Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 711

“Këta Janë të Dymbëdhjetë që Jezusi i Dërgoi”

Leximi i Mateut 10–12; Markut 2 dhe Llukës 711 me nxënësit tuaj në mendje, do t’ju ndihmojë të merrni frymëzim nga Fryma e Shenjtë rreth asaj që ata kanë nevojë. Mbajini shënim mbresat shpirtërore që merrni dhe lexojeni këtë përvijim të mësimit për njohuri dhe ide mësimdhënieje shtesë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini disa anëtarë të klasës që të vijnë të përgatitur për të bërë çfarëdo pyetjeje që kishin rreth Mateut 11:28–30. (Për disa shembuj të pyetjeve, shih përvijimin e mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.) Çfarë përgjigjesh gjetën ata?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Mateu 10

Zoti u jep shërbëtorëve të Tij fuqi për ta bërë punën e Tij.

  • Porosia e Shpëtimtarit për Apostujt e Tij mund të na ndihmojë në përgjegjësitë tona individuale. Anëtarët e klasës mund të kenë pasur njohuri për këtë temë nëpërmjet studimit të tyre vetjak; për shembull, ka një veprimtari për këtë temë te Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet. Ftojini ata të tregojnë atë që mësuan ose të punojnë në grupe të vogla për ta përfunduar veprimtarinë në klasë. Ftojini anëtarët e klasës që të tregojnë përvoja kur ata e ndien fuqinë e Shpëtimtarit ndërsa i përmbushën thirrjet e tyre.

  • Një mënyrë tjetër që anëtarët e klasës ta rishikojnë Mateun 10, është duke kërkuar në këtë kapitull diçka që Shpëtimtari u kërkoi Apostujve të bënin dhe të vizatojnë një figurë që e përfaqëson atë gjë. Ata mund të tregojnë vizatimet e tyre dhe atë që mësuan rreth porosisë që iu dha Dymbëdhjetë Apostujve.

  • Si mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës studimi i porosisë që Krishti u dha Apostujve të Tij te Mateu 10, për të kuptuar rolin e profetëve dhe të apostujve bashkëkohorë? Mund të jetë e dobishme që të bëni një krahasim të porosisë së Shpëtimtarit ndaj Të Dymbëdhjetëve me porosinë që iu dha Kuorumit të parë të Dymbëdhjetë Apostujve në këtë periudhë ungjillore, e cila gjendet te “Burimet Shtesë”. Si janë ndikuar anëtarët e klasës nga shërbesa e Apostujve të gjallë? Jepni dëshminë tuaj për thirrjen hyjnore të profetëve dhe apostujve të gjallë dhe ftojini anëtarët e klasës që të japin dëshminë e tyre.

  • Për të ilustruar faktin që çdo mbajtës i priftërisë mund ta gjurmojë pas autoritetin e tij deri në çastin kur Jezusi i shuguroi Apostujt e Tij, ftojeni një mbajtës të priftërisë që të tregojë hierarkinë e autoritetit të tij.

Pamja
Kuorumi i Të Dymbëdhjetëve

Dymbëdhjetë Apostujt kryejnë punën e Zotit sot.

Mateu 10:17–20

Kur ne jemi në shërbim të Zotit, Ai do të na frymëzojë me fjalët që duhet të themi.

  • Ndonjëherë njerëzit ndihen të nervozuar kur japin mësim ose kur bisedojnë me të tjerë rreth ungjillit. Por Zoti u premtoi dishepujve se Ai do t’i ndihmonte të dinin se çfarë të thoshin. Çfarë duhet të bëjmë për ta marrë ndihmën e premtuar nga Zoti për vetë ne? Ftojini anëtarët e klasës të lexojnë Mateun 10:19–20; Doktrinën e Besëlidhje 84:85; dhe Doktrinën e Besëlidhje 100:5–8 për të gjetur përgjigjet e kësaj pyetjeje. Kur ju ka ndihmuar Fryma e Shenjtë të dini se çfarë të thoni? Ju mund të tregoni përvojat tuaja dhe t’i ftoni anëtarët e klasës që të tregojnë të tyret.

Mateu 12:1–13; Marku 2:23–28

Shabati është një ditë për të bërë mirë.

  • Për t’i ndihmuar që ta mbanin ditën e Shabatit të shenjtë, farisenjtë kishin vënë në zbatim rregulla të ashpra dhe tradita të krijuara nga njerëzit, të cilat përfundimisht e pështjelluan kuptueshmërinë e tyre për qëllimin e vërtetë të Shabatit. A do të përfitonin ata të cilëve u jepni mësim nga një diskutim i arsyes përse Zoti na e dha ditën e Shabatit? Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që t’i rishikojnë rrëfimet te Mateu 12:1–13 e Marku 2:23–28, dhe të tregojnë atë që dha mësim Shpëtimtari rreth ditës së Shabatit (shih edhe Joseph Smith Translation, Mark 2:26–27 [Përkthimi prej Joseph Smith-it, Marku 2:26–27] [në shtojcën e Biblës në anglisht]). Çfarë njohurish të tjera rreth Shabatit marrim nga Eksodi 31:16–17; Isaia 58:13–14 dhe Doktrina e Besëlidhje 59:9–13? Cilat tradita ose rregulla mund të na shpërqendrojnë nga qëllimi i vërtetë i Shabatit?

  • Ndërkohë që farisenjtë e vinin theksin te rregullat e shumta e të hollësishme lidhur me Shabatin, Shpëtimtari dha mësim një parim të thjeshtë: “A është, pra, e lejueshme të bësh mirë të shtunën?” (Mateu 12:12). Ata që jetojnë sipas këtij parimi shpesh nuk e kanë të vështirë ta mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit. Çfarë parimesh të tjera i ndihmojnë anëtarët e klasës që ta mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit? Përse dhënia mësim e parimeve është më e efektshme se sa vendosja e rregullave për zhvillimin e mbështetjes shpirtërore te vetja? (shih thënien nga Profeti Jozef Smith te “Burimet Shtesë”). A ka parime të tjera që na vijnë në mendje, të cilat na ndihmojnë t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë? Për shembull, cilat parime mund t’i ndihmojnë prindërit që t’i frymëzojnë fëmijët e tyre t’i binden Fjalës së Urtësisë ose të bëjnë kërkime për historinë familjare?

  • Mesazhi i Presidentit Rasëll M. Nelson “Shabati Është një Kënaqësi” (Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 129–132) dhe materialet filmike me këshillën e Plakut Xhefri R. Holland te “Burimet Shtesë” mund t’i shtojnë vlerë diskutimit rreth ditës së Shabatit.

  • Mund të jetë e dobishme që anëtarët e klasës ta rishikojnë pjesën “Respektimi i Ditës së Shabatit” në broshurën Për Forcën e Rinisë. Ata mund të interpretojnë me role mënyrën se si mund t’i shpjegojnë dikujt jo të besimit tonë arsyen përse e mbajnë ditën e Shabatit të shenjtë.

Lluka 7:36–50

Kur falemi për mëkatet tona, dashuria jonë për Shpëtimtarin thellohet.

  • Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i gruas dhe mësimet e Shpëtimtarit te Lluka 7:36–50 kur kërkojmë falje për mëkatet tona? Si e forcon pendimi marrëdhënien tonë me Krishtin? Si mund ta përdorim këtë rrëfim për t’i mësuar dikujt se çfarë do të thotë të kërkosh falje?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Ju mund t’i sfidoni anëtarët e klasës që të lexojnë shëmbëlltyrat te Mateu 13 e Lluka 813, dhe të përgatiten që në orën mësimore të javës që vjen të japin një ide mbi një parim të ungjillit që e morën nga një prej shëmbëlltyrave.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

Mateu 10–12; Marku 2; Lluka 711

Bekimet e respektimit të ditës së Shabatit.

Në një seri prej tre materialesh filmike, Plaku Xhefri R. Holland jep mësim rreth bekimeve të respektimit të ditës së Shabatit: “Upon My Holy Day – Getting Closer to God”, [“Në Ditën Time të Shenjtë – Afrimi me Perëndinë”], “Upon My Holy Day – Honoring the Sabbath” [“Në Ditën Time të Shenjtë – Nderimi i Shabatit”] dhe “Upon My Holy Day – Rest and Renewal” [“Në Ditën Time të Shenjtë – Prehje dhe Përtëritje”] (LDS.org).

Një porosi për Apostujt e ditëve të mëvonshme.

Kur u thirrën disa prej anëtarëve të parë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve në këtë periudhë ungjillore, Oliver Kaudëri u dha atyre një porosi të ngjashme me atë që dha Jezu Krishti te Mateu 10. Ai tha:

“Juve do t’ju duhet të luftoni gjithë paragjykimet e të gjitha kombeve. … Prandaj, unë ju paralajmëroj të kultivoni përulësi të madhe, sepse e njoh krenarinë e zemrës njerëzore. Ruhuni se mos lajkat e botës ju ngrenë në krenari. Ruhuni se mos dashuria robërohet nga sendet tokësore. Le të jetë shërbesa juaj e para. … Është e nevojshme që të merrni një dëshmi nga Qielli për veten tuaj, që ju të mund të jepni dëshmi për të vërtetën. …

… Ju duhet t’ia jepni këtë mesazh atyre që e konsiderojnë veten të mençur. Dhe njerëz të tillë mund t’ju përndjekin; ata mund të kërkojnë jetën tuaj. Kundërshtari përherë e ka kërkuar jetën e shërbëtorëve të Perëndisë. Prandaj, ju duhet të përgatiteni në çdo kohë për ta sakrifikuar jetën tuaj, nëse Perëndia do ta kërkonte atë për përparimin dhe ngritjen e kauzës së Tij. …

Më pas, ai i mori ata veç e veç nga dora dhe u tha: ‘A po merr pjesë në këtë shërbesë me qëllim të plotë të zemrës, për ta shpallur ungjillin me gjithë zell me këta vëllezërit e tu, sipas drejtimit dhe synimit të porosisë që keni marrë?’ Secili prej tyre u përgjigj: ‘Po’” (në Joseph Smith Papers, Dokumente, Vëllimi 4: Prill 1834–Shtator 1835, red. Matthew C. Godfrey dhe të tjerë [2016], f. 243–244, 247; germëzimi dhe pikësimi të standardizuara).

Mësimdhënia e parimeve të sakta.

Dikush e pyeti një herë Profetin Jozef Smith se si ishte në gjendje t’i qeveriste kaq shumë njerëz në Navu në mënyrë të efektshme. Profeti shpjegoi: “Unë u mësoj atyre parime të drejta dhe ata qeverisin veten” (shih Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 299).

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Premtoni bekime. Kur bëni ftesa për të vepruar, dëshmojuni nxënësve tuaj se ata do t’i marrin bekimet që Perëndia ka premtuar, kur ata veprojnë me besim sipas mësimeve të Tij. Bekimet nuk duhet të jenë shtysa jonë kryesore për t’u bindur, por Ati Qiellor dëshiron që t’i bekojë të gjithë fëmijët e Tij. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 35.)