Eja, Më Ndiq
25 Shkurt – 3 Mars. Mateu 6–7: ‘Ai i Mësonte, Si Një Që Ka Autoritet’


“25 Shkurt – 3 Mars. Mateu 6–7: ‘Ai i Mësonte, Si Një Që Ka Autoritet’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2019 (2019)

“25 Shkurt – 3 Mars. Mateu 6–7”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: 2019

Pamja
Jezusi duke dhënë mësim pranë bregut të detit

Jezusi Duke Mësuar Njerëzit pranë Bregut të Detit, nga James Tissot

25 Shkurt – 3 Mars

Mateu 6–7

“Ai i Mësonte, Si Një Që Ka Autoritet”

Fillojeni përgatitjen nga vetja, teksa përgatiteni të jepni mësim. Studiojeni Mateun 6–7, dhe mbajini shënim mbresat tuaja shpirtërore. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni zbulesë për mënyrën se si t’i plotësoni më së miri nevojat e klasës suaj. Më pas, shqyrtojeni këtë përvijim të mësimit për ide për mësimdhënien.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini anëtarët e klasës të tregojnë se cilat prej fragmenteve te Predikimi në Mal mendojnë se janë më të nevojshmet sot. Nxitini anëtarët e klasës t’i shtojnë ideve të njëri-tjetrit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Mateu 6–7

Nëse ua vëmë veshin mësimeve të Zotit dhe veprojmë sipas tyre, jeta jonë do të ndërtohet mbi një themel të sigurt.

  • Çfarë mësimesh të veçanta nga Mateu 6–7 do të jenë më dobiprurëset për ata që mësoni? Merrni parasysh të shkruani në tabelë disa referenca nga Mateu 6–7 që i përmbajnë këto mësime. Anëtarët e klasës mund të zgjedhin një prej referencave për ta studiuar në heshtje, dhe më pas të shkruajnë në tabelë ndonjë të vërtetë shpirtërore që mësojnë. Si kanë ndikuar në jetën tonë këto mësime?

  • Shpëtimtari e mbylli predikimin e Tij me një shëmbëlltyrë që mund ta ndihmojë klasën tuaj ta kuptojë më mirë rëndësinë e të jetuarit në përputhje me mësimet e Shpëtimtarit (shih Mateu 7:24–27; shih edhe Helamani 5:12). Me qëllim që ta përfytyrojnë këtë shëmbëlltyrë, anëtarët e klasës mund të punojnë së bashku për të ndërtuar një themel të fortë duke përdorur kallëpe, gota ose materiale të tjera dhe më pas ta vënë në provë forcën e themeleve të tyre. Ndoshta ata mund edhe t’i emërtojnë materialet e tyre të ndërtimit sipas gjërave që mund të bëjnë për t’i vënë në zbatim mësimet e Shpëtimtarit. Si mundet bërja e këtyre gjërave të na ndihmojë t’u bëjmë ballë stuhive të jetës?

Mateu 6:5–13

Shpëtimtari na mësoi se si të lutemi.

  • Studimi i Lutjes së Zotit mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të dallojnë mënyrën se si ata mund t’i përmirësojnë vetë lutjet e tyre duke ndjekur shembullin e Zotit. Ju mund t’i ftoni të shkruajnë në tabelë fraza nga Mateu 6:9–13 (ose Lluka 11:1–4), të cilat u bien në sy atyre. Teksa i përsiatim fjalët e Shpëtimtarit, çfarë mësojmë rreth qëndrimeve që duhet të tregojmë kur lutemi? Çfarë mësojmë për llojet e gjërave për të cilat duhet të lutemi dhe rreth të cilave duhet të lutemi? Mund të jetë udhëzuese për anëtarët e klasës që t’i parafrazojnë disa prej frazave të Shpëtimtarit si gjëra që mund t’i thonë në vetë lutjet e tyre. Për shembull, “Bukën tonë të përditshme na e jep sot”, mund të parafrazohet si: “Të lutem më ndihmo në përpjekjet e mia për të siguruar të ardhura për familjen time”.

  • Ata të cilëve u jepni mësim, mund të përfitojnë nga studimi i shembujve të tjerë kur Shpëtimtari i lutet Atit të Tij, si te Mateu 26:36–42 dhe Gjoni 17. Ju mund t’i ftoni anëtarët e klasës që t’i studiojnë disa prej këtyre fragmenteve, duke kërkuar përgjigje për pyetje si: “Çfarë mësojmë rreth lutjes nga mënyra se si u lut Shpëtimtari?” dhe “Si mund t’i bëjmë lutjet tona më të ngjashme me të Shpëtimtarit?” Për shembuj të tjerë të shkëlqyer lutjesh, shih Enos 1:3–17; Alma 31:26–35; 33:3–11.

  • A keni ndonjë përvojë që mund ta tregoni në lidhje me lutjen? Tregimi i përvojave tuaja mund t’i nxitë anëtarët e klasës që të bëjnë të njëjtën gjë. Presidenti Tomas S. Monson tregoi disa përvoja vetjake në lidhje me lutjen në mesazhin e tij “Merrni Parasysh Bekimet” (Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 86–89). Ju mund të diskutoni rreth parimeve nga ky mesazh dhe nga citatet te “Burime Shtesë”. Pjesa “Lutje” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta [f. 107–108] mund të jetë gjithashtu e dobishme.

Mateu 7:7–11

Ati Qiellor i përgjigjet lutjeve.

  • Për t’i ndihmuar anëtarët e klasës ta forcojnë besimin e tyre se Perëndia do t’i dëgjojë e do t’u përgjigjet lutjeve të tyre, ju mund të shkruani lypni, kërkoni dhe trokitni në tabelë. Pastaj ftojini anëtarët e klasës të kërkojnë në shkrimet e shenjta për shembuj të njerëzve që “lypën”, “kërkuan” dhe “trokitën” (për shembuj, shih 1 Nefi 11:1; Ethër 2:18–3:6; Joseph Smith – Historia 1:11–17). Çfarë mësojmë nga këta shembuj rreth marrjes së përgjigjeve për lutjet tona?

  • Një kontekst i rëndësishëm për Mateun 7:7–11 mund të gjendet te Përkthimi prej Joseph Smith-it i Mateut 7:12–17 (te Bible appendix [shtojca në botimin shdm të Biblës]). Në këto vargje, dishepujt e Jezusit parashikuan disa arsye që mund të japin njerëzit, për moskërkimin e të vërtetës nga Ati Qiellor. Ju mund t’u kërkoni anëtarëve të klasës të përfytyrojnë sikur kanë një shok, i cili ngurron të kërkojë udhërrëfim apo bekime nga Zoti. Çfarë mund të thonë anëtarët e klasës për ta inkurajuar këtë shok? Si mund t’i përdorin ata fjalët e Shpëtimtarit te Mateu 7:7–11?

Mateu 7:15–20

Ne mund t’i dallojmë profetët e vërtetë dhe të rremë nga frytet e tyre.

  • Anëtarët e klasës suaj ka të ngjarë të jenë njohur me filozofi të rreme apo mashtrime të tjera të kundërshtarit, qoftë në internet, qoftë nga burime të tjera. Ata gjithashtu mund të kenë dëgjuar njerëz të tjerë t’i kritikojnë shërbëtorët e Zotit. Si mund t’i ndihmoni që ta kuptojnë mënyrën se si t’i dallojnë profetët dhe mësimet e rreme nga ato të vërteta? Ju mund të paraqitni disa kokrra frutash dhe t’i pyesni se çfarë mund të supozojmë lidhur me pemët të cilave u përkasin ato. Si na ndihmon ky ushtrim ta kuptojmë Mateun 7:15–20? Ju gjithashtu mund të lexoni së bashku disa mesazhe të kohëve të fundit nga profetët e gjallë. Çfarë “fryte[sh]” apo rrjedhojash vijnë kur ndjekim këshillën e tyre?

    Pamja
    frutë

    Ne mund t’i njohim profetët e vërtetë nga frytet e tyre.

  • Mateu 7:15–20 mund të ndihmojë në forcimin e besimit të anëtarëve të klasës për misionin hyjnor të Profetit Jozef Smith. Cilat janë frytet e punës që përmbushi Jozef Smithi? Për disa ide, shih mesazhin e Plakut Nil L. Andersen “Jozef Smithi” (Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 28–31). Si mund ta përdorim analogjinë e Shpëtimtarit te Mateu 7:15–20 për t’u dhënë dëshmi miqve e familjes sonë për Profetin Jozef?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Këtë javë, ndërsa anëtarët e klasës studiojnë shumë prej mrekullive që bëri Shpëtimtari, ftojini që të përsiatin shembuj të mrekullive të kohëve moderne – qoftë të mëdha apo të vogla – të cilat i kanë përjetuar apo për të cilat kanë dëgjuar.

Pamja
ikona e burimeve

Burime Shtesë

Mateu 6–7

Këngë për përdorim në klasë.

  • Çfarë parimesh të lidhura me lutjen mësojnë anëtarët e klasës nga teksti i himnit “Lutja Ësht’ Dëshir’ e Shpirtit”? (Himne, nr. 83).

  • Të lexuarit, të kënduarit apo të dëgjuarit e himnit “Lavdi Burrit”, Himne, nr. 19, mund t’i ndihmojë anëtarët e klasës të mendojnë për disa prej fryteve me anë të të cilave ne mund ta dimë se Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë (shih edhe DeB 135:3; “Joseph Smith”, Gospel Topics [Tema të Ungjillit], topics.lds.org; [“Smith, Jozef, i Riu”, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 169–170]).

Histori rreth lutjes.

Presidenti Bojd K. Paker tregoi për një lutje familjare që bëri familja e tij përpara se ai të nisej për një udhëtim në Kaliforni. Një veteriner u kishte thënë se lopa e tyre nuk do të arrinte të mbijetonte përtej asaj dite. “Djali ynë i vogël bëri lutjen tonë. Pasi i kishte kërkuar Atit Qiellor që ta ‘bekonte Babin në udhëtimin e tij dhe të na bekonte të gjithëve’, ai nisi një përgjërim të nxehtë. Ai tha: ‘At Qiellor, të lutem bekoje lopën Bosi që ajo të shërohet.’

Në Kaliforni, unë u tregova për ndodhinë dhe thashë: ‘Ai duhet të mësojë se ne nuk e marrim kaq lehtë gjithçka për të cilën lutemi.’

Duhej të merrej një mësim, por isha unë ai që e mori mësimin, jo biri im. Kur u ktheva natën e së dielës, Bosi ishte ‘shëruar’” (“Lutjet dhe Nxitjet”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 45).

Vëllai Mangal Dan Dipti, anëtar i Kishës nga India, tha: “Kur isha fëmijë, e frekuentoja rregullisht kishën luterane gjermane. Ne do të shkonim shpesh në male që të luteshim së bashku. Një ditë me shi, gjithsecili në grupin e lutjes ishte bërë qull, dhe një prej predikuesve bëri një lutje të zjarrtë, duke iu përgjëruar Zotit që ta ndalte shiun. Për habinë tonë shiu pushoi. Ai ishte fillimi i besimit tim te Perëndia dhe lutja” (“My Journey as a Pioneer from India”, Ensign, korrik 2016, f. 67).

Për histori të tjera rreth lutjes, shihni pjesën Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme [Latter-day Saint Voices] te Liahona ose Ensign.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mos iu druani heshtjes. “Pyetjet e mira kërkojnë kohë për të marrë përgjigje. Ato kërkojnë përsiatje, shqyrtim dhe frymëzim. Koha që harxhoni duke pritur për përgjigjet e një pyetjeje, mund të jetë një kohë e shenjtë përsiatjeje. Shmangeni tundimin që ta përfundoni këtë kohë shumë shpejt duke i dhënë përgjigje vetë pyetjes suaj dhe duke u larguar te diçka tjetër” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 31).