Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8

Romakëve 1–16; 1 Korintasve 1–7

Pamja
Nxënës duke folur në një orë mësimore të seminarit.

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen vetjake që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re.

Të bëhesh një dishepull i Jezu Krishtit

  • Nëse do të mund të udhëtoje drejt një vendi të ri, ku do të doje të shkoje?

  • Përse do të ishte e rëndësishme që gjatë udhëtimit të vlerësosh nëse je ende në drejtimin e duhur? Çfarë mund të ndodhë nëse nuk je në atë drejtim?

Është e rëndësishme ta vlerësojmë edhe udhëtimin tonë shpirtëror. Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim për rëndësinë e punës për të arritur synimet shpirtërore dhe më pas shtoi:

Pamja
Portreti zyrtar i Presidentit M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2004.

“Kam zbuluar se, që të qëndroj i përqendruar … , unë duhet të gjej kohë rregullisht që ta pyes veten time: ‘Si po ia kalon?’

Është si të kesh një intervistë personale, vetjake me veten tënde. …

Gjatë javëve të ardhshme, gjeni kohë t’i rishikoni synimet e jetës suaj e planet tuaja dhe sigurohuni që ato të përputhen me planin madhështor të Atit tonë Qiellor për lumturinë tonë. Nëse keni nevojë të pendoheni e të ndryshoni, atëherë merreni parasysh ta bëni këtë gjë tani. …

Dëshmoj se nuk ka synim më të madh në vdekshmëri sesa të jetojmë përjetësisht me Prindërit tanë Qiellorë dhe Shpëtimtarin tonë të dashur, Zotin Jezu Krisht. Por ky është më shumë sesa thjesht synimi ynë është synimi i Tyre gjithashtu. Ata kanë një dashuri të përsosur për ne, më të fuqishme madje sesa ne mund të fillojmë ta kuptojmë. Ata janë tërësisht, plotësisht, përjetësisht në përputhje me ne. Ne jemi vepra e Tyre. Lavdia jonë është lavdia e Tyre. Më shumë se çdo gjë tjetër, Ata duan që ne të shkojmë në shtëpi.”

(M. Rasëll Ballard, “Të Kthehemi dhe të Marrim”, Liahona, maj 2017, f. 64, 65)

Gjej disa minuta për t’i bërë vetes pyetjet vijuese, sikur të kesh një intervistë personale, vetjake me veten. Merre parasysh t’i shkruash përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë kam bërë kohët e fundit për të fituar një dëshmi për të vërteta të veçanta nëpërmjet Frymës së Shenjtë? Çfarë po mësoj rreth marrjes së zbulesës nëpërmjet Frymës së Shenjtë? (Ti mund të kesh gjetur pak kohë për ta marrë parasysh këtë gjatë studimit të kapitullit te 1 Korintasve 2.)

  • Cilat synime kam caktuar për t’u afruar më pranë Shpëtimtarit dhe për t’u bërë dishepulli i Tij? Çfarë suksesesh po përjetoj? Me çfarë pengesash përballem? Çfarë duhet të bëj për të kërkuar ndihmën e Zotit dhe për të vazhduar të përparoj në udhëtimin tim shpirtëror?

Shpjegimi i hirit të Jezu Krishtit

Për të të ndihmuar ta vlerësosh kuptueshmërinë tënde për një të vërtetë të rëndësishme të ungjillit që ke studiuar kohët e fundit, bëj veprimtarinë në vijim:

Përfytyro sikur misionarët janë vënë në kontakt me ty. Ata po i japin mësim dikujt të moshës sate që e ka të vështirë ta kuptojë hirin e Jezu Krishtit. Misionarët të kanë kërkuar që t’i shoqërosh në takimin e tyre mësimor të radhës që ti të mund të tregosh atë që di për hirin e Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ndjekja e Jezu Krishtit e ka bekuar jetën tënde.

Gjej një çast për të kërkuar në shkrimet e shenjta për të gjetur vargje dhe të vërteta që mund të ndihmojnë. Leximi i disa prej vargjeve vijuese mund të jetë i dobishëm:

1. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

  1. Shkruaj për mënyrën se si do ta shpjegoje hirin e Shpëtimtarit me fjalët e tua.

  2. Duke përdorur një shkrim të shenjtë nga libri Romakëve, trego një të vërtetë për hirin e Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ne mund ta marrim atë në jetën tonë. Merre parasysh të përfshish mënyrën se si njohja e këtyre të vërtetave të ka sjellë më afër Shpëtimtarit.

Rritja e dëshirës tënde për të qenë i bashkuar në Krishtin

Uniteti ishte një tjetër koncept i rëndësishëm në letrat e Palit drejtuar romakëve dhe korintasve.

2. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

  1. Gjej një varg që studiove te Romakëve ose 1 Korintasve, që të ka mësuar një të vërtetë kuptimplotë për të qenit i bashkuar me të tjerët në Krishtin. Disa shembuj mund të gjenden te Romakëve 12:10–21; 14:10–13, 19; 15:1–7 dhe te 1 Korintasve 1:10–13; 3:3–9. Çfarë të vërtete të mëson vargu që përzgjodhe?

  2. Mendo për një rast kur përjetove atë që Pali jep mësim te vargu që përzgjodhe. Si mendon, çfarë kontribuoi më shumë në përpjekjet e tua për të qenë i bashkuar në Krishtin?

  3. Përgjigju për dy prej pyetjeve vijuese:

    • Cili është ndryshimi ndërmjet thjesht të punuarit mirë së bashku dhe të qenit të bashkuar nëpërmjet Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij?

    • Përse e vërteta që përzgjodhe te pika a, është kuptimplotë për ty?

    • Si janë rritur kuptueshmëria jote për unitetin dhe dëshira jote për të qenë i bashkuar me të tjerët gjatë muajit të kaluar?

    • Çfarë ke bërë për t’u bërë më i bashkuar me të tjerët në Krisht?

    • Me çfarë sfidash përballesh ndërsa punon për t’u bërë më i bashkuar me të tjerët?

Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë që të të ndihmojë të dish mënyrat se si Zoti do të donte që të jesh më i bashkuar me të tjerët në Krishtin. Gjithashtu, kërko zbulesë për mënyrën se si të mposhtësh çdo sfidë me të cilën mund të përballesh.

Vazhdo të ecësh përpara në udhëtimin tënd shpirtëror për t’iu afruar më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Dije se Ata të duan dhe janë gati të të ndihmojnë në përpjekjet e tua.