Seminari
Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 1:10


Zotërimi Doktrinor: Efesianëve 1:10

Rivendosja e të Gjitha Gjërave

Pamja
Pikturë e vegimit të parë nga Walter Rane. Ati dhe Biri i shfaqen Jozef Smithit në korijen e shenjtë.

Në studimin tënd të Efesianëve 1, ti mësove për doktrinën e Rivendosjes. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta rritur zotërimin tënd për mësimet tek Efesianëve 1:10 duke mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duke shpjeguar doktrinën dhe duke i zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Përfytyro sikur disa shokë të klasës mungonin në ditën që në orën e seminarit u studiua doktrina e Rivendosjes tek Efesianëve 1. Mësuesi i seminarit të kërkon të shpenzosh disa minuta për të përmbledhur mësimet më të rëndësishme që e ndien se të gjithë nxënësit duhet të dinë dhe kujtojnë për doktrinën e Rivendosjes dhe mësimet nga Efesianëve 1:10.

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat të vërteta të rëndësishme rreth Rivendosjes së ungjillit do të tregoje? Përse?

  • Si do t’i shpjegoje mësimet që gjenden tek Efesianëve 1:10 me fjalët e tua?

  • Si mund të ndikojë kuptueshmëria për Rivendosjen te kuptueshmëria dhe ndjenjat e dikujt ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Në ditarin tënd të studimit ose në pajisjen tënde digjitale, regjistro frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe referencën për fragmentin e zotërimit doktrinor të vargut tek Efesianëve 1:10 duke e ndarë atë në katër pjesë siç tregohet më poshtë:

  • Kur të plotësoheshin kohërat [Në periudhën ungjillore të plotësisë së kohëve]

  • Ai mund t’i sjellë në një krye të vetëm

  • Në Krishtin, të gjitha gjërat

  • Efesianëve 1:10

Mbulo rreshtat 2–4 dhe përsërit rreshtin 1 me mendje derisa ta mësosh përmendsh. Kalo te rreshti i dytë dhe përsërite procesin. Bëj të njëjtën gjë për rreshtat 3 dhe 4. Kur të ndihesh i sigurt se i ke mësuar përmendsh të katër rreshtat, shkruaji të gjitha në ditarin tënd të studimit pa i parë. Nëse nevojitet, përsërite procesin derisa të mund ta shkruash të gjithë frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë përmendsh.

Ushtroje vënien në zbatim

Merre parasysh t’i shqyrtosh paragrafët 5–12 te materiali Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022). Zgjidh një nga tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe krijo një ikonë ose paraqitje pamore të thjeshtë që të kujton këtë parim dhe konceptin e tij. Për shembull, për parimin “shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm”, mund të marrësh parasysh të bësh një paraqitje pamore si në vijim:

Pamja
Syze me një komplet dylbish dhe një teleskop.

Lexoje skenarin vijues që të ndihmon të ushtrosh vënien në zbatim të parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe doktrinën të dhëna mësim tek Efesianëve 1:10 se kur të plotësoheshin kohërat [në periudhën ungjillore të plotësisë së kohëve], të gjitha gjërat do të sillen së bashku në Krishtin. Më pas përdore këtë skenar, ose krijo një skenar tëndin, për t’u përgjigjur për pyetjet që vijojnë.

Një shoqja jote u pagëzua me familjen e saj dhe në atë kohë ndihej e sigurt se po e ndiqte shembullin e Jezu Krishtit duke iu bashkuar Kishës së Tij. Por gjatë vitit të kaluar që nga pagëzimi i saj, ajo është tunduar shpesh nga shokët e tjerë që t’i shkelë urdhërimet. Ajo po fillon të pyesë veten a është kjo vërtet Kisha e Krishtit dhe a ia vlen t’i qëndrojë besnike ungjillit.

Ndërkohë që ka disa të vërteta që mund ta ndihmojnë shoqen tënde, merre parasysh se si doktrinat e Rivendosjes dhe periudhës ungjillore të plotësisë së kohëve mund ta forcojnë dhe nxitin atë.

2. Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për pyetjet nën secilin prej tre parimeve vijuese:

Vepro me besim

  • Çfarë hapash mund ta nxitësh shoqen tënde të ndërmarrë në mënyrë që të veprojë me besim?

  • Si mund ta ndihmojë shoqen tënde të vepruarit me besim për pyetjet dhe shqetësimet e saj?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Çfarë di për mësimet e Shpëtimtarit rreth Rivendosjes?

  • Si mund të të ndihmojë ty dhe shoqen tënde mbajtja e një këndvështrimi të përjetshëm në këtë situatë?

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Si mund të të ndihmojnë të vërtetat që gjenden tek Efesianëve 1:10 në këtë situatë?

  • Po të kishe më shumë kohë para se t’i përgjigjeshe shoqes sate, çfarë mund të shqyrtoje apo studioje? Cilat burime mund ta ftoje shoqen tënde t’i studiojë vetë? Përse?