Seminari
Përsëritje 8 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritje 8 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

Pamja
A Bolivian boy reading scriptures.

Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe të vërtetave që jepen mësim në to, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Përgjatë vitit, ti do të inkurajohesh të mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për secilin prej 24 fragmenteve në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta nga 11 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor.

Përdorimi i materialeve pamore për të ndihmuar për mësimin përmendsh

Mësimi përmendsh i fragmenteve të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor mund të të ndihmojë të kujtosh fjalët e Shpëtimtarit dhe t’i sjellësh ndërmend kur të të nevojiten. Ka shumë strategji të ndryshme që mund të përdorësh, që të të ndihmojnë të mësosh përmendsh shkrimet e shenjta. Ky mësim do të përqendrohet në përdorimin e materialeve pamore për të të ndihmuar të forcosh mësimin përmendsh të disa frazave kyç të shkrimeve të shenjta nga fragmentet në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor.

Në vijim gjendet një listë e 11 fragmenteve të para në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor. Merre parasysh t’i shënosh këto fragmente bashkë me frazat e tyre kyç nëse nuk e ke bërë ende këtë.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Gjoni 3:5

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Mateu 5:14–16

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 17:3

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Lluka 24:36–39

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

Krijimi i një materiali pamor

1. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

Gjej ose vizato figura që mund të të ndihmojnë të mbash mend referencën e shkrimeve të shenjta dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta nga një prej 11 fragmenteve të para të shkrimeve të shenjta në Dhiatën e Re për zotërimin doktrinor. Krijimi yt mund të përmbajë një ose dy figura që mund të të ndihmojnë të kujtosh një frazë të plotë kyç të shkrimeve të shenjta, ose mund të përmbajë figura të ndryshme për çdo fjalë në frazën kyç të shkrimeve të shenjta. Ndërsa je duke punuar për krijimin tënd, mendo se si fragmenti ku je përqendruar lidhet me Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.