Seminari
Mateu 20:1–16


Mateu 20:1–16

Shëmbëlltyra e Punëtorëve në Vresht

Pamja
Men and women working in a vineyard picking grapes. Outtakes include the Lord of the vineyard, hiring workers to work in the vineyard, people picking grapes, being paid for their labors and also some pictures of the surrounding countryside/landscape and people working on the film

Pjetri e pyeti: “Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?” (Mateu 19:27). Shpëtimtari iu përgjigj duke dhënë shëmbëlltyrën e punëtorëve në vresht. Kjo shëmbëlltyrë jep mësim se çdo person që zgjedh t’ia dedikojë jetën e tij Atij, do të marrë shpërblimin e premtuar, pavarësisht se kur mund të ketë filluar të ecë në shtegun e besëlidhjeve. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh shpresë se do të marrësh bekimet që Jezu Krishti ofron përmes Shlyerjes së Tij.

Përfytyroje situatën vijuese:

Marisoli iu bashkua Kishës kohët e fundit, së bashku me mamanë dhe gjyshin dhe gjyshen e saj. Pak kohë më pas gjyshi i saj ndërroi jetë. Marisoli pyet veten nëse gjyshi i saj do të marrë të njëjtat bekime që ajo do të marrë, ndonëse ai e pranoi ungjillin shumë më vonë në jetën e tij.

  • Çfarë do t’i thoshe Marisolit?

Shpëtimtari iu mësoi Apostujve të Tij një shëmbëlltyrë që tregon shqetësimin e Tij për të gjithë ata që zgjedhin ta ndjekin Atë. Përgjatë këtij mësimi, kërko frymëzimin e Frymës së Shenjtë ndërsa kërkon të vërteta që do të të ndihmojnë të kuptosh më mirë dëshirat e Shpëtimtarit për ne.

Punëtorët në vresht

Ndërsa e studion këtë shëmbëlltyrë, është e dobishme të dish se një ditë pune normale në kohët e Dhiatës së Re ka të ngjarë të ishte rreth 12 orë, duke nisur herët në mëngjes dhe duke përfunduar në mbrëmje. Fjala denar në këto vargje i referohet një monedhe romake që përdorej zakonisht për të paguar një punëtor për një ditë pune të plotë.

Lexo te Mateu 20:1–7 , duke kërkuar mënyrën se si zoti i vreshtit i punësoi punëtorët.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Në kohën e Shpëtimtarit, një burrë në nivel mesatar dhe familja e tij nuk mund të bënin më shumë sesa të jetonin me ato që kishin fituar atë ditë. Nëse nuk do të punoje ose kultivoje, ose peshkoje apo shisje, ka gjasa të mos ushqeheshe.”

(Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 31.)

  • Kë mendon se përfaqësojnë zoti i vreshtit dhe punëtorët?

  • Si mendon, si do të ishe ndier po të ishe një nga punëtorët e parë të marrë në punë për atë ditë?

  • Si mendon, çfarë mendimesh dhe ndjenjash patën punëtorët që prisnin të merreshin në punë në vazhdim të ditës?

Lexo te Mateu 20:8–16 , duke kërkuar se si përfundoi dita për të gjithë punëtorët.

Mund të jetë e dobishme të dish se, në këtë shëmbëlltyrë, marrja në punë nga zoti i vreshtit mund të simbolizojë hyrjen në besëlidhje me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Paga mund të simbolizojë bekimet e jetës së përjetshme.

1. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si do të ndiheshe kundrejt zotit të vreshtit nëse do të ishe një nga të punësuarit e parë? Një nga të fundit?

  • Në çfarë mënyrash e tregoi zoti i vreshtit dashurinë dhe shqetësimin e tij për të gjithë punëtorët?

  • Kur e kupton se zoti i vreshtit mund të përfaqësojë Atin Qiellor ose Jezu Krishtin, çfarë cilësish hyjnore sheh tek ai?

  • Çfarë mësimesh mund të mësosh nga kjo shëmbëlltyrë?

Mëshira e Zotit

Plaku Xhefri R. Holland tregoi të vërteta të rëndësishme që mund t’i mësojmë rreth Zotit nga kjo shëmbëlltyrë.

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Kjo shëmbëlltyrë – si të gjitha shëmbëlltyrat e tjera – nuk ka të bëjë aq shumë me punëtorët ose pagën po aq sa ç’kanë të bëjnë shëmbëlltyrat e tjera me delet dhe dhitë. Kjo është një histori për mirësinë e Perëndisë, durimin dhe faljen e Tij dhe Shlyerjen e Zotit Jezu Krisht. Është një histori për bujarinë dhe dhembshurinë. Është një histori për hirin. Ajo thekson mendimin që dëgjova shumë vite më parë, se sigurisht gjëja që Perëndinë e gëzon më shumë rreth të qenit Perëndi, është emocioni i të qenit i mëshirshëm, veçanërisht për ata që nuk e presin ose shpesh ndihen sikur nuk e meritojnë.

Nuk e di se cili në këtë audiencë të gjerë sot mund të ketë nevojë të dëgjojë mesazhin për faljen që është pjesë e pandarë e kësaj shëmbëlltyre, por sado vonë që të mendoni se jeni, pavarësisht shumë shanseve që mendoni se keni humbur, pavarësisht gabimeve të shumta që ndieni se keni bërë apo talenteve që mendoni se nuk i keni, ose distancës nga shtëpia dhe familja, dhe Perëndia që mendoni se jeni larguar, ju dëshmoj se nuk keni shkuar përtej shtrirjes së dashurisë hyjnore. Nuk është e mundur që ju të zhyteni më poshtë se drita e pafundme e shkëlqimit të Shlyerjes së Krishtit.”

(Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 32–33.)

2. Përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Mendo se çfarë dha mësim Plaku Holland që ti tashmë e di që është e vërtetë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Si arrite të mësosh që është e vërtetë?

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash të tjera ke për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për shkak të asaj që mësove sot?

  • Si mund të ndikojë ajo që ke mësuar në jetën tënde të përditshme?

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Cili është qëllimi i punës në vreshtin e Zotit?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Shpërblimi i Mësuesit në Gjykimin Përfundimtar nuk do të bazohet nga sa gjatë kemi punuar në vresht. Ne nuk e marrim shpërblimin qiellor duke i mbajtur sytë nga orët e punës. Ajo që është thelbësore, është që punët tona në vendin e punës së Zotit na bënë që të bëheshim diçka. Për disa prej nesh, kjo kërkon një kohë më të gjatë sesa për të tjerë. Ajo që është e rëndësishme në fund, është personi që jemi bërë nga punët tona.”

(Dallin H. Oaks, “The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 34)

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Unë dëshmoj për fuqinë përtëritëse të dashurisë së Perëndisë dhe mrekullisë së hirit të Tij. Shqetësimi i Tij është për besimin që ju do të arrini përfundimisht, jo për orën e ditës në të cilën ju do të shkoni atje.

Ndaj, nëse keni bërë besëlidhje, mbajini ato. Nëse nuk i keni bërë, bëjini ato. Nëse i keni bërë dhe i keni thyer ato, pendohuni dhe korrigjojini. Nuk është kurrë tepër vonë për aq kohë sa Pronari i vreshtit thotë se ka kohë. Mos u vononi. Po bëhet vonë.”

(Xhefri R. Holland, “Punëtorët në Vresht”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 33.)