Seminari
Mateu 19:16–30; Marku 10:17–31


Mateu 19:16–30; Marku 10:17–31

“Çfarë më Mungon Tjetër?” (Mateu 19:20)

Pamja
Lawyer asks Jesus what he should do to inherit eternal life. Outtakes include the desert landscape, Jesus with the two men/lawyers with his disciples and followers in the background, and some of the images from “Christ and the Rich Young Ruler.”

Një i ri pasanik e pyeti Jezusin se çfarë kërkohej prej tij për të arritur jetën e përjetshme. Jezusi e ftoi me dashuri të riun të shiste pasuritë e tij dhe ta ndiqte Atë. Ky mësim do të të inkurajojë të mësosh nga Shpëtimtari atë që kërkon Ai të bësh ndërsa përpiqesh ta ndjekësh Atë më mirë.

Këshilla mbi mënyrën se si të përmirësohemi

Zgjidh diçka që të pëlqen ta bësh dhe që je i zoti ta bësh (për shembull një sport, një instrument muzikor, një pasion, një lëndë shkollore, ose punë). Më pas, vlerëso me ndershmëri aftësitë e tua në atë veprimtari dhe dëshirën tënde për t’u përmirësuar duke iu përgjigjur pyetjeve si ato në vijim:

  • Cilat janë anët tuaja të forta? Cilat janë dobësitë tuaja?

  • Nëse mund të zgjidhje një person që të të vëzhgonte dhe më pas të të jepte këshillë specifike mbi mënyrën e përmirësimit, kush do të ishte ai? Përse?

Tani bëji vetes sërish të njëjtat pyetje, por kësaj here duke pasur në mendje përparimin tënd shpirtëror (për shembull, ti mund të përqendrohesh në njohuritë e tua për ungjillin, denjësinë tënde, dëshirat e tua për përmirësim, ose cilësitë e tua si të Krishtit).

Në Dhiatën e Re, ne mësojmë për një të ri i cili vendosi të kërkonte këshillën e Shpëtimtarit. Lexo te Mateu 19:16–19 për të mësuar për pyetjen e këtij të riu dhe mënyrën se si Shpëtimtari iu përgjigj atij në fillim.

  • Si mendon se gjen zbatim përgjigjja e Shpëtimtarit ndaj këtij të riu edhe në jetët tona?

  • Çfarë mëson për Jezu Krishtin nga përgjigja e Tij?

Lexoje dhe merr parasysh të mbash shënim pyetjen që i riu bëri, e cila është e regjistruar te Mateu 19:20 . Merr parasysh ta rishkruash pyetjen e tij në shkrimet e tua të shenjta duke përdorur fjalët e tua.

Presidenti Harold B. Li (1899–1973) dha mësim:

Pamja
Head and shoulders portrait of LDS Church President Harold B. Lee.

“Çdonjëri prej nesh, nëse do ta arrinte përsosurinë, duhet një herë t’i bëjë vetes këtë pyetje: ‘Çfarë më mungon tjetër?’”

(Teachings of Presidents of the Church: Harold B. Lee [2000], f. 197.)

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Si mund të na ndihmojë bërja e kësaj pyetjeje për ta ndjekur Jezu Krishtin më mirë?

  • Si do të ndikoheshin përpjekjet tona për ta ndjekur Shpëtimtarin po të mos e bënim këtë pyetje?

  • Përse janë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti më të përshtatshëm që të të ndihmojnë të mësosh atë që të nevojitet për të ndryshuar?

Ungjilli sipas Markut i shton këtij rrëfimi disa hollësi të rëndësishme rreth Jezu Krishtit. Lexo te Marku 10:21 , duke kërkuar prova për të vërtetën në vijim: Për shkak se Jezu Krishti na do, Ai do të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë na mungon në përpjekjet tona për ta ndjekur Atë.

Vër re që Marku 10:21 nuk përmend që Shpëtimtari e shprehu me zë dashurinë e Tij. Megjithatë, Marku shkroi që “Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të”. Merr pak kohë për të përsiatur se si Jezu Krishti të sheh ty dhe dashurinë që Ai ndien për ty.

2. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Përse është e rëndësishme të dish që Jezu Krishti i do ata që vijnë tek Ai për korrigjim?

  • Në ç’mënyrë janë ftesat e Shpëtimtarit për përmirësim një shenjë e dashurisë së Tij?

  • Çfarë jepet mësim tek Ethëri 12:27 për mënyrën se si Zoti mund të të ndihmojë?

Lexo te Marku 10:22 për të parë se çfarë zgjodhi të bënte i riu.

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi disa pasoja të mundshme të vendimit të të riut.

Pamja
Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Neve na lihet të pyetim veten se çfarë familjariteti mund të kishte përjetuar [i riu pasanik] me Birin e Perëndisë, çfarë shoqërie mund të kishte gëzuar ai me apostujt, çfarë zbulesash dhe vegimesh mund të kishte marrë ai, nëse do të kishte qenë i aftë ta jetonte ligjin e një mbretërie çelestiale. Siç është: ai mbetet pa emër; siç mund të kishte ndodhur: emri i tij mund të kishte mbetur në një kujtesë nderuese ndër shenjtorët përgjithmonë.”

(Brus R. Mek-Konki, “Obedience, Consecration, and Sacrifice”, Ensign, maj 1975, f. 51.)

  • Nëse mund të ktheheshe pas në kohë dhe të flisje me këtë të ri para se ai të vendoste të largohej nga ftesa e Shpëtimtarit, çfarë do t’i thoshe atij?

A je i gatshëm të pyesësh dhe të bindesh?

Mbylli sytë dhe përpiqu të përfytyrosh Shpëtimtarin që të shikon me të njëjtën dashuri që Ai pati për të riun në këtë rrëfim.

Plaku Leri R. Lorens, i Të Shtatëdhjetëve, ofroi të njëjtën ftesë dhe premtim.

Pamja
Official Portrait of Elder Larry R. Lawrence. Photographed March 2017.

“Do të doja të sugjeroja që secili prej nesh të marrë pjesë në një ushtrim shpirtëror së shpejti, ndoshta edhe sonte ndërsa thoni lutjet tuaja. Me përulësi i bëni Zotit pyetjen në vijim: ‘Çfarë po më pengon të përparoj?’ Me fjalë të tjera: ‘Çfarë më mungon tjetër?’ Më pas prisni në qetësi për një përgjigje. Nëse jeni të sinqertë, përgjigjja shpejt do të bëhet e qartë. Do të ketë zbulesë të synuar veç për ju.”

(Leri R. Lorens, “Çfarë më Mungon Tjetër?Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 35.)

  • Çfarë ndikimi mendon se do të kishte në jetën tënde pranimi i sugjerimit të Plakut Lorens? Çfarë ndikimi do të kishte mospranimi i tij?

  • Çfarë ndikimi ka në gatishmërinë tënde për të bërë këtë pyetje njohuria jote rreth dashurisë së Krishtit?

Merr pak kohë tani për të pyetur Perëndinë se çfarë do të donte Ai që të ndryshoje në jetën tënde. Mund të jetë diçka që duhet ta ndalosh së bëri, të nisësh ta bësh ose ta bësh ndryshe. Më pas mendo për jetën tënde dhe shkruaj mendime dhe mbresa që të vijnë në mendje. (Nëse përgjigjja nuk të vjen shpejt, vazhdo ta bësh pyetjen me kalimin e kohës me vendosmërinë për t’iu bindur përgjigjes kur ta marrësh atë. Perëndia do të të përgjigjet në kohën e duhur dhe në mënyrën më të mirë për ty.)

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Në ç’mënyrë ftesat e Shpëtimtarit për pendim janë një shenjë e dashurisë së Tij?

Plaku S. Mark Palmer, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Pamja
Official Portrait of Elder S. Mark Palmer. Photographed in March 2017.

“Nëse jemi të përulur, ne do ta mirëpresim ftesën e Zotit për t’u penduar, sakrifikuar dhe shërbyer si provë e dashurisë së Tij të përsosur për ne. Në fund të fundit, një ftesë për t’u penduar është gjithashtu një ftesë për të marrë dhuratën e mrekullueshme të faljes dhe paqes.”

(S. Mark Palmer, “Atëherë Jezusi e Vështroi në Fytyrë, Ndjeu Dashuri për Të”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 116.)

A është mirë të shqetësohemi vazhdimisht për mangësitë tona?

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Pamja
Official Portrait of Elder S. Mark Palmer. Photographed in March 2017.

“A po bëj sa duhet? Çfarë tjetër duhet të bëj? Veprimi që ndërmarrim në përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, është thelbësor për lumturinë tonë në këtë jetë dhe në përjetësitë. …

Por në të njëjtën kohë, Ati ynë Qiellor dhe Jezu Krishti nuk duan që ne të jemi të paralizuar nga pasiguria e vazhdueshme gjatë udhëtimit tonë në vdekshmëri, duke pyetur veten nëse kemi bërë sa duhet që të shpëtohemi dhe ekzaltohemi.”

(Dejll G. Renland, “Të Zbatosh Drejtësinë, të Duash Mëshirën dhe të Ecësh Përulësisht me Perëndinë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 111.)

Marku 10:25 . Çfarë do të thotë që “një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre”?

“Disa kanë hamendësuar se vrima e gjilpërës ishte një derë e vogël në murin e qytetit të Jerusalemit, e cila kërkonte që një deveje t’i hiqej ngarkesa me qëllim që të hynte. Nuk ka prova se një derë e tillë ka ekzistuar ndonjëherë. Të tjerë kanë propozuar se ndryshimi i një germe në tekstin grek do ta ndryshonte shkrimin e shenjtë, duke nënkuptuar që një litar, jo një deve, do të duhej të kalonte përmes vrimës së gjilpërës. Sidoqoftë, kur Jezu Krishti iu referua devesë që kalon nëpër vrimën e një gjilpëre, ka gjasa të ishte një shembull i hiperbolës, një ekzagjerim i qëllimshëm për të dhënë mësim ‘se një njeri i pasur me vështirësi [zor se] do të hyjë në mbretërinë e qiejve’” ( Mateu 19:23).

(New Testament Student Manual [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2014], f. 63.)

Marku 10:23–27 . A është e vështirë apo madje e pamundur që një person i pasur të hyjë në qiell?