Seminari
Përsëritja 9 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 9 e Zotërimit Doktrinor

Ushtro të Kuptuarit dhe Shpjegimin e të Vërtetave

Pamja
Two young men are talking to each other. They are seated outside.

Fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor përmbajnë të vërteta të rëndësishme rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë të fitosh kuptueshmëri më të madhe për këto të vërteta dhe të të ndihmojë të ushtrohesh për t’ua shpjeguar ato të tjerëve.

Zhvillimi i një aftësie

  • Cila është diçka që je i zoti ta bësh?

  • Si arrite të bëhesh i zoti në këtë gjë?

Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli rreth mënyrës se si të zhvilloni një aftësi.

Pamja
Official portrait of Elder Gary E. Stevenson of the Quorum of the Twelve Apostles, 2015.

“Në mënyrë që dikush të jetë vërtet i mirë në çdo gjë, përveç talentit të lindur, kërkohet shumë disiplinë, sakrificë dhe orë të shumta stërvitore dhe ushtrimi.”

(Geri E. Stivenson, “Libri Juaj me Skema i Priftërisë”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 47)

  • Si mund të zbatohet kjo në studimin tënd të shkrimeve të shenjta?

  • Sa i sigurt je në aftësinë tënde për t’ua shpjeguar të tjerëve mësimet e Shpëtimtarit?

Sot do të përdorësh fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor për të thelluar njohuritë e tua për të vërtetat që dha mësim Shpëtimtari, dhe do të ushtrosh shpjegimin e këtyre të vërtetave për të tjerët. Së pari, mund të jetë e dobishme të shqyrtosh fragmentet e zotërimit doktrinor që ke studiuar kohët e fundit. Provo të përkosh referencën e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor me frazën e saj kyç të saktë nga shkrimet e shenjta.

1. Mateu 11:28–30

A. “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

2. Mateu 16:15–19

B. Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

3. Gjoni 7:17

C. “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

4. Mateu 22:36–39

D. “Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Të kuptuarit e fragmentit

Përzgjidh një fragment të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor që dëshiron ta kuptosh më thellë. Për të të ndihmuar që të fitosh njohuri më të thellë për këtë fragment, në fillim lexoje me ngadalë dhe me kujdes, duke përsiatur për kuptimin e tij.

1. Plotëso sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shkruaj sa më shumë pyetje të mundesh për fragmentin e zotërimit doktrinor. (Shembujt e pyetjeve që mund t’i bësh përfshijnë sa vijon: Çfarë kuptimi ka kjo frazë? Kujt po i fliste Shpëtimtari dhe përse? Çfarë të vërtete dha mësim Shpëtimtari dhe përse? Kur mund të jetë i dobishëm për mua ky mësim?)Kërko përgjigje për pyetjet e tua duke përdorur burime të tilla si fragmente të tjera nga shkrimet e shenjta, lutja, ndihmat për studimin e ungjillit dhe njerëz të cilëve u mirëbeson. Mbaj shënim çdo përgjigje që gjen.

Është e rëndësishme të kujtosh se jo të gjitha përgjigjet mund të gjenden shpejt. Disa kërkojnë kohë shtesë, studim shtesë dhe zbulesë vetjake. Megjithatë, ushtrimi i bërjes së pyetjeve dhe i kërkimit të përgjigjeve mund ta forcojë marrëdhënien tënde me Atin tënd në Qiell dhe mund të të ndihmojë të rritësh aftësinë tënde për të qenë shpirtërisht i mbështetur te vetja.

Shpjegimi i së vërtetës

Përfytyro sikur një mik e ka lexuar fragmentin e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor që ti sapo e studiove, por e ka pasur të vështirë ta kuptojë atë dhe mënyrën se si përshtatet me jetën e tij. Ai të pyet ty rreth tij.

2. Plotëso sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Shkruaji mikut tënd një shpjegim të fragmentit të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. Sigurohu që të identifikosh të vërteta të rëndësishme dhe të shpjegosh se përse ato janë të rëndësishme për ty.

Në vijim të ushtrimit

Mendo për këtë përvojë kërkimi për të kuptuar më thellësisht dhe për të shpjeguar të vërtetat që gjenden në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor.

  • Si ndikoi thellimi i njohurive në aftësinë tënde për t’i shpjeguar të vërtetat e ungjillit?

  • Çfarë mund të bësh në të ardhmen që të jesh i përgatitur për t’ua shpjeguar të tjerëve të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe në fragmente të tjera të shkrimeve të shenjta?