Seminari
Mateu 25:14–46


Mateu 25:14–46

Përgatitja për Kthimin e Shpëtimtarit

Pamja
Resurrected Christ with arms outstretched stands above a throng of people of all races and times, some prone, some standing. The people on the right side of Christ are in the attitude of worship. The people on the left side of Christ are in anguish. Scenes of ruin are in the foreground and background. The Washington D.C. temple is pictured in the upper left corner.

Shpëtimtari dha mësim për shëmbëlltyrën e talentave dhe shëmbëlltyrën e deleve dhe cjepve për t’i ndihmuar dishepujt e Tij të mësojnë të jenë gati për Ardhjen e Tij të Dytë. Ky mësim mund të të ndihmojë të përcaktosh të vërteta nga këto shëmbëlltyra dhe mund të të ndihmojë të përgatitesh për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Kujtoji disa nga shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit. Figurat vijuese mund të të ndihmojnë të kujtosh disa që ke studiuar më parë këtë vit.

Pamja
Mustard seeds
Pamja
Stack of old silver coins.
Pamja
shell sand pearl
  • Çfarë mësimesh mund të kujtosh nga këto shëmbëlltyra?

  • Si të kanë ndihmuar mësimet që ke mësuar këtë vit nga shëmbëlltyrat?

  • Sa vetëbesim ndien në aftësinë tënde për të mësuar më shumë për Shpëtimtarin nëpërmjet shëmbëlltyrave të Tij?

Rishiko mënyrën se si t’i kuptosh shëmbëlltyrat

Mund të jetë e dobishme të rishikosh sugjerime rreth mënyrës se si t’i kuptosh shëmbëlltyrat. Më herët këtë vit ti mësove katër hapa për të kuptuar shëmbëlltyrat. Nëse nuk i studiove ato ose ke nevojë për ndihmë për të kujtuar cilat janë ato, merre parasysh t’i referohesh mësimit “Mateu 13”.

Shkruaji krerët vijues të kapitujve në ditarin tënd të studimit. Lër hapësirë ndërmjet çdo kreu për të regjistruar gjetjet dhe përshtypjet.

  1. Gjej detaje të rëndësishme.

  2. Bëj krahasime shpirtërore.

  3. Zbulo mësime të vyera.

  4. Përcakto zbatimin në planin personal.

Ndërsa e vazhdon këtë mësim, ti do t’i zbatosh këto katër parime te shëmbëlltyrat që gjenden te Mateu 25:14–46 .

Gjej hollësi të rëndësishme

Ndërsa Shpëtimtari dha mësim për Ardhjen e Dytë dhe Gjykimin, Ai tregoi shëmbëlltyra për të theksuar atë që mund të bëjmë për të qenë të përgatitur për kthimin e Tij. Përzgjidh dhe studio një nga shëmbëlltyrat vijuese që Shpëtimtari dha, duke kërkuar hollësi të rëndësishme.

Shëmbëlltyra e talentave

Lexo te Mateu 25:14–30 , ose shih “The Parable of the Talents” [“Shëmbëlltyra e Talentave”] (3:03), që gjendet te ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
shell sand pearl

Informacioni vijues mund të jetë i dobishëm ndërsa e studion këtë shëmbëlltyrë:

  • “Talenta” tregon një sasi shumë të madhe parash në kohët e lashta. Në këtë shëmbëlltyrë, ajo mund të simbolizojë “diçka me vlerë të madhe”, siç janë ungjilli ose bekimet, dhuntitë, aftësitë dhe mundësitë që Zoti na jep (shih te Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Talenta ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Termi “interes” mund t’i referohet thjesht marrjes së interesit për një hua ose mund të nënkuptojë një normë interesi tepër të lartë (shih tek Bible Dictionary, “ Usury ”).

  • Zoti simbolizon Jezu Krishtin.

  • Shërbëtorët përfaqësojnë secilin prej nesh.

Vizato një figurë që e ilustron këtë shëmbëlltyrë.

Shëmbëlltyra e deleve dhe e cjepve

Lexo te Mateu 25:31–46, ose shih “Ye Have Done It unto Me” [“Ma Keni Bërë Mua”] (3:14), që gjendet në ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
shell sand pearl

Informacioni vijues mund të jetë i dobishëm për ta ditur ndërsa e studion këtë shëmbëlltyrë:

  • “Ana e djathtë”: Në kohët e lashta, ulja në anën e djathtë të mbretit, ose pranë mbretit në anën e tij të djathtë ishte pozicioni më nderues në një gosti.

Vizato një figurë që e ilustron këtë shëmbëlltyrë.

Bëj krahasime shpirtërore dhe zbulo mësime të vyera

Përdor pyetjet vijuese që të të ndihmojnë të identifikosh mësimet që Shpëtimtari i dha mësim nëpërmjet shëmbëlltyrave të Tij. Ji sa më i hollësishëm që mundesh.

  • Çfarë të vërtetash ose mësimesh mësove teksa studiove këtë shëmbëlltyrë?

  • Si do të na ndihmojë njohja dhe të jetuarit e këtyre të vërtetave që të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit? Si mendon, përse na i mësoi Shpëtimtari këto të vërteta?

  • Në çfarë mënyrash është Zoti i mëshirshëm si dhe i drejtë?

  • Si mund ta ndiesh dashurinë e Shpëtimtarit në të vërtetat që Ai na mësoi nëpërmjet kësaj shëmbëlltyre?

  • Si ndikon njohja e këtyre të vërtetave në dëshirën tënde për t’u përgatitur për të takuar Shpëtimtarin në Ardhjen e Tij të Dytë?

Përcakto zbatimin në planin personal

1. Zhvilloje vetë veprimtarinë 1 ose 2 dhe më pas plotësoje veprimtarinë 3 në ditarin e studimit. Ji i vetëdijshëm për përshtypjet nga Fryma e Shenjtë lidhur me atë që mund të bësh për t’u përgatitur që të takohesh me Shpëtimtarin.

  1. Nëse e ke studiuar shëmbëlltyrën e talentave, bëj një listë të aftësive dhe bekimeve që Zoti të ka dhënë. Nëse është e mundur, përcaktoji disa nga ato bekime duke u afruar me njerëz që njeh ose duke lexuar bekimin patriarkal, nëse ke një të tillë. Mendo se si Zoti mund të dojë t’i përdorë këto aftësi dhe bekime.

  2. Nëse e ke studiuar shëmbëlltyrën e deleve dhe të cjepve, mendo për kuptimin që mund të ketë ajo në rrethanat e tua për t’i ofruar për të ngrënë, për të pirë, veshje dhe shoqëri dikujt. Mendo për njerëzit që shikon zakonisht, dhe identifiko dikë që ti e ndien se Zoti dëshiron që ta ndihmosh. Shkruaj se si mund ta ndihmosh atë person të afrohet më shumë me Të.

  3. Trego një të vërtetë që mësove nga shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit në këtë mësim, dhe shpjego se si mund ta zbatosh atë parim në veprimet e tua të përditshme.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Po sikur dikush të marrë më shumë ose më pak sesa unë?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, pohoi:

Pamja
Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Rritja në talentet tona vetjake është njësia më e mirë matëse e përparimit personal. … Të krahasuarit e bekimeve është pothuaj e sigurt që do ta largojë gëzimin. Ne nuk mund të jemi në të njëjtën kohë mirënjohës dhe ziliqarë. Nëse dëshirojmë vërtet ta kemi Shpirtin e Zotit dhe të përjetojmë gëzim e lumturi, ne duhet të gëzohemi në bekimet tona dhe të jemi mirënjohës.”

(Quentin L. Cook, “Rejoice!”, Ensign, nëntor 1996, f. 29–30)

Në bazë të çfarë veprimesh do të na gjykojë Shpëtimtari?

Plaku Xhozef B. Uirthlin (1917–2008), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, pohoi:

Pamja
Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Në ditën e fundit Shpëtimtari nuk do të pyesë për natyrën e thirrjeve tona. Ai nuk do të hetojë për pasuritë tona materiale apo për famën. Ai do të pyesë nëse u kemi shërbyer të sëmurëve, nëse u kemi dhënë bukë dhe ujë të uriturve, nëse i kemi vizituar të burgosurit, apo u kemi dhënë ndihmë të dobëtëve [shih Mateu 25:31–40 ]. Kur ne kërkojmë të ndihmojmë më të vegjlit e fëmijëve të Atit Qiellor, këtë ne ia bëjmë Atij [shih Mateu 25:40 ]. Ky është thelbi i ungjillit të Jezu Krishtit.”

(Xhozef B. Uirthlin, “Urdhërimi i Madh”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 30)

Çfarë pret Zoti që të bëjmë me atë që Ai na jep?

Plaku Stenli G. Elis, i Kuorumit të Të Shtatëdhjetëve, dha ide lidhur me shëmbëlltyrën e talentave:

Pamja
Official Portrait of Elder Stanley G. Ellis. Photographed in March 2017.

“Shërbëtori që mori pesë talente dhe ktheu dhjetë, sikurse [edhe] ai që mori dy dhe ktheu katër, u shpallën si shërbëtorë të mirë dhe besnikë. Por ajo që më tërhoqi vëmendjen, ishte shërbëtori që mori një, u kujdes për të dhe ia ktheu të ruajtur zotit të tij. Unë u habita nga përgjigjja e të zotit: ‘Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, … prandaj ia hiqni këtij talentin, … dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm’! (Shih Mateu 25:14–30.)

Ky u duk si një reagim i [ashpër] ndaj dikujt që po përpiqej të kujdesej për atë që i ishte dhënë. Por Shpirti më mësoi këtë të vërtetë – Zoti pret një ndryshim!”

(Stanley G. Ellis, “Ai Ka Besim te Ne!”, Ensign ose [Konferenca e Përgjithshme], tetor 2006, f. 72)

Plaku Elis sugjeroi se ne mund ta bëjmë këtë “ndryshim” në jetët tona duke qëndruar në Zotin (shih Gjoni 15:5), duke kryer detyrat tona shpirtërore dhe duke ndjekur Shpirtin dhe udhëheqësit e Kishës.