Seminari
Mateu 25:1–13


Mateu 25:1–13

Shëmbëlltyra e Dhjetë Virgjëreshave

Pamja
Painting depicting the parable of the ten virgins as taught by Jesus Christ. Five of the women are adding oil to their lamps in preparation to meet the bridegroom. The other five women have no oil and are asking the five wise virgins for oil. The wise women are not able to spare the oil for the foolish.

Afër fundit të shërbimit të Tij në vdekshmëri, Jezu Krishti u dha mësim dishepujve të Tij për rëndësinë e të qenit i përgatitur për Ardhjen e Dytë, duke treguar shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave. Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh dhe ndiesh rëndësinë e të përgatiturit për t’u takuar me Zotin kur Ai të kthehet sërish.

Gati apo jo?

Mendo për një kohë kur ke qenë i papërgatitur për diçka që kërkonte shumë përgatitje.

  • Si u ndjeve?

  • Cilat janë disa nga arsyet përse ne e shpërfillim përgatitjen për gjëra të caktuara?

Vlerësoje veten në një shkallë nga 1 deri në 10 (1 nënkupton që nuk je dakord; 10 nënkupton që je dakord) për pohimin vijues:

Ndihem i/e përgatitur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

Mateu 25:1–13 përmban shëmbëlltyrën e Jezu Krishtit për dhjetë virgjëreshat që Ai e dha mësim për të ndihmuar ndjekësit e Tij të përgatiteshin për Ardhjen e Tij të Dytë. Teksa studion, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë që të të ndihmojë të mësosh mënyra se si të jesh i përgatitur dhe mënyra se si mund të përmirësohesh. Përsiat për pyetje si: “Kush jam unë në këtë shëmbëlltyrë?”

Para se të studiosh shëmbëlltyrën, është e rëndësishme të kuptosh zakonet e dasmës judease në ditët e Shpëtimtarit. Dhëndri, i shoqëruar nga miqtë e tij të ngushtë, do të shkonte në mbrëmje te shtëpia e nuses për ceremoninë e dasmës. Pas ceremonisë, dasmorët do të vijonin për te shtëpia e dhëndrit për një gosti. Të ftuarit në dasmë, që i bashkoheshin varganit, duke përfshirë virgjëreshat dhe shoqërueset e nuses, pritej që të mbanin llambat ose pishtarët e tyre vetjakë për të treguar që ata ishin pjesë e dasmorëve dhe për t’i shtuar shkëlqim dhe bukuri ngjarjes.

Lexo te Mateu 25:1–4 dhe bëj një listë me elemente të rëndësishme në shëmbëlltyrën e Shpëtimtarit siç janë njerëzit ose objektet. Pranë çdo elementi, shkruaj se kë ose çfarë mendon se përfaqëson ai.

Çfarë përfaqësojnë elementet në shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave?

Mësimet profetike dhe zbulesa e ditëve të sotme mund të të ndihmojë të kuptosh kuptimet simbolike në shëmbëlltyrë.

  1. Dhëndri është simbol i Shpëtimtarit dhe ardhja e shoqëruesve të dhëndrit përfaqëson Ardhjen e Dytë (shih te Doktrina e Besëlidhje 33:17 ; 88:92 ; 133:10).

  2. Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim: “Dhjetë virgjëreshat në mënyrë të qartë përfaqësojnë anëtarët e Kishës së Krishtit, sepse të gjitha u ftuan në festën e dasmës dhe të gjitha e dinin se çfarë kërkohej për t’u pranuar kur të vinte dhëndri” (Dallin H. Ouks, “Preparation for the Second Coming”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 8).

  3. Llambat mund të simbolizojnë dëshmitë tona (shih Dejvid A. Bednar, “Të Kthyer në Besim te Zoti”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 109). Vër re se që të dhjeta virgjëreshat kishin llamba.

  4. Vaji mund të simbolizojë kthimin tonë në besim në Zotin Jezu Krisht (shih Dejvid A. Bednar, “Të Kthyer në Besim te Zoti”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 109). Kjo mund të përfshijë përpjekjet tona për të ndjekur udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë dhe për të jetuar me bindje ndaj Shpëtimtarit dhe ungjillit të Tij (shih Doktrina e Besëlidhje 45:56–58 .

1. Përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Cilat nga këto kuptime simbolike janë më të rëndësishmet për ty dhe pse?

  • Si do ta shpjegoje me fjalët e tua ndryshimin midis virgjëreshave budallaçka dhe virgjëreshave të mençura?

  • Cilët janë disa shembuj të gjërave që mund t’i bëjmë për të vendosur vaj simbolik në llambat tona?

Lexoje pjesën e mbetur të shëmbëlltyrës te Mateu 25:5–13 . Teksa e bën, përfytyroje veten si një nga virgjëreshat. Ti mund të dëgjosh rrëfimin e shkrimeve të shenjta te ChurchofJesusChrist.org, ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Te Mateu 25:12 , vër re përgjigjen e dhëndrit për virgjëreshat budallaçka që u munduan të hynin në gostinë e dasmës vonë dhe pa vajin e domosdoshëm. Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 25:11, sqaron që dhëndri tha: “Ju nuk më njihni mua”.

  • Duke kujtuar atë që përfaqëson vaji, përse do të ishte vaji thelbësor për ta njohur me të vërtetë Shpëtimtarin dhe për të qenë gati për ta takuar Të?

  • Përse virgjëreshat e mençura nuk mundeshin thjesht t’ua jepnin vajin virgjëreshave budallaçka?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi:

Pamja
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Një synim i madh i vdekshmërisë nuk është thjesht të mësojmë për të Vetëmlindurin e Atit, por edhe të përpiqemi ta njohim Atë. Ne arrijmë ta njohim Shpëtimtarin kur bëjmë më të mirën tonë për të shkuar atje ku Ai do që ne të shkojmë, kur përpiqemi të themi atë që Ai do që ne të themi, dhe kur bëhemi ajo që Ai do që ne të bëhemi.”

(Dejvid A. Bednar, “Po Të Më Kishit Njohur”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 103, 104)

Merre parasysh të mbash shënim të vërtetën vijuese: Unë mund të arrij ta njoh Shpëtimtarin dhe të përgatitem për Ardhjen e Tij duke u munduar të ndjek shembullin e Tij të të jetuarit në mënyrë të drejtë.Gjej disa çaste për të shkruar një variant të ditëve të sotme të kësaj shëmbëlltyre. Si do të jetonin sot virgjëreshat e mençura? Si do të mund ta kuptonit që ato e njohin Zotin dhe janë të kthyera në besim tek Ai? Si do të jetonin virgjëreshat budallaçka? Cilat janë disa arsye përse ato do të prisnin për ta njohur Zotin?

  • Sipas mendimit tënd, përse ia vlen përpjekja për të arritur në njohjen e Shpëtimtarit dhe për të qenë gati për t’u takuar me Të kur Ai të vijë përsëri?

  • Si na ndihmon përpjekja për të jetuar si Shpëtimtari që të arrijmë ta njohim Atë më mirë?

  • Çfarë përvojash dhe veprimesh të drejta të kanë ndihmuar më mirë që të arrish ta njohësh Jezu Krishtin?

2. Plotësoje veprimtarinë vijuese në ditarin tënd të studimit:

Pamja
Simple drawing of an ancient oil lamp.

Skico një llambë të thjeshtë në ditarin tënd të studimit. Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të ditur shembuj të asaj që ke bërë për të njohur Shpëtimtarin dhe mënyra se si mund të jesh i përgatitur për ardhjen e Tij. Merre parasysh t’i shkruash këto gjëra brenda llambës për të simbolizuar vajin tënd. Gjithashtu, kërko frymëzim për të mësuar atë që mund të dojë Zoti që të bësh për të arritur që ta njohësh Atë më mirë dhe për të qenë më i përgatitur për ardhjen e Tij. Shkruaji një ose dy prej tyre jashtë llambës për të simbolizuar vajin që ende të duhet ta marrësh.

Kërko ndihmën e Zotit teksa përpiqesh të arrish ta njohësh Atë më mirë dhe përgatitesh ta takosh Atë.

Fakultative: Dëshiron të Mësosh më Shumë?

Mateu 25:6 . Cila është domethënia e ardhjes së dhëndrit në mesnatë?

Pjesa më e madhe e ceremonive të dasmës judease zhvilloheshin në mbrëmje. Disa fragmente të shkrimeve të shenjta i referohen ardhjes përsëri të Shpëtimtarit si një vjedhës natën (shih te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Lluka 12:44 [në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta]; 1 Thesalonikasve 5:2 ; 2 Pjetër 3:10 ; Doktrina e Besëlidhje 45:19 ; 106:4). Ardhja e dhëndrit në mesnatë sugjeron orën e paparashikuar të kthimit të Shpëtimtarit. Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985) shpjegoi:

Pamja
Portrait painting of President Spencer W. Kimball.

“Virgjëreshat budallaçka nuk ishin kundër blerjes së vajit. Ato e dinin se duhej të kishin vaj. Ato thjesht e lanë pas dore, ngaqë nuk e dinin se kur do të vinte dhëndri. … Mesnata është tepër vonë për ata që e kanë shtyrë për më vonë.”

(Spenser W. Kimball, Faith Precedes the Miracle [1972], f. 256)

Po sikur dita e ardhjes së Tij të ishte nesër?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim sa vijon:

Pamja
Portrait painting of President Spencer W. Kimball.

“Sikur ta dinim që do ta takonim Zotin nesër – nëpërmjet vdekjes sonë të parakohshme ose nëpërmjet ardhjes së papritur të Tij – çfarë do të bënim ne sot? Çfarë rrëfimesh do të bënim? Çfarë praktikash do të ndërpritnim? Cilat llogari do të shlyenim? Çfarë faljesh do të jepnim? Çfarë dëshmish do të thoshim?

Nëse do t’i bënim ato gjëra atëherë, përse jo tani? Përse të mos kërkojmë paqe, ndërkohë që paqja mund të fitohet? Nëse llambat tona të përgatitjes shterohen, le të fillojmë t’i rimbushim ato menjëherë.”

(Dallin H. Ouks, “Preparation for the Second Coming”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 9)

Përse virgjëreshat e mençura nuk ishin të gatshme të jepnin nga vaji i tyre?

Duke folur për këto virgjëresha të mençura që nuk ndanin vajin e tyre me virgjëreshat budallaçka, Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985) dha mësim:

Pamja
Portrait painting of President Spencer W. Kimball.

“Kjo nuk ishte egoizëm apo shpirtligësi. Lloji i vajit që nevojitet për ta ndriçuar udhën dhe për t’i bërë dritë errësirës, nuk është i ndashëm. Si mund ta ndajë dikush bindjen ndaj parimit të së dhjetës… ? … Si mund të ndajë dikush sjelljen ose dëlirësinë, apo përvojën e një misioni? Si mund t’i ndajë dikush privilegjet e tempullit? Secili duhet ta fitojë atë lloj vaji për veten e tij. …

Në jetën tonë, vaji i përgatitjes grumbullohet pikë pas pike nëpërmjet të jetuarit në mënyrë të drejtë. … Çdo vepër përkushtimi dhe bindjeje është një pikë e shtuar në rezervën tonë.”

(Spencer W. Kimball, Faith Precedes the Miracle [1972], f. 255–256)