Ndihma për Studimin
Harta 11: Toka e Shenjtë në Kohët e Dhjatës së Re


Harta 11

Toka e Shenjtë në Kohët e Dhjatës së re

Pamja
Harta 11 e Biblës

V

Harta 11 Kyçi

Kufijtë politikë

Sidoni

Abilena

Sarepta

Malet e Libanit

Damasku

Litani

Siria

Mali Hermon

Farpari

Tiro

Fenicia

Cezarea e Filipisë

Lugina e Hulehut

Galilea

Ptolemaia (Ako)

Korazini

Betsaida

Kapernaumi

Kishoni

Kana

Magdala

Deti i Galilesë (Kinerea)

Mali Karmel

Nazareti

Tiberia

Mali Tabor

Jarmuku

Naini

Gadara

Cesarea

Mali Gilboa

Dekapoli

Samaria

Salimi?

Samaria

Aenoni?

Rrafshnalta e Sharonit

Sikari

Mali Ebal

Jabboku

Jopa

Mali Gerizim

Arimatea?

Aijaloni

Betheli

Lumi Jordan

Perea

Filadelfia

Jeriko

Deti i Madh (Deti Mesdhe)

Azoti

Soreku

Emausi

Betabara

Jeruzalemi

Mali i Ullinjve

Betfageja

Betania

Rrafshnaltat e Moabit

Mali Nebo

Ashkaloni

Elahu

Bethlehemi

Judea

Gaza

Hebroni

Makarea

Gerari

Idumea

Deti i Vdekur

Arnoni

Besori

Beer-Sheba

Shkretëtira e Judesë

Nabatea

Zeredi

Kilometra

0 20 40 60

A B C D

1 2 3 4 5 6 7 8

●1

●1

●2

●2

●3

●4

●5

●6

●7

●8

●9

●10

●11

●12

●13

●14

●15

●16

●17

  1. Tiro dhe Sidoni Jezusi e krahasoi Korazinin dhe Betsaidën me Tiron dhe Sidonin (Mt. 11:20–22). Ai shëroi bijën e një gruaje johebrease (Mt. 15:21–28).

  2. Mali i Shpërfytyrimit Jezusi u shpërfytyrua përpara Pjetrit, Jakobit e Gjonit dhe ata morën çelësat e mbretërisë (Mt. 17:1–13). (Disa vetë besojnë që mali i Shpërfytyrimit është mali Hermon; të tjerët besojnë se është mali Tabor.)

  3. Cezarea e Filipisë Pjetri dëshmoi se Jezusi është Krishti dhe atij iu premtuan çelësat e mbretërisë (Mt. 16:13–20). Jezusi ritregoi vdekjen dhe Ringjalljen e tij (Mt. 16:21–28).

  4. Krahina e Galilesë Jezusi harxhoi pjesën më të madhe të jetës dhe shërbesës së tij në Galile (Mt. 4:23–25). Këtu ai dha Predikimin në Mal (Mt. 5–7); shëroi një lebroz (Mt. 8:1–4); dhe zgjodhi, shuguroi dhe dërgoi Dymbëdhjetë Apostujt, prej të cilëve vetëm Juda Iskarioti nuk dukej të ishte galileas (Mr. 3:13–19). Në Galile Krishti i ringjallur iu shfaq apostujve (Mt. 28:16–20).

  5. Deti i Galilesë, më vonë i quajtur Tiberiasi Jezusi u dha mësim nga varka e Pjetrit (Llu. 5:1–3) dhe thirri Pjetrin, Andrean, Jakobin dhe Gjonin të ishin peshkatarë njerëzish (Mt. 4:18–22; Llu. 5:1–11). Ai gjithashtu qetësoi furtunën (Llu. 8:22–25), i mësoi me anë të shëmbëlltyrave që nga varka (Mt. 13), eci mbi det (Mt. 14:22–32) dhe iu shfaq dishepujve të tij pas Ringjalljes së tij (Gjo. 21).

  6. Betsaida Pjetri, Andrea dhe Filipi u lindën në Betsaida (Gjo. 1:44). Jezusi u largua për të qenë vetëm me apostujt pranë Betsaidës. Turmat e ndoqën atë dhe ai ushqeu 5.000 vetë (Llu. 9:10–17; Gjo. 6:1–14). Këtu Jezusi shëroi një të verbër (Mr. 8:22–26).

  7. Kapernaumi Ky ishte shtëpia e Pjetrit (Mt. 8:5, 14). Në Kapernaum, të cilin Mateu e quajti “qyteti i vet” Jezusit, Jezusi shëroi një të paralizuar (Mt. 9:1–7; Mr. 2:1–12), kuroi shërbëtorin e një centurioni, shëroi nënën e gruas së Pjetrit (Mt. 8:5–15), e thirri Mateun të ishte një nga apostujt e tij (Mt. 9:9), hapi sytë e verbuar, zboi një demon (Mt. 9:27–33), shëroi dorën e tharë të një burri në Shabat (Mt. 12:9–13), dha predikimin e bukës së jetës (Gjo. 6:22–65) dhe ra dakort të paguante taksat, duke i thënë Pjetrit të merrte para nga goja e një peshku (Mt. 17:24–27).

  8. Magdala Kjo ishte shtëpia e Maria Madgalenës (Mr. 16:9). Jezusi erdhi këtu pasi ushqeu të 4.000 vetët (Mt. 15:32–39) dhe farisejtë dhe saducejtë kërkuan që ai t’u tregonte atyre një shenjë nga qielli (Mt. 16:1–4).

  9. Kana Jezusi ktheu ujin në verë (Gjo. 2:1–11) dhe shëroi birin e një fisniku që ishtë në Kapernaum (Gjo. 4:46–54). Kana ishte gjithashtu shtëpia e Natanaelit (Gjo. 21:2).

  10. Nazareti Shpalljet drejtuar Maries dhe Jozefit ndodhën në Nazaret (Mt. 1:18–25; Llu. 1:26–38; 2:4–5). Pasi u kthye nga Egjipti, Jezusi e kaloi fëmijërinë dhe rininë e tij atje (Mt. 2:19–23; Llu. 2:51–52), shpalli se ishte Mesia dhe të vetët nuk e pranuan atë (Llu. 4:14–32).

  11. Jeriko Jezusi i dha shikimin një të verbri (Llu. 18:35–43). Ai gjithashtu hëngri me Zakeun, “kryetarin e i tagrambledhësve” (Llu. 19:1–10).

  12. Betabara Gjon Pagëzori dëshmoi se ai ishte “zëri i atij që bërtet në shkretëtirë” (Gjo. 1:19–28). Gjoni pagëzoi Jezusin në lumin Jordan dhe dëshmoi se Jezusi është Qengji i Perëndisë (Gjo. 1:28–34).

  13. Shkretëtira e Judesë Gjon Pagëzori predikoi në këtë shkretëtirë (Mt. 3:1–4) ku Jezusi agjëroi 40 ditë dhe u tundua (Mt. 4:1–11).

  14. Emausi Krishti i ringjallur eci në rrugën për në Emaus me dy prej dishepujve të tij (Llu. 24:13–32).

  15. Betfageja Dy dishepuj i sollën Jezusit një gomare mbi të cilën ai filloi hyrjen e tij ngadhnjimtare në Jeruzalem (Mt. 21:1–11).

  16. Betania Kjo ishte shtëpia e Maries, Martës dhe Llazarit (Gjo. 11:1). Maria i dëgjoi fjalët e Jezusit dhe Jezusi i foli Martës lidhur me zgjedhjen e “pjesës më të mirë” (Llu. 10:38–42); Jezusi ngriti Llazarin së vdekuri (Gjo. 11:1–44); dhe Maria i vajosi këmbët e Jezusit (Mt. 26:6–13; Gjo. 12:1–8).

  17. Bethlehemi Jezusi u lind dhe u vendos në një grazhd (Llu. 2:1–7); engjëjt u dhanë barinjve lajmin e lindjes së Jezusit (Llu. 2:8–20); dijetarët u drejtuan nga një yll për te Jezusi (Mt. 2:1–12); dhe Herodi vrau fëmijët (Mt. 2:16–18).