Ndihma për Studimin
1. Lumi Nil dhe Egjipti


1. Lumi Nil dhe Egjipti

Bimësia që rritej përgjatë brigjeve të lumit Nil. Përtej janë zonat e shkreta që mbulojnë pjesën dërmuese të Egjiptit.

Ngjarje Domethënëse: Toka u zbulua nga Egiptusi (Abr. 1:23–25). Abrahami shkoi në Egjipt (Zan. 12:10–20; Abr. 2:21–25). Jozefi u shit në Egjipt, u bë sundimtar dhe shpëtoi familjen e tij nga uria (Zan. 37; 39–46). Pasardhësit e Jakobit jetuan në Egjipt (Zan. 47; Eks. 1; 12:40). Bija e faraonit gjeti Moisiun foshnjë në lumë dhe e rriti atë (Eks. 2:1–10). Moisiu i nxori izraelitët nga Egjipti (Eks. 3–14). Maria, Jozefi dhe Jezusi shkuan në Egjipt për pak kohë për të shpëtuar nga Herodi (Mt. 2:13–15, 19–21). Në ditët e fundit, egjiptianët do ta njohin Zotin dhe Zoti do ta bekojë Egjiptin (Isa. 19:20–25). (Shih Udhëzuesi i Shkrimeve të Shenjta, “Egjipt”.)

Pamja
fotografia 1

1. Lumi Nil dhe Egjipti Në një vend si ky, nëna e Moisiut fshehu birin e saj foshnjë. Bija e faraonit e gjeti atë dhe e rriti në oborret mbretërore të Egjiptit.