Ndihma për Studimin
8. Jeruzalemi


8. Jeruzalemi

Duke parë drejt veriut. Në qendër të fotografisë është faltorja muslimane me një kube të mbuluar me ar, e quajtur Kubeja e Shkëmbit. Judeasit adhuruan në kohët e lashta në tempuj të vendosur këtu. Muret pranë Kupolës së Shkëmbit rrethojnë qytetin e vjetër të Jeruzalemit. Në të djathtë të murit është lugina e Kidronit. Në të djathë lart është mali i Ullinjve. Në veri, përtej Kubesë së Shkëmbit, është një vend i mundshëm i quajtur Golgota ose Kalvar.

Ngjarje Domethënëse: Jeruzalemi quhej në lashtësi Salem (Psa. 76:2). Abrahami i pagoi të dhjeta Melkizedekut (Zan. 14:18–20). Abrahami erdhi të flijonte Isakun (Zan. 22:2–14). Mbreti David e pushtoi Jeruzalemin nga jebuzitët (2 Sam. 5:4–9). Mbreti Salomon ndërtoi një tempull (1 Mbr. 6–7). Lehi u largua për të shkuar në tokën e premtimit (1 Ne. 1:4; 2). Shpëtimtari shërbeu, shleu për mëkatet tona dhe u ringjall (Mt. 21–28). Sikurse profetizoi Shpëtimtari, Jeruzalemi u shkatërrua pak kohë pas vdekjes së tij (JS—M 1:3–20). Jeruzalemi do të pushtohet në ditët e fundit (Eze. 38–39; Joe. 2–3; Zbu. 11; 16). Shpëtimtari do të shfaqet këtu pikërisht përpara Ardhjes së Dytë (Zak. 12–14; DeB 45:48–53). (Shih Udhëzuesi i Shkrimeve të Shenjta, “Jeruzalem”, “Salem”.)

Pamja
fotografia 8

8. Jeruzalemi Ky qytet konsiderohet i shenjtë për tre besime fetare—krishtërimin, judaizmin dhe islamizmin.