Ndihma për Studimin
6. Vendi Kodrinor i Judesë


6. Vendi Kodrinor i Judesë

Vendi kodrinor i Judesë është rreth 56 kilometra i gjatë dhe 27 kilometra i gjerë. Pjesa dërrmuese e tokës është me gurë dhe e vështirë për t’u kultivuar. Kodrat ndahen nga lugina në të cilat toka është mjaft e frytshme. Izraelitët e hershëm jetuan në këto kodra, duke i përdorur ato për mbrojtje kundër pushtuesve. Jeruzalemi është i vendosur në këtë zonë.

Ngjarje Domethënëse: Zoti ia premtoi këtë tokë Abrahamit dhe farës së tij (Zan. 13:14–18; 17:8). Sara dhe Abrahami u varrosën në shpellën e Makpelahut, në Hebron (Zan. 23:19; 25:9). Davidi e pushtoi Jeruzalemin nga jebuzitët (2 Sam. 5:4–9). Akoma më tepër ngjarje të Dhjatës së Vjetër shënohen se ndodhën në këto kodra më shumë sesa në ndonjë krahinë tjetër.

Pamja
fotografia 6

6. Vendi Kodrinor i Judesë Pamje të ashpra si kjo mbulojnë pjesën më të madhe të Tokës së Shenjtë në jug dhe në lindje të Jeruzalemit.