2018
Lutje në Kanion
Tetor 2018


Lutje në Kanion

Pamja
Canyon Prayer

Vitin e kaluar bëra një ecje në natyrë me babanë dhe vëllanë tim. Ecëm thellë nëpër kanion. Shpejt filluam të eksploronim një shteg anësor. Gjetëm shpella të mëdha dhe pika vrojtimi të shkëlqyera. U ngjitëm lart e më lart mbi gurë të lëvizshëm dhe kodra të pjerrëta.

Pas njëfarë kohe kishim humbur tërësisht. Nuk dinim nga cila udhë të shkonim për të vajtur në shtratin e kanionit. Ngecëm në një shkurrnajë duke humbur nga sytë si majën edhe shtratin e kanionit. Fillova të acarohesha me të vërtetë. Nuk e dija ku të shkoja; as babai im s’e dinte!

Po bëhej errësirë dhe ftohtë dhe ne ishim larg daljes nga kanioni. E dija që Ati Qiellor e dinte se cilën udhë të merrnim.

Thashë: “Nëse duam të dalim prej këtej, ne duhet të lutemi!” Kështu që të tre u gjunjëzuam në lutje, duke i kërkuar Atit Qiellor të na udhëhiqte për të dalë nga kanioni.

Kur filluam të ecnim, një ndjesi më tha që kur të shihja një pemë të drejtë të lartë, duhej të kthehesha majtas. Pasi u ktheva majtas, unë pashë makinën tonë. Unë e dija se Ati Qiellor na ndihmoi të dilnim nga kanioni. Ati Qiellor iu përgjigj lutjes sonë, dhe ne ia dolëm mbanë të sigurt – pikërisht kur dielli po perëndonte.

Sa mirënjohës jam për fuqinë e lutjes dhe për Atin Qiellor që dëgjon.