2018
Morëm Mësim nga Fryma e Shenjtë
Tetor 2018


Morëm Mësim nga Fryma e Shenjtë

Kjo rini u përgatit që të mësohej nga Shpirti përpara konferencës së përgjithshme. Ja se çfarë mësuan ata nga një konferencë e kaluar dhe çfarë po bëjnë ndryshe për shkak të saj.

Udhëzim i Frymëzuar

Pamja
Madelyn

Fotografitë pa portret nga Getty Images

U frymëzova nga konferenca e përgjithshme. Ndërkohë që po i dëgjoja udhëzimet nga udhëheqësit tanë për t’u shërbyer të tjerëve, për t’i mirëbesuar Krishtit dhe për t’u mbajtur fort në shufrën e hekurit, e ndjeva Frymën e Shenjtë që më dëshmoi se ky ungjill është i vërtetë dhe se ne mund të marrim jetë të përjetshme duke i mbajtur urdhërimet dhe duke e ndjekur fjalën e Perëndisë. Unë kam vendosur synime për të qenë më shumë në shërbim të komunitetit tim dhe për ta forcuar dëshminë time nëpërmjet lutjes së përditshme dhe studimit të shkrimeve të shenjta. E di se jam një bijë e Atit Qiellor. Ai jeton dhe më do gjithmonë e përgjithmonë.

Medlin B., mosha 16 vjeçe, Delauer, SHBA

Përgjigje për Pyetjet

Pamja
Isaak

Përpara konferencës së përgjithshme unë kisha dy pyetje: 1) Si mund të mbaj një qëndrim të mirë dhe si t’i ndihmoj shokët e mi kur marrin vendime të këqija? dhe 2) Si mund të dëshmoj për Kishën pa u tallur të tjerët me mua? Gjatë konferencës, Shpirti më dëshmoi se nuk jam vetëm. Tani e di se duke i studiuar shkrimet e shenjta me gjithë zemër, unë do të marr përgjigje për pyetjet e mia rreth shokëve të mi. Unë e di se Ati im i dëgjon lutjet e mia dhe do të përpiqem të jem më i mirë çdo ditë.

Isak R., mosha 13 vjeç, Piçinka, Ekuator

Të Përgatitur për të Mësuar

Pamja
Ben

Unë e ndiej Shpirtin kaq fort në konferencën e përgjithshme. Qëkurse kam filluar të përgatit pyetje dhe ta përgatit veten shpirtërisht për konferencë, ka sjellë një kuptim krejt tjetër në jetën time dhe kam qenë në gjendje të mësoj shumë më tepër nga çdo bisedë. Jam shumë mirënjohës për profetin dhe apostujt dhe e di se ata janë dërguar nga Ati Qiellor për të na drejtuar dhe udhërrëfyer në jetën tonë!

Beni H., mosha 17 vjeç, Kentaki, SHBA

Ftesa për t’u Rritur

Pamja
Vincente

Konferenca e përgjithshme më forcoi me dëshirën për ta ndjekur shtegun e ungjillit të Jezu Krishtit. Më ndihmoi të di dhe të kuptoj se kjo është Kisha e vërtetë, e cila na sjell dritë dhe lumturi. E ndjeva Shpirtin të më ftonte për t’u rritur çdo ditë dhe për të lexuar Librin e Mormonit për të marrë një dëshmi të fortë për ungjillin. Unë e besoj se Ati im Qiellor dëshironte që unë t’i dëgjoja këto mesazhe të frymëzuara.

Visente A., mosha 16 vjeç, Rajoni Metropolitan, Kili

Kërkimi i Dritës

Pamja
Olivia

Vit sfidues për mua ishte ai i para dy viteve. Im atë po luftonte me kancerin dhe pati sulme terroriste në qytetin tonë. Po mundohesha nga ankthi, duke vrarë mendjen se si mund të ndieja paqe kur kisha frikë për sigurinë time shpirtërore dhe fizike. Nga konferenca e përgjithshme mësova se ne mund të gjejmë paqe ndërsa jetojmë në mënyrë të virtytshme, e mbushim zemrën me besim dhe mbajmë një këndvështrim të përjetshëm. U frymëzova që të kthehesha te Krishti në kohë vështirësie, në vend që të varesha te kuptueshmëria ime vetjake. Unë e di se mund t’i mposht ndikimet e errësirës duke kërkuar ndriçimin e dritës së Krishtit.

Olivia H., mosha 17 vjeçe, Belgjikë