2018
5 Mënyra për të Mësuar nga Konferenca e Përgjithshme
Tetor 2018


5 Mënyra për të Mësuar nga Konferenca e Përgjithshme

Konferenca e përgjithshme është një mundësi e shkëlqyer për t’u bashkuar me anëtarë të Kishës anembanë botës për të dëgjuar udhëheqësit e Kishës dhe për të marrë drejtim nga Zoti. Shikimi, dëgjimi dhe studimi i mesazheve të konferencës së përgjithshme do t’ju sjellë Shpirtin në jetën tuaj dhe do t’ju ndihmojë ta ndërtoni dëshminë tuaj. Kjo është një mundësi për ju që të merrni zbulesë vetjake dhe të veproni sipas saj.

Ja tek janë pesë mënyra se si mund të mësoni nga konferenca e përgjithshme.

1. Shkruajini pyetjet tuaja përpara se të fillojë konferenca e përgjithshme

Shpenzoni kohë për t’i shkruar pyetjet tuaja përpara se të fillojë konferenca dhe më pas kushtojuni vëmendje përgjigjeve që iu vijnë gjatë konferencës. Lutjet dhe pyetjet tuaja mund të marrin përgjigje ndërkohë që merrni pjesë dhe e dëgjoni Shpirtin.

2. Kërkoni të mësoni nga Krishti

Pamja
Image of Christ

Detaj nga Krishti dhe Sunduesi i Ri e i Pasur, nga Heinrich Hofmann

Profetët dëshmojnë dhe japin mësim rreth Shpëtimtarit (shih Veprat e Apostujve 10:43). Ndërsa i dëgjoni mesazhet e konferencave, ju mund të mendoni rreth asaj që po japin mësim folësit për Jezu Krishtin. Ju madje mund të bëni edhe një listë te shënimet tuaja.

3. Dëgjojini me kujdes temat

Pamja
colored pencils

Figurat nga Getty Images; fotografia e një të riu në majë të malit nga Joshua Earle/Unsplash

Pasi të keni parë një pjesë të konferencës së përgjithshme, ju mund të vëreni se keni dëgjuar një tematikë ose temë që është përmendur më shumë se një herë. Modelet që vëreni mund të jenë një mënyrë se si ju ndihmon Shpirti të kuptoni diçka që ju duhet ta mësoni.

4. Mbani shënime për Librin e Mormonit

Pamja
Book of Mormon

Ju mund të mësoni shumë duke u kushtuar vëmendje shkrimeve të shenjta që përmenden nga udhëheqësit e Kishës, veçanërisht Librit të Mormonit, i cili është “gurthemeli i besimit tonë” (parathënia e Librit të Mormonit). Shihni nëse mund të arrini ta dëgjoni çdo herë që ai përmendet në konferencën e përgjithshme. Ju do të habiteni nga ajo që do të zbuloni!

5. Kini shtysa dhe jini të frymëzuar për të vepruar

Pamja
young man on mountaintop

Shkruani mesazhe dhe citate që ju frymëzojnë ose ju ftojnë të veproni. Kjo mund t’ju ndihmojë ta zbatoni atë që mësoni – dhe ju ndihmon të mbani mend se çfarë mendimesh kishit, kur do t’ju duhet të kujtoheni më vonë!