Ndihma për Studimin
Harta 12: Jeruzalemi në Kohën e Jezusit


Harta 12

Jeruzalemi në Kohën e Jezusit

Pamja
Harta 12 e Biblës

V

Harta 12 Kyçi

Qyteti në kohën e Jezusit

Zona të rrethuara më vonë me mur

Rruga për në Samari

Betseta (Qyteti i Ri)

Golgota

Varri i Kopshtit

Pellgu i Betsaidës

Porta e Peshqve

Fortesa Antonia

Pellgu i Izraelit

Kopshti i Gjetsemanit

Porta e Susës

Porta e Deleve

Portiku e Salomonit

Tempulli

Mali i Ullinjve

Ura

Dera e Bukur

Rruga për në Emaus dhe Jopa

Pellgu i Kullës

Rruga për në Betani dhe Jeriko

Maja e Tempullit

Pallati Hasmonean

Portiku Mbretëror

Ujësjellësi

Pallati i Herodit

Shkallët për në Tempull

Burimi i Gihonit

Pellgu i Gjarpërit

Qytetit i Sipërm

Ujësjellësi

Shtëpia e Kajafës

Tuleni i Ezekias

Lugina e Hinomit

Dhoma e Sipërme

Lugina Kidron

Qyteti i Poshtëm

Pellgu i Siloamit

Porta e Ujërave

Rruga për në Bethlehem dhe Hebron

Rrëkeja En-Rogel

Rruga për në Detin e Vdekur

Metra

0 100 200 300 400

A B C D

1 2 3 4 5 6 7 8

●1

●2

●3

●4

●5

●6

●7

●8

●9

●10

●11

●12

●13

●14

●15

●16

●17

●18

  1. Golgota Një vend i mundshëm për kryqëzimin e Jezusit (Mt. 27:33–37).

  2. Varri i Kopshtit Jezusi u varros (Gjo. 19:38–42). Krishti i ringjallur iu shfaq Maria Magdalenës në kopsht (Gjo. 20:1–17).

  3. Fortesa Antonia Jezusi mund të jetë akuzuar, dënuar, tallur dhe përqeshur në këtë vend (Gjo. 18:28–19:16). Pali u arrestua dhe ritregoi historinë e kthimit të tij në besim (Vep. 21:31–22:21).

  4. Pellgu i Betesdës Jezusi shëroi një të paralizuar në Shabat (Gjo. 5:2–9).

  5. Tempulli Gabrieli i premtoi Zakarias se Elisabeta do të lindte një djalë (Llu. 1:5–25). Veli i tempullit u ça në vdekjen e Shpëtimtarit (Mt. 27:51).

  6. Portiku i Salomonit Jezusi shpalli se ishte Biri i Perëndisë. Judenjtë u përpoqën ta godasin me gurë (Gjo. 10:22–39). Pjetri predikoi pendim pas shërimit të një të çali (Vep. 3:11–26).

  7. Dera e Bukur Pjetri dhe Gjoni shëruan një të çalë (Vep. 3:1–10).

  8. Maja e Tempullit Jezusi u tundua nga Satani (Mt. 4:5–7). (Ka dy vendndodhje tradicionale për këtë ngjarje.)

  9. Mali i Shenjtë (vendndodhje të paspecifikuara)

    1. Tradita thotë se këtu Abrahami ndërtoi një altar për flijimin e Isakut (Zan. 22:9–14).

    2. Salomoni ndërtoi tempullin (1 Mbr. 6:1–10; 2 Kro. 3:1).

    3. Babilonasit e shkatërruan tempullin rreth vitit 587 para K. (2 Mbr. 25:8–9).

    4. Zorobabeli e rindërtoi tempullin rreth 515 para K. (Esd. 3:8–10; 5:2; 6:14–16).

    5. Herodi e zgjeroi sheshin e tempullit dhe rindërtoi tempullin duke filluar në vitin 17 para K. Jezusi u paraqit si një foshnjë (Llu. 2:22–39).

    6. Në moshën 12 vjeçare, Jezusi dha mësim në tempull (Llu. 2:41–50).

    7. Jezusi pastroi tempullin (Mt. 21:12–16; Gjo. 2:13–17).

    8. Jezusi dha mësim në tempull në disa raste (Mt. 21:23–23:39; Gjo. 7:14–8:59).

    9. Romakët nën drejtimin e Titit e shkatërruan tempullin në vitin 70 pas K.

  10. Kopshti i Gjetsemanit Jezusi vuajti, u tradhëtua dhe u arrestua (Mt. 26:36–46; Llu. 22:39–54).

  11. Mali i Ullinjve

    1. Jezusi parashikoi shkatërrimin e Jeruzalemit dhe të tempullit. Ai gjithashtu foli për Ardhjen e Dytë (Mt. 24:3–25:46; shih gjithashtu JS—M).

    2. Nga këtu Jezusi u ngjit për në qiell (Vep. 1:9–12).

    3. Në 24 tetor 1841 Plaku Orson Hyde e përkushtoi Tokën e Shenjtë për kthimin e fëmijëve të Abrahamit.

  12. Burimi i Gihonit Salomoni u vajos mbret (1 Mbr. 1:38–39). Ezekia bëri të gërmohej një tunel për të sjellë ujë nga burimi në qytet (2 Kro. 32:30).

  13. Porta e Ujërave Esdra u lexoi dhe u interpretoi ligjin e Moisiut njerëzve (Neh. 8:1–8).

  14. Lugina e Hinomit Perëndia i rremë Molek u adhurua, gjë që përfshinte flijimin e një fëmije (2 Mbr. 23:10; 2 Kro. 28:3).

  15. Shtëpia e Kajafës Jezusi u çua përpara Kajafës (Mt. 26:57–68). Pjetri mohoi se e njihte Jezusin (Mt. 26:69–75).

  16. Dhoma e Sipërme Vendndodhja tradicionale ku Jezusi hëngri darkën e Pashkës dhe filloi sakramentin (Mt. 26:20–30). Ai lau këmbët e të Dymbëdhjetëve (Gjo. 13:4–17) dhe i mësoi ata (Gjo. 13:18–17:26).

  17. Pallati i Herodit Krishti u çua përpara Herodit, ndoshta në këtë vendndodhje (Llu. 23:7–11).

  18. Jeruzalemi (vendndodhje e pacaktuar)

    1. Melkizedeku sundoi si mbret i Salemit (Zan. 14:18).

    2. Mbreti David e pushtoi qytetin nga jebusenjtë (2 Sam. 5:7; 1 Kro. 11:4–7).

    3. Qyteti u shkatërrua nga babilonasit rreth vitit 587 para K. (2 Mbr. 25:1–11).

    4. Fryma e Shenjtë mbushi shumë vetë në ditën e Rrëshajave (Vep. 2:1–4).

    5. Pjetri dhe Gjoni u arrestuan dhe u sollën përpara këshillit (Vep. 4:1–23).

    6. Anania dhe Safira e gënjyen Zotin dhe vdiqën (Vep. 5:1–10).

    7. Pjetri dhe Gjoni u arrestuan, por një engjëll i çliroi ata nga burgu (Vep. 5:17–20).

    8. Apostujt zgjodhën shtatë vetë për t’i ndihmuar ata (Vep. 6:1–6).

    9. Dëshmia e Stefanit drejtuar judenjve u mohua dhe ai u godit me gurë deri në vdekje (Vep. 6:8–7:60).

    10. Jakobi u martirizua (Vep. 12:1–2).

    11. Një engjëll e çliroi Pjetrin nga burgu (Vep. 12:5–11).

    12. Apostujt morën vendim për problemin e rrethprerjes (Vep. 15:5–29).

    13. Romakët nën drejtimin e Titit e shkatërruan qytetin në vitin 70 pas K.