Ndihma për Studimin
18. Dothani në Samari


18. Dothani në Samari

Kjo krahinë në Tokën e Shenjtë karakterizohet nga pjesë të thepisura dhe lugina. Është një tokë e mirë kullote. Kur izraelitët u vendosën në vend, kjo krahinë iu dha Manasit.

Ngjarje Domethënëse: Në luginën e Dothanit Jozefi u shit për në Egjipt (Zan. 37:12–28). Abdia shpëtoi njëqind profetë duke i fshehur ata në shpella kur Jezebela u përpoq të vriste profetët në Izrael (1 Mbr. 18:13). Ushtria siriane rrethoi Elizeun dhe shërbëtorin e tij, të cilët Zoti i shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme (2 Mbr. 6:13–23).

Pamja
fotografia 18

18. Dothani në Samari Në këtë luginë pjellore vëllezërit e Jozefit kishin ardhur për t’u kujdesur për tufat kur ata ua shitën vëllanë e tyre tregtarëve madianitë dhe ishmaelitë.