Ndihma për Studimin
19. Cezarea dhe Rrafshnalta e Sharonit në drejtim të Karmelit


19. Cezarea dhe Rrafshnalta e Sharonit në drejtim të Karmelit

Duke parë drejt veriut, përmes portit të lashtë të Cezaresë. Gjithashtu në pamje përgjatë pjesës së sipërme të fotografisë është shtrirja e malit të Karmelit.

Ngjarje Domethënëse: Elija debatoi me profetët e rremë të Baalit në malin Karmel (1 Mbr. 18). Via Maris (Udha e Detit), një rrugë e rëndësishme në kohët e lashta, shtrihet në lindje të Cezaresë. Pas një vegimi të mrekullueshëm, ndërkohë që ishte në Jopa, Pjetri filloi shërbesën mes johebrenjve duke i dhënë mësim një centurioni romak të quajtur Kornelius në Cezare (Vep. 10). Filipi predikoi dhe jetoi këtu dhe pati katër bija që profetizuan (Vep. 8:40; 21:8–9). Pali ishte një i burgosur në qytet për dy vjet (Vep. 23–26). Ai i predikoi Feliksit, Festit dhe Herod Agripës II, i cili tha: “Për pak po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë” (Vep. 26:28).

Pamja
fotografia 19

19. Cezarea dhe rrafshnalta e Sharonit në drejtim të Karmelit Pali i predikoi mbretit Agripa në këtë qytet (shih Vep. 26).