Ndihma për Studimin
28. Dani


28. Dani

Ky qytet i lashtë quhej Leshem (Joz. 19:47) ose Laish (Gjy. 18:7, 14) përpara se izraelitët të pushtonin tokën. Burimet e vendosura në këtë vend, së bashku me burimet e Cezaresë së Filipisë, janë burimet kryesore të lumit Jordan.

Ngjarje Domethënëse: Abrahami e shpëtoi Lotin (Zan. 14:13–16). Fisi i Danit pushtoi zonën dhe e quajti atë Dan (Joz. 19:47–48). Jeroboami ngriti një viç të artë që luajti rol në rënien e 10 fiseve veriore (1 Mbr. 12:26–33). Dani ishte qyteti më verior i Izraelit—megjithatë shkrimet e shenjta i referohen tokës së Izraelit “nga Beer-Sheba deri në Dan” (2 Kro. 30:5; Beer-Sheba ishte qyteti më jugor). (Shih Udhëzuesi i Shkrimeve të Shenjta, “Dan ”.)

Pamja
fotografia 28

28. Dani Qytet i Dhjatës së Vjetër, dikur i vendosur këtu, shënonte kufirin më verior të Izraelit.