Ndihma për Studimin
29. Athina


29. Athina

Kjo fotografi tregon rrënojat e Partenonit në Athinë. Athina ishte kryeqyteti i lashtë grek i Atikës dhe në kohët e Dhjatës së Re ishte në provincën romake të Akaisë. Ishte quajtur për nder të perëndeshës pagane greke Athinasë. Në kohët e Dhjatës së Re, Athina kishte humbur shumë nga madhështia dhe lavdia e saj e dikurshme, por përsëri përmbante statujat dhe monumentet e shumë perëndive dhe perëndeshave, duke përfshirë “perëndinë e panjohur” (Vep. 17:23).

Ngjarje Domethënëse: Apostulli Pal vizitoi qytetin dhe predikoi në kodrën e Marsit, pranë Partenonit (Vep. 17:15–34). Misionarë u dërguan nga Athina për në pjesët e tjera të Greqisë (1 The. 3:1–2).

Pamja
fotografia 29

29. Athina Partenoni, i pikturuar këtu, është pranë kodrës së Marsit, ku Pali dha predikimin e tij për “perëndinë e panjohur” (shih Vep. 17:15–34).