2019
Pjesë e Re për Fëmijët te Liahona
Prill 2019


Vetëm në Format Elektronik

Pjesë e Re për Fëmijët te Liahona

Duke filluar nga viti 2019, faqet për fëmijët te Liahona ndryshojnë në tri mënyra të rëndësishme:

  • Një pjesë më vete. Tani fëmijët do të kenë qasje më të mirë te historitë dhe veprimtaritë për ndërtimin e besimit te faqet për fëmijët, që quhet fashikulli Miku. Revista Liahona do të vazhdojë gjithashtu që të nxjerrë artikuj për të rriturit, të rinjtë në moshë madhore dhe të rinjtë.

  • Më shumë faqe. Një shtim i numrit të faqeve nga 14 deri në 24 faqe do të thotë më shumë histori, veprimtari dhe ide për t’iu dhënë mësim fëmijëve në shtëpi dhe në Fillore. (Idetë për mësimdhënie lidhen me materialet e reja burimore “Eja, Më Ndiq”.)

  • Faqe e re. Faqja e re e përshtatshme për fëmijët është më e lehtë për t’u prerë, ngjyrosur dhe vizatuar në të.

Fashikulli Miku do të përfshihet në abonimin e revistës Liahona pa kosto shtesë dhe do të dërgohet bashkë me revistën. Gjatë kësaj kohe, fashikulli Miku nuk mund të porositet më vete.

Çdokush që e merr revistën Liahona mund të luajë një rol për t’i dhënë qasje fëmijëve te fashikulli Miku. Ata të cilët nuk kanë një fëmijë në shtëpi mund t’ia japin atë një nipi, një mbese, një shoku, një shoqeje ose një fqinji apo një udhëheqësi ose udhëheqëse Filloreje, i cili apo e cila mund t’ia japë atë një fëmije në lagje ose degë.

Për të bërë një abonim apo për ta dhënë një revistë si dhuratë, shkoni te store.lds.org, vihuni në kontakt me qendrën tuaj më të afërt të shpërndarjes ose flisni me nëpunësin e lagjes apo degës suaj.

Vëreni në dijeni personelin e revistës Liahona për mënyrën se si e përdorni fashikullin e ri Miku në shtëpi dhe në kishë duke dërguar një mesazh elektronik në liahona@ldschurch.org.