2019
Provoni Disa Tradita të Reja Pashke
Prill 2019


Provoni Disa Tradita të Reja Pashke

Këtë Pashkë, kaloni pak më shumë kohë duke kujtuar dhuratën më të madhe që ju është dhënë ndonjëherë.

Pamja
baby Jesus, Mary and Joseph

Detaj nga Sepse Na Ka Lindur një Fëmijë nga Lynne Millman Weidinger

Krishtlindja zakonisht merr vëmendjen më të madhe kur bëhet fjalë për festat. Prapëseprapë pa ngjarjet e shumë kohëve më parë që kremtojmë në çdo festë Pashke, Krishtlindja nuk do të ekzistonte.

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) një herë dha mësim: “Nuk do të kishte Krishtlindje në qoftë se nuk do të kishte patur Pashkë. Foshnja Jezus nga Bethlehemi do të ishte veçse një foshnjë tjetër pa Krishtin shëlbues të Gjetsemanit e Kalvarit dhe faktin ngadhënjimtar të Ringjalljes.”1

Këtu janë disa tradita që ju mund t’i merrni parasysh për t’ia shtuar kremtimeve tuaja të përvitshme.

1. Shkoni Këndoni Këngë Pashke

Pamja
kids singing

Duke lënë mënjanë variantet gazmore rreth renës dhe kukudhëve, këngët për Krishtlindje janë të gjitha për Jezu Krishtin. Pashka është koha e përsosur për muzikë rreth Shpëtimtarit, dhe po, madje edhe kur këndohet në dyert kryesore të fqinjëve tuaj.

Nëse nuk jeni të sigurt për ide, kontrollojeni për këngë pjesën “temat” e librit të himneve poshtë nënndarjeve “Pashka” dhe “Shlyerja”. Çdo këngë që kremton Jezu Krishtin është një përputhje me këngët për Pashkë.

2. Falni Dikë

Pamja
girls hugging

Sa shpesh keni qenë mirënjohës për dhuratën e pendimit? Pashka ofron një mundësi për të menduar më shumë për mënyrën se si ne ua zgjatim po atë frymë faljeje tek të tjerët.

Jezusi dha mësim: “Prandaj, unë ju them se ju duhet ta falni njëri-tjetrin. …

Unë, Zoti, do të fal kë do të fal, por nga ju kërkohet t’i falni të gjithë njerëzit” (Doktrina e Besëlidhje 64:9–10).

Pyeteni veten: “Ndaj kujt po ushqeni ndjenja të këqija?” Lutuni për forcë për ta falur atë person dhe lejojeni Shpëtimtarin që të ndihmojë për t’i zhdukur ato ndjenja të dhimbshme.

3. Bëni një Shfaqje, një Skeç ose një Paraqitje Tjetër

Pamja
boy dressed up

Ju mund të organizoni një paraqitje për Pashkën. Një shembull i thjeshtë mund të jetë leximi nga shkrimet e shenjta për një mbrëmje familjare ose një koncert i këndshëm si komunitet.

4. Vizitoni Varret e të Dashurve

Pamja
family visiting graves

Për shkak të Jezu Krishtit, vdekja e ka humbur gjembin e saj (shih 1 Korintasve 15:55). Kaloni kohë duke vizituar varret e të dashurve për ta përsiatur këtë lajm të mirë.

Ju madje mund të lexoni me zë të lartë disa shkrime të shenjta të parapëlqyera që kanë të bëjnë me Ringjalljen ndërsa i vizitoni këto varre. Disa (nga shumë) shkrime të shenjta për t’u marrë parasysh për këtë janë: 1 Korintasve 15:20–22; Alma 11:42–44 dhe Doktrina e Besëlidhje 88:14–16.

5. Jini Pak më të Mirë

Pamja
Christ visiting the Americas

Detaj nga Jezu Krishti Viziton Kontinentet Amerikane nga John Scott

Pashka i nderon ngjarjet në Gjetseman, atë që ndodhi në kryq, Shpëtimtarin duke u ngritur nga vdekja të tretën ditë dhe më pas shërbesën e Tij për 40 ditë përpara se të ngjitej në qiell.

Përveç këtyre, jo shumë kohë pas ngjitjes në qiell, Jezu Krishti iu shfaq nefitëve dhe u shërbeu atyre (shih 3 Nefi 11–28). Ka shumë për të kremtuar!

Përse të mos e zgjeroni periudhën tuaj të Pashkës? Le të kënaqet shpirti juaj më gjatë për mrekullitë e Pashkës. Bëni një përpjekje të vetëdijshme për të qenë më shumë si Krishti gjatë 40 ditëve pas Pashkës. Për frymëzim, merreni parasysh ftesën në vijim nga Presidenti Rasëll M. Nelson: “Shenjtëro[heni] një pjesë të kohës suaj çdo javë për të studiuar gjithçka që tha dhe bëri Jezusi siç u mbajt shënim në Dhiatën e Vjetër, sepse Ai është Jehova i Dhiatës së Vjetër. Studiojini ligjet e Tij siç u mbajtën shënim në Dhiatën e Re, sepse Ai është Krishti i saj. Studiojeni doktrinën e Tij siç u mbajt shënim në Librin e Mormonit, sepse nuk ka asnjë libër shkrimi të shenjtë në të cilin zbulohen më qartë misioni i Tij dhe shërbesa e Tij. Dhe studiojini fjalët e Tij siç u mbajtën shënim te Doktrina e Besëlidhje, sepse Ai vazhdon t’i japë mësim popullit të Tij në këtë periudhë ungjillore.”2

Traditat Tuaja po ju Presin

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Për ta gjetur ditën më të rëndësishme në histori, ne duhet të kthehemi në atë mbrëmje gati 2000 vjet më parë në Kopshtin e Gjetsemanit kur Jezu Krishti ra në gjunjë në lutje të thellë dhe e ofroi veten e Tij si shpengim për mëkatet tona”3.

Për ngjarjet më të rëndësishme në histori ia vlen të gjesh kohë për t’i përsiatur çdo vit. Traditat na ndihmojnë ta bëjmë atë, qoftë këto nga kjo listë ose cilëndo nga ato që zgjidhni vetë.

Çfarë do të shtoni në listën tuaj këtë vit?

Shënime

  1. Gordon B. Hinckley, “The Wondrous and True Story of Christmas”, Ensign, dhjetor 2000, f. 5.

  2. Rasëll M. Nelson, “Profetët, Udhëheqja dhe Ligji Hyjnor” (takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 8 janar 2017), broadcasts.lds.org.

  3. Diter F. Uhtdorf, “Shiheni Njeriun!” Liahona, maj 2018, f. 108.