2019
Si e re, a duhet të jem më shumë e përqendruar tek arsimimi dhe karriera apo tek të bërit një bashkëshorte dhe nënë?
Prill 2019


Si e re, a duhet të jem më e përqendruar tek arsimimi dhe karriera apo tek bërja një bashkëshorte dhe nënë?

Pamja
education vs motherhood

Ne e dimë se “familja është thelbësore në planin e Krijuesit” dhe se “nënat janë kryesisht përgjegjëse për edukimin e fëmijëve të tyre”1. Dhe ne gjithashtu e dimë se, për një mori arsyesh të mira, si burrat edhe gratë janë këshilluar nga profetët për t’u arsimuar.2 Përveç këtyre, ne e dimë se shumë gra ose do të kenë nevojë ose do të duan të ndjekin një karrierë.

Presidenti Dallin H. Ouks, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, ka thënë se për gratë, zgjedhja nuk është midis familjes ose arsimimit dhe karrierës. “Koha është ajo që ne duhet të zgjedhim”, tha ai. “Dhe ne kërkojmë frymëzimin e Zotit dhe mësimet nga shërbëtorët e Tij për ta bërë atë.”3

Planifikoni për t’u arsimuar dhe planifikoni për të pasur familje. Ju gjithashtu mund të planifikoni për të pasur një karrierë. Në të gjithë këtë, përqendrimi juaj duhet të jetë te ndjekja e planit të Atit Qiellor dhe kërkimi i vullnetit të Tij.

Shënime

  1. “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, familyproclamation.lds.org.

  2. Shih Për Forcën e Rinisë (2011), f. 9.

  3. Dallin H. Ouks, ngjarje Ballë për Ballë me Plakun Ouks dhe Plakun Ballard (ngjarje ndërkombëtare për të rinjtë në moshë madhore beqarë, 19 nëntor 2017), broadcasts.lds.org.