2020
Një Ftesë për Artistët në Mbarë Botën
Korrik 2020


Një Ftesë për Artistët në Mbarë Botën

Pamja
An Invitation to Artists Worldwide

Ju ftojmë të krijoni vepra të reja arti për Konkursin e 12‑të Ndërkombëtar të Artit, financuar nga Muzeu i Historisë së Kishës në Solt-Lejk-Siti të Jutës.

Janë të mirëpritura të gjitha format e komunikimit, stilet dhe qasjet kulturore artistike. Punimet e përzgjedhura do të paraqiten në Muzeun e Historisë së Kishës dhe në internet.

Ky konkurs i gjykuar nga një juri, tërheq artistë nga e gjithë bota në një përpjekje për të nxitur krijimin e artit cilësor nga shenjtorët e ditëve të mëvonshme, për të ekspozuar gjerësinë dhe larminë e prodhimeve kulturore të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme dhe për të zgjeruar koleksionin e Muzeut Historik të Kishës.

  • Tema: “Të Gjithë Janë Njësoj para Perëndisë” frymëzuar nga 2 Nefi 26:33

  • Datat e dorëzimit: 1 shkurt – 1 qershor 2021

  • Mosha: Artistët duhet të jenë 18 vjeç e lart

  • Çmimet: Artistët, veprat e të cilëve do të përzgjidhen për ekspozitën, do të njoftohen në tetor 2021

  • Datat e ekspozitës: mars 2022 deri tetor 2022

Vizitoni ChurchofJesusChrist.org/artcompetition për rregullat e hollësishme, kushtet e pranimit, regjistrimin në internet dhe për të parë vepra frymëzuese nga konkurset e kaluara.

Të Gjithë Janë Njësoj para Perëndisë

Sipas akrepave të orës nga e majta lart: Krishti me Kurorë Gjembash, nga Adam Lee Sherwood; Fragmente QË PËRPUTHEN,, nga Paige Crosland Anderson; Ujëra të Gjallë, nga Rose Datoc Dall; Krishti duke Shëruar, nga Leroy Glen Transfield; Plani i Shpëtimit, nga Julie Yuen Yim