2020
Dhënia e Shërbesës nëpërmjet Aktiviteteve të Kishës
Korrik 2020


Parimet e Dhënies së Shërbesës

Dhënia e Shërbesës nëpërmjet Aktiviteteve të Kishës

Pamja
women preparing food

FOTOGRAFIA E GRAVE NË NJË PROJEKT SHËRBIMI NGA LAURENI ADEMAR FOCHETTO; FOTOGRAFIA E AKULLOREVE DHE SHARRËS ELEKTRIKE NGA GETTY IMAGES

Një mënyrë se si mund t’u japim shërbesë bashkanëtarëve të lagjes, fqinjëve dhe miqve tanë është nëpërmjet aktiviteteve të Kishës. Qoftë nëse planifikoni një aktivitet rreth nevojave ose interesave të dikujt, të cilit i jepni shërbesë, ose nëse e ftoni atë të marrë pjesë në aktivitete ose mundësi shërbimi për të tjerët, në aktivitete të një lagjeje, kunji, ose edhe në nivel shumëkunjësh, kjo mund të sigurojë mënyra kuptimplota dhe argëtuese për të krijuar unitet e për t’i forcuar anëtarët.

Aktivitetet e Kishës mund t’u hapin derën edhe shumë mundësive për të dhënë shërbesë. Për shembull, aktivitetet e Kishës mund të sigurojnë mundësi për të marrë pjesë në projekte shërbimi që i bekojnë të tjerët dhe ndërtojnë marrëdhënie pozitive në komunitet. Aktivitetet e Kishës mund të jenë gjithashtu një rast për t’iu afruar anëtarëve më pak aktivë të Kishës dhe miqve të besimeve të tjera ose miqve që nuk kanë përkatësi fetare.

Përfshirja e shumë njerëzve në aktivitetet e Kishës krijon mundësi që Zoti t’i bekojë dhe forcojë lagjet dhe degët tona, lagjet tona të banimit dhe komunitetet tona.

Pamja
people shaking hands

Ndërtimi i Marrëdhënieve Pozitive

Po vinte dimri dhe Dejvid Diksoni nuk ia kishte idenë se si ta mbante ngrohtë familjen e tij.

Dejvidi, bashkëshortja e tij dhe dy bijat sapo ishin shpërngulur në qytetin rural të Fredoniës, Arizonë, SHBA, një peizazh shkretëtire i rrethuar nga shkëmbinj të kuq madhështorë, gëmusha sherbele dhe pemë përherë të gjelbra.

Shtëpia që familja Dikson kishte marrë me qira, mbështetej te një sobë me dru si burimi i saj parësor i ngrohjes. Dejvidi shpejt mësoi se mbledhja e drurëve për zjarr ishte një aftësi e nevojshme sepse dimrat në Fredonia janë plot dëborë e ngricë.

“Nuk kisha fare dru për zjarr ose sharrë elektrike apo madje njohuri se si ta përdorja një të tillë!” thotë Dejvidi. “Nuk e dija se ç’duhej të bëja.”

Disa anëtarë të lagjes e pyetën Dejvidin a kishte familja e tij dru mjaftueshëm për të kaluar dimrin. “Atyre nuk iu desh shumë kohë që ta kuptonin se nuk kisha”, thotë Dejvidi. “Kuorumi i pleqve shpejt u ofrua të ndihmonte për të mbledhur dru. I mbushur me mirënjohje, e pranova ofertën e tyre.”

Dejvidi shpejt zbuloi se ky udhëtim për mbledhje drush ishte një aktivitet tipik nga shumë aktivitete të tjera të mirëplanifikuara, të mirorganizuara e shumë të frekuentuara të lagjes. Një mëngjes të shtune, Dejvidi, kuorumi i pleqve dhe anëtarë të tjerë të lagjes u drejtuan për në male në një karvan kamionësh të zakonshëm si dhe të mëdhenj me rimorkio.

“Gjatë një pasditeje të vetme, falë mjeteve dhe njohurive të tyre, anëtarët e lagjes i siguruan familjes sime një stivë drush që na zgjati për pothuaj dy dimra”, thotë Dejvidi. “Më e rëndësishmja, më mësuan gjithçka më nevojitej të dija rreth mbledhjes së druve vetë. Kur u largova nga Fredonia, dija si ta mbaja një sharrë elektrike dhe ndihmova në aq shumë aktivitete për mbledhjen e druve sa nuk mund t’i numëroj.”

Aktivitete të tilla të lagjes jo vetëm që ndërtojnë marrëdhënie pozitive midis anëtarëve të Kishës, por gjithashtu ndërtojnë marrëdhënie pozitive me këdo në komunitet.

“Më kujtohet një grua, që nuk ishte anëtare e Kishës, e cila ishte e re në atë zonë”, thotë Dejvidi. “Ajo ishte detyruar të digjte dërrasat nga të cilat përbëhej shtëpia për t’u ngrohur. Pasi mësuam për gjendjen e saj të vështirë, u siguruam që të kishte mjaftueshëm dru për zjarr sa për të kaluar dimrin. Ajo ishte aq mirënjohëse sa nuk mundej dot të fliste.”

Nga përpjekjet shërbestare në Fredonia u sigurua që gjithkush të ishte i sigurt dhe në të ngrohtë gjatë dimrit.

Ndihma ndaj të Tjerëve

Teksa shërbenin një mision në Rumani, Meg Josti dhe shoqja e saj e misionit, vizitonin rregullisht një familje që nuk e kishte frekuentuar kishën prej një kohe të gjatë. “Familja Stanika qe midis anëtarëve më të hershëm të Kishës në Rumani”, thotë Megi, “dhe ne i donim ata.”

Kur erdhi koha për të planifikuar dhe organizuar një aktivitet të degës, udhëheqësit vendosën që do të zhvillonim një “Natë Pionierësh”. Kjo do të ishte një mbrëmje për të kremtuar pionierët guximtarë që kaluan nëpër Shtetet e Bashkuara për të arritur në Luginën e Solt-Lejkut. Kjo do të ishte gjithashtu një mundësi për t’i nderuar pionierët e Kishës në Rumani.

“Menduam se do të ishte një mënyrë e mrekullueshme për disa prej anëtarëve që të jepnin dëshmi për kthimin e tyre në besim dhe për mënyrën se si e kanë parë Kishën të rritet në Rumani”, thotë Megi. “Ne menjëherë menduam se familja Stanika duhej të përfshihej. I ftuam ata të merrnin pjesë dhe ata u emocionuan!”

Natën e aktivitetit, familja Stanika nuk kishte mbërritur ende kur shkoi ora për të filluar.

“U shqetësuam se nuk do të vinin”, kujton Megi. “Po pikërisht në atë kohë, ata hynë në derë. Familja Stanika dha një dëshmi të bukur për ungjillin dhe Kishën. Ata gjithashtu patën mundësi të shoqëroheshin me anëtarë të tjerë, të cilët nuk i kishin parë prej kohësh.”

Anëtarët e degës i hapën krahët dhe e mirëpritën familjen Stanika. Të dielën e ardhshme, Megi u befasua nga kënaqësia kur e pa Motrën Stanika në kishë.

“Kur e vizitova degën pak muaj më vonë, ajo ende vinte!”, thotë Megi. “Mendoj se rasti për ta dhënë dëshminë e saj dhe për t’u ndier e përfshirë dhe e nevojshme në degë, e ndihmoi vërtet atë.”

Pamja
women talking

4 Ide për Dhënien e Shërbesës nëpërmjet Aktiviteteve të Kishës

  • Planifikoni aktivitete që plotësojnë nevoja: Aktivitetet janë një mënyrë e shkëlqyer për të plotësuar shumë nevoja të ndryshme. Ato mund të planifikohen për të përmbushur nevojat specifike të një individi ose grupi. Ato duhet gjithashtu të plotësojnë nevojat e atyre që marrin pjesë, qoftë nëse nevoja është që ta njohin njëri-tjetrin më mirë, të mësojnë më tepër rreth ungjillit ose të ndiejnë Shpirtin.

  • Ftojini të gjithë: Teksa planifikoni aktivitete, bëni një përpjekje të veçantë për t’i ftuar të gjithë ata që do të kishin dobi nga pjesëmarrja. Mbajini në mendje anëtarët e rinj, anëtarët më pak aktivë, të rinjtë e të rejat, të rinjtë në moshë madhore beqarë, njerëzit me paaftësi dhe njerëzit e besimeve të tjera. Bëjuani ftesën duke pasur parasysh dobinë më të madhe për ta dhe shpreheni faktin që do të donit shumë që ata të vinin.

  • Nxiteni pjesëmarrjen: Ata që ftoni do të përfitojnë më shumë nga aktivitetet nëse kanë mundësinë të marrin pjesë. Një mënyrë për ta nxitur pjesëmarrjen është që t’i bëni individët t’i përdorin dhuratat, aftësitë dhe talentet e tyre gjatë aktivitetit.

  • Mirëpriteni çdokënd: Nëse miqtë tuaj vijnë në një aktivitet, bëni çmos që t’i bëni të ndihen të mirëpritur. Po ashtu, nëse shihni njerëz që nuk i njihni, jini miqësorë dhe mirëpritini edhe ata!