2020
Alma i Riu Pendohet
Korrik 2020


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Alma i Riu Pendohet

Mund të lexosh për këtë histori te Mosia 27.

Pamja
Alma talking with people

Alma ishte biri i profetit. Atij i kishin vënë emrin e babait të tij, por ai nuk i besonte gjërat që jepte mësim i ati. Ai u tha njerëzve se Kisha nuk ishte e vërtetë.

Pamja
angel appearing to Alma and others

Një ditë, një engjëll iu shfaq Almës. Engjëlli i tha Almës të pendohej.

Pamja
Alma looking asleep

Për tri ditë, ishte sikur Alma po flinte. Ai po mendonte për zgjedhjet e tij të këqija.

Pamja
Alma teaching others

Atëherë Alma u lut që të merrte falje. Dhe mori falje! Ai e ndjeu dashurinë e Jezu Krishtit. Alma u zgjua dhe u mësoi të tjerëve rreth mënyrës se si Jezusi e shpëtoi atë.

Pamja
kids in a car

Unë mund të pendohem kur bëj një zgjedhje të gabuar. Jezusi do të jetë gjithmonë atje për mua.

Ilustrimet nga Apryl Stott