2021
Të Dëgjosh për Herë të Parë për Tri Shkallët e Lavdisë
Korrik 2021


Eja, Më Ndiq

Të Dëgjosh për Herë të Parë për Tri Shkallët e Lavdisë

Doktrina e Besëlidhje 76

5–11 Korrik

Pamja
artwork depicting the celestial kingdom

Puna artistike nga Annie Henrie Nader

Seksioni 76 te Doktrina e Besëlidhje sqaron aspekte të rëndësishme të planit të shpëtimit që humbën nga toka gjatë Braktisjes. Për shumë njerëz, të mësosh për këto të vërteta të rivendosura për herë të parë është një përvojë e paharrueshme. Ky ishte rasti i Konit, një e kthyer në besim nga Riçmondi në Virxhinia të SHBA-së.

Ajo kujton: “Gjithmonë e kam parë dashurinë e Perëndisë kur lexoj Biblën, por kurrë nuk mund të gjeja ndonjë kishë që ta jepte mësim atë sipas një mënyre që ta kuptoja. Kur mora mësimet nga misionarët mbi planin e shpëtimit, u ndjeva kaq e përligjur dhe ndjeva një paqe që nuk e kisha ndier kurrë më parë. Mendova me vete: ‘Ky është Ati Qiellor që njoh’. Të mësuarit për shkallët e lavdisë e hapi mendjen time kaq shumë saqë nuk mund të përmbahesha nga entuziazmi për të mësuar më tepër.”

Delfina, një e kthyer në besim nga Parisi, Francë, ka një situatë të vështirë familjare, ndaj kur misionarët i mësuan se familjet mund të jetojnë së bashku në mbretërinë çelestiale, ajo nuk ishte e sigurt nëse e donte vërtet këtë gjë. Megjithatë, ndërsa misionarët vazhduan t’i mësonin asaj për tri shkallët e lavdisë, ajo u ngushëllua. Ajo mësoi se do të mund të jetë me ata që i do, të cilët zgjedhin ta ndjekin ungjillin. Me një kuptueshmëri më të mirë për planin e shpëtimit, ajo tha: “Kjo m’u duk shumë më e drejtë dhe më dha siguri”.

Pamja
article on three degress of glory