2021
T’u Japim Shërbesë Bashkudhëtarëve Tanë
Korrik 2021


Eja, Më Ndiq

T’u Japim Shërbesë Bashkudhëtarëve Tanë

Doktrina e Besëlidhje 81–83

19–25 Korrik

Pamja
a woman comforts another woman in a wheelchair

Ilustrimet nga J. Beth Jepson

“Ndihmo të dobëtit, ngri duart që varen poshtë dhe forco gjunjët e këputur” (Doktrina e Besëlidhje 81:5).

Presidenti Tomas S. Monson: Një Shembull i Dhënies së Shërbesës

Mosha kur u thirr peshkop: 22 vjeç

Numri i anëtarëve të lagjes: mbi 1 000

Numri i vejushave në lagjen e tij: 85

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi se si Peshkop Monsoni u kujdes për vejushat: “Shumë njerëz mund ta dinë se Peshkop Monsoni kur ishte i ri merrte një javë nga pushimet e tij private çdo periudhë Krishtlindjeje për t’i vizituar të gjitha ato tetëdhjetë e pesë vejusha në lagjen e tij. Shumë njerëz mund të mos e dinë se në vitet e para dhurata që do t’iu jepte atyre ishte një nga … pulat e rritura dhe të therura prej tij nga koteci i vet i pulave.”1

Peshkopi Monson kujtoi se si e ndihmoi një çift të moshuarish që kishin nevojë të lyenin shtëpinë: “Në një çast frymëzimi nuk thirra kuorumin e pleqve ose vullnetarë për të përdorur furçat e bojës, por përkundrazi, ndoqa manualin për mirëqenien, thirra pjesëtarët e familjes që jetonin në zona të tjera. Katër dhëndurë dhe katër bijat morën furçat në dorë dhe morën pjesë në projekt.”2 Ky frymëzim e ndihmoi familjen të mblidhej sërish dhe të kujdesej më mirë për pjesëtarët e vet.

“Ne nuk mund ta duam me të vërtetë Perëndinë në qoftë se nuk i duam bashkudhëtarët tanë në këtë udhëtim në vdekshmëri”3. – Presidenti Tomas S. Monson

Pamja
article on ministering

Shënime

  1. Jeffrey R. Holland, “President Thomas S. Monson: Man of Action, Man of Faith, Always ‘on the Lord’s Errand’”, Ensign, shkurt 1986, f. 12–13.

  2. Thomas S. Monson, “The Bishop—Center Stage in Welfare”, Ensign, nëntor 1980, f. 89.

  3. Tomas S. Monson, “Dashuria – Thelbi i Ungjillit”, Liahona, maj 2014, f. 91.