2021
Të Mirëbesosh te Zoti
Korrik 2021


Gratë e Hershme të Rivendosjes

Të Mirëbesosh te Zoti

Ngaqë e njihte Zotin nëpërmjet shkrimeve të shenjta, besimi i thellë i Meri En Jangut i mbajti ndjenjat e saj “mjaft të qeta përmes gjithë stuhisë”1.

Pamja
Mary Ann Angell Young in her garden

Ilustrimi nga Toni Oka

Meri En Einxhëlli ishte me fat që u rrit në një shtëpi që i dha përparësi leximit të shkrimeve të shenjta. Asaj i pëlqenin shumë në veçanti mësimet e Shpëtimtarit.2 Ajo mësoi herët në jetë se mund ta dëgjonte zërin e Zotit nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe të gjente ngushëllim në mësimet e Tij.

Ajo dëgjoi për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit tek predikohej në Rod‑Ajlënd të SHBA-së, në vitin 1831 dhe pasi e lexoi Librin e Mormonit, Meri Eni u kthye në besim në ungjill.

Ajo u shpërngul në Kirtland të Ohajos rreth vitit 1833, ku u takua me Brigam Jangun, me të cilin u martua në fillim të vitit 1834. Për 48 vjetët e ardhme, përmes shumë zhvendosjeve dhe sprovave, Meri En Einxhëll Jangu vazhdoi ta dëgjonte Zotin nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe ta vendoste mirëbesimin e saj të patundur në Të.

Për shembull, bashkëshorti i saj u largua për një mision në Britaninë e Madhe në 1839-ën, vetëm 10 ditë pasi ajo kishte lindur vajzën e tyre, Elisën. Për 20 muajt që pasuan, Meri Eni dhe gjashtë fëmijët e tyre hasën vështirësi. Ata vuajtën nga sëmundje dhe mbijetuan kryesisht me bukë misri, qumësht dhe disa perime të kopshtit.3 Meri Eni arriti të gjente sadopak punë për të përkrahur familjen dhe për t’u kujdesur për veten dhe fëmijët e saj të sëmurë. Sidoqoftë Zoti i ndihmoi ata përgjatë këtyre sprovave. “Është një gjë e mrekullueshme”, i shkroi ajo bashkëshortit, të “mirëbesosh te Zoti.”4

Duke u mbështetur në njohurinë e saj për shkrimet e shenjta, Meri Eni dukej se e kuptonte me bindje të thellë se Zoti ishte përherë me të, e donte atë dhe e kuptonte atë, sidomos gjatë sprovave të saj të shumta. “Na drejtoftë Zoti në të gjitha gjërat dhe na dhëntë ngushëllim në orët më të errëta dhe sprovuese”, ishte lutja e saj5.

Shënime

  1. Letër e Mary Ann Angell Young-ut drejtuar Brigham Young-ut, 30 qershor 1844, Brigham Young Office Files, 1832–1878, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt-Lejk-Siti.

  2. Shih “Biography of Mrs. Mary Ann Young”, Woman’s Exponent, 1 shtator 1887, f. 53–54; Emmeline B. Wells, “In Memoriam”, Woman’s Exponent, 15 korrik 1882, f. 28–29.

  3. Shih Matthew C. Godfrey, “‘You Had Better Let Mrs Young Have Any Thing She Wants’: What a Joseph Smith Pay Order Teaches about the Plight of Missionary Wives in the Early Church”, BYU Studies, vëll. 58, nr. 2 (2019), f. 63–64.

  4. Letër e Mary Ann Angell Young-ut drejtuar Brigham Young-ut, 15 prill 1841, Brigham Young Office Files, 1832–1878, Biblioteka e Historisë së Kishës.

  5. Letër e Mary Ann Angell Young-ut drejtuar Brigham Young-ut, 21 mars 1840, George W. Thatcher Blair Collection, 1837–1988, Biblioteka e Historisë së Kishës.