Eja, Më Ndiq 2024
24–30 Qershor: “Hyni në Prehjen e Zotit”. Alma 13–16


“24–30 Qershor: ‘Hyni në Prehjen e Zotit’. Alma 13–16”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2023)

“24–30 Qershor. Alma 13–16”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2023)

Pamja
Alma dhe Amuleku duke dalë nga burgu

Ilustrim i Almës dhe Amulekut të çliruar nga burgu, nga Andrew Bosley

24–30 Qershor: “Hyni në Prehjen e Zotit”

Alma 13–16

Në shumë mënyra, jeta në Amoniha kishte qenë e mirë si për Amulekun, edhe për Zizromin. Amuleku ishte “një njeri me nam jo të vogël”, me “mjaft farefis dhe miq” dhe “shumë pasuri” (Alma 10:4). Zizromi ishte një ekspert i ligjit i cili kishte “shumë punë” (Alma 10:31). Më pas, Alma mbërriti me një ftesë që ata të pendoheshin dhe të “hynin në prehjen e Zotit” (Alma 13:16). Për Amulekun, Zizromin dhe të tjerët, pranimi i kësaj ftese kërkonte sakrificë dhe madje çoi pothuajse në fatkeqësi të padurueshme.

Por sigurisht, historia nuk mbaron atje. Tek Alma 13–16, ne mësojmë atë që u ndodh përfundimisht njerëzve që besojnë “në fuqinë e Krishtit për shpëtim” (Alma 15:6). Ndonjëherë ndodh çlirimi, ndonjëherë shërimi dhe ndonjëherë gjërat nuk bëhen aspak më të lehta në këtë jetë. Por përherë, “Zoti [e] pranon [popullin e Tij] te vetja e tij, në lavdi” (Alma 14:11). Përherë, Zoti jep “fuqi, sipas besimit [tonë] … në Krisht” (Alma 14:28). Dhe përherë, ai besim na jep “shpresë se [ne] do të fito[jmë] jetë të përjetshme” (Alma 13:29). Teksa i lexoni këta kapituj, ju mund të gjeni ngushëllim në këto premtime dhe mund të arrini ta kuptoni më mirë atë që donte të thoshte Alma kur foli për hyrjen në “prehjen e Zotit” (Alma 13:16).

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Alma 13:1–19

Pamja
ikona e seminarit
Ordinancat e priftërisë më drejtojnë te Jezu Krishti për shëlbim.

Fjalët e Almës tek Alma 13 zbulojnë të vërteta të fuqishme rreth fuqisë së priftërisë të Perëndisë dhe qëllimit të saj: të na përgatitë të hyjmë në “prehjen e Zotit” ose në jetën e përjetshme (Alma 13:16). Mbase mund të shkruani të paktën nga një të vërtetë për çdo varg tek Alma 13:1–19. Ja ku janë disa ide për të filluar:

Vargu 1.Priftëria quhet edhe “urdhri [i] Birit të [Perëndisë]” (shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 107:1–4).

Vargu 2.Perëndia shuguron priftërinj për t’i ndihmuar njerëzit që të shohin te Biri i Tij për shëlbim.

Çfarë tjetër gjeni? Si ndiheni rreth priftërisë kur i përsiatni këto të vërteta?

A i keni menduar ndonjëherë ordinancat e priftërisë si dhuratë nga Perëndia për t’ju ndihmuar që ta “pris[ni] Birin e tij për shëlbim”? (Vargu 2; shihni edhe vargun 16.) Ndoshta mund të bëni një listë me ordinancat që keni marrë, të tilla si pagëzimi, konfirmimi, sakramenti, veçimi për një thirrje, një bekim për ngushëllim ose shërim, një bekim patriarkal dhe ordinancat e tempullit. Përsiatni për përvojat tuaja me ordinanca si këto. Merreni parasysh simbolikën e përfshirë dhe Shpirtin që ndiet. Si ju drejton secila nga këto ordinanca te Jezu Krishti për shëlbim?

Disa njerëz gabimisht besojnë se ordinancat dhe autoriteti i priftërisë për t’i kryer ato, nuk janë të nevojshme. Si do t’i përgjigjeshit kësaj ideje? Ja dy mesazhe nga konferenca e përgjithshme që mund t’i shtojnë informacion mendimit tuaj, zgjidhni njërin dhe shkruani çfarëdo përgjigje që ju vjen: Rasëll M. Nelson, “Thesaret Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2019, f. 76–79; Dejll G. Renland, “Priftëria dhe Fuqia Shlyese e Shpëtimtarit”, Liahona, nëntor 2017, f. 64–67.

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 84:19–22; Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Covenant” [“Besëlidhje”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Pamja
të rinj te tryeza e sakramentit

Ordinancat e priftërisë na ndihmojnë të shohim te Jezu Krishti për shëlbim.

Alma 13

Zoti më fton të hyj në prehjen e Tij.

Ftesa që të “hyj[më] në prehjen e Zotit” (Alma 13:16) përsëritet shpesh tek Alma 13. Ndoshta mund të kërkoni çdo varg ku shfaqet fjala “prehje” dhe të përsiatni se çfarë ju mëson secili varg për atë që mund të nënkuptojë fraza “prehjen e Zotit”. Ku ndryshon ajo nga prehja fizike? Si e gjejmë atë?

Shihni edhe te Rasëll M. Nelson, “Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje”, Liahona, nëntor 2022, f. 95–98; “Te Jezusi t’Vini”, Himne, nr. 61.

Alma 14

Në kohë vuajtjeje, duhet t’i mirëbesojmë Zotit.

Ju mund ta pyesni veten, siç bëjnë shumë njerëz, se përse u ndodhin gjëra të tmerrshme njerëzve që po përpiqen të jetojnë me drejtësi. Mund të mos i gjeni të gjitha përgjigjet për këtë pyetje të vështirë tek Alma 14, por ka shumë për të mësuar nga mënyra se si Alma dhe Amuleku reaguan ndaj tragjedisë. Çfarë mësoni nga fjalët dhe veprimet e tyre për arsyen pse Zoti ndonjëherë lejon që njerëzit e drejtë të vuajnë? Çfarë këshille mund të na japin Alma dhe Amuleku kur përjetojmë sprova të vështira?

Shihni edhe te Romakëve 8:35–39; 1 Pjetër 4:12–14; Doktrina e Besëlidhje 122:5–9; Dejll G. Renland, “Padrejtësia Ndërkryese”, Liahona, maj 2021, f. 41–45.

Jini gjithnjë gati. Çastet e mësimdhënies kalojnë shpejt, prandaj përfitoni prej tyre kur ato vijnë. Një tragjedi në botë, për shembull, mund të jetë një rast për të folur mbi parimet nga Alma 14 rreth arsyes përse Zoti ndonjëherë lejon që të pafajshmit të vuajnë.

Alma 15:16, 18

Dishepullimi kërkon sakrificë.

Mund të jetë interesante të bëni një listë të gjërave nga të cilat hoqi dorë Amuleku për ta përqafuar ungjillin (shihni tek Alma 10:4–5; 15:16) dhe ta krahasoni atë me një listë të gjërave që fitoi (shihni tek Alma 15:18; 16:13–15; 34:8). Çfarë jeni të gatshëm të sakrifikoni që të bëheni dishepull/e më besnik/e i/e Jezu Krishtit?

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistave Liahona dhe Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Për shkak se kjo e diel është e diela e pestë e muajit, mësuesit/et e Fillores nxiten të përdorin veprimtaritë e të mësuarit te “Shtojca B: Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë”.

Alma 13:1–2, 16

Fuqia e priftërisë më ndihmon të vij më afër Krishtit.

  • Një mënyrë për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kuptojnë se si na drejton te Krishti fuqia e priftërisë, është t’u tregoni atyre figura të mënyrave se si përdoret fuqia e priftërisë (shihni te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 103–110). Fëmijët tuaj mund t’ju ndihmojnë të mendoni mënyra se si e përdori Jezusi fuqinë e Tij (shihni, për shembull, te Mateu 26:26–28; Marku 5:22–24, 35–43; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 38–41). Më pas mund të lexoni tek Alma 13:2 së bashku dhe të bisedoni rreth mënyrës se si fuqia e priftërisë na ndihmon “ta pr[esim] Birin e [Perëndisë]” dhe të bëhemi si Ai.

    Pamja
    pagëzimi
    Pamja
    Jezusi duke Shuguruar Apostujt
  • Pse na dha Perëndia ordinanca të priftërisë? Ndihmojini fëmijët tuaj të gjejnë një përgjigje tek Alma 13:16. Nëse u nevojitet ndihmë për të ditur se çfarë është një ordinancë, ka lista te Manuali i Përgjithshëm, 18.1 dhe 18.2. Ndoshta ju dhe fëmijët tuaj mund të bisedoni rreth përvojave tuaja me marrjen e këtyre ordinancave. Si na ndihmojnë ato “ta pr[esim] [Jezu Krishtin] me padurim për një heqje të mëkateve … t[ona]”? Një këngë si “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53) mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj të mendojnë arsye të tjera për të cilat të jenë falënderues për ordinancat e priftërisë.

Alma 13:10–12

Jezu Krishti mund të më bëjë të pastër.

  • Pasi t’i lexoni këto vargje së bashku, merrni parasysh mënyra për t’i ndihmuar fëmijët tuaj ta përfytyrojnë atë që u mësojnë ato. Ndoshta mund të lani diçka së bashku. Si ndihemi kur jemi të papastër? Si ndihemi kur bëhemi përsëri të pastër? Si janë këto ndjenja të ngjashme me atë që ndiejmë kur mëkatojmë dhe më pas pendohemi e bëhemi të pastër nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit?

Alma 14:18–29

Ati Qiellor më forcon kur kam besim te Jezu Krishti.

  • Faqja e veprimtarisë së kësaj jave mund t’ju ndihmojë ju ose fëmijët tuaj të thoni tregimin tek Alma 14:18–29 (shihni edhe pjesën “Kapitulli 22: Misioni i Almës në Amoniha”, Tregime të Librit të Mormonit, f. 58–63). Theksoni se Almës dhe Amulekut u ishte dhënë forcë për shkak të “besimit [të tyre] që [ishte] në Krisht” (Alma 14:26). Mund të flisni edhe për një rast kur Perëndia ju dha forcë “sipas besimit [tuaj]”. Si mund të jemi besnikë sikurse Alma dhe Amuleku?

Alma 15:3–12

Jezu Krishti mund të ndryshojë zemrat.

  • Ndryshimi i zemrës së Zizromit nëpërmjet Jezu Krishtit është frymëzues. Merreni parasysh ta përsëritni me fëmijët atë që mësuan javën e kaluar për Zizromin. Më pas mund të lexoni së bashku tek Alma 15:3–12 për të zbuluar se si ndryshoi ai. Çfarë mësojmë nga përvoja e Zizromit rreth fuqisë së Zotit? (Shihni “Zeezrom Is Healed and Baptized” [“Zizromi Shërohet dhe Pagëzohet”] [material filmik], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
Alma dhe Amuleku në burg

Alma and Amulek in Prison [Alma dhe Amuleku në Burg], nga Gary L. Kapp