Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 22: Misioni i Almës në Amoniha


Kapitulli 22

Misioni i Almës në Amoniha

Pamja
Alma dhe Nefiha

Alma u shqetësua për ligësinë e nefitëve, kështu që ai vendosi ta kalojë gjithë kohën e tij duke predikuar ungjillin. Ai zgjodhi Nefihan për ta zëvendësuar si kryegjykatës.

Pamja
Alma i ulur në tokë

Alma e dha mësim ungjillin në të gjithë vendin. Kur u përpoq të predikonte në Amoniha, njerëzit nuk deshën ta dëgjonin. Ata e flakën jashtë qytetit.

Pamja
Alma

Alma qe i mërzitur që populli i Amonihës ishte kaq i lig. Ai u largua për të shkuar në një qytet tjetër.

Pamja
engjëll duke i folur Almës

Një engjëll iu shfaq dhe e ngushëlloi Almën. Engjëlli i tha atij të kthehej prapë në Amoniha dhe të predikonte përsëri. Alma nxitoi të kthehej.

Pamja
Alma duke i kërkuar ushqim një burri

Alma qe i uritur. Kur hyri në qytet, ai i kërkoi ushqim një burri. Një engjëll i kishte thënë burrit që Alma do të vinte dhe që Alma ishte një profet i Perëndisë.

Pamja
Amuleku duke i dhënë ushqim Almës

Ky burrë, Amuleku, e mori Almën në shtëpinë e tij dhe i dha për të ngrënë. Alma qëndroi me Amulekun dhe familjen e tij për shumë ditë. Ai e falënderoi Perëndinë për familjen e Amulekut dhe i bekoi ata.

Pamja
Alma dhe Amuleku duke biseduar

Alma i tregoi Amulekut rreth thirrjes së tij për të mësuar popullin e Amonihës. Amuleku shkoi me Almën për të mësuar popullin. Fryma e Shenjtë i ndihmoi ata.

Pamja
Alma duke predikuar

Alma u tha njerëzve të pendoheshin ose Perëndia do t’i shkatërronte ata. Ai tha se Jezu Krishti do të vinte dhe do t’i shpëtonte ata që kishin besim në Të dhe pendoheshin.

Pamja
njerëz të zemëruar me Almën

Njerëzit e Amonihës u zemëruan. Ata u përpoqën ta futnin Almën në burg, por Zoti e mbrojti atë.

Pamja
Amuleku dhe Alma duke dhënë mësim

Më pas, Amuleku filloi të japë mësim. Shumë nga njerëzit e njihnin Amulekun; ai nuk ishte një i huaj siç ishte Alma. Ai u tregoi atyre rreth engjëllit që kishte parë.

Pamja
Amuleku dhe Alma

Amuleku tha se Alma ishte një profet i Perëndisë dhe thoshte të vërtetën. Njerëzit u habitën kur dëgjuan dëshminë e Amulekut.

Pamja
Zizromi me Amulekun dhe Almën

Disa njerëz u zemëruan, veçanërisht një njeri i lig i quajtur Zizrom. Ata u përpoqën ta futnin në kurth Amulekun me pyetje, por ai u tha se e dinte planin e tyre.

Pamja
Zizromi duke folur me Almën

Zizromi donte ta shkatërronte çdo gjë të mirë. Ai shkaktonte probleme dhe pastaj njerëzit i paguanin atij para për të zgjidhur problemet që kishte krijuar.

Pamja
Zizromi me Amulekun dhe Almën

Zizromi nuk mundi ta fuste në kurth Amulekun, kështu që i ofroi para për të thënë se nuk ka Perëndi. Amuleku e dinte se Perëndia jeton dhe tha se Zizromi e dinte atë gjithashtu, por i donte paratë më shumë se Perëndinë.

Pamja
Zizromi dhe të tjerë

Atëherë Amuleku e mësoi Zizromin rreth Jezusit e rreth Ringjalljes dhe jetës së përjetshme. Njerëzit u habitën. Zizromi filloi të dridhej nga frika.

Pamja
Alma duke i dhënë mësim Zizromit

Zizromi e dinte se Alma dhe Amuleku kishin fuqinë e Perëndisë, sepse ata i dinin mendimet e tij. Zizromi bënte pyetje dhe dëgjonte teksa Alma i mësonte ungjillin.

Pamja
familje duke lexuar shkrimet e shenjta

Disa njerëz i besuan Almën dhe Amulekun dhe filluan të pendoheshin e t’i studionin shkrimet e shenjta.

Pamja
Alma dhe Amuleku të lidhur

Por shumica e njerëzve donin t’i vrisnin Almën dhe Amulekun. Ata i lidhën të dy burrat dhe i çuan te kryegjykatësi.

Pamja
Zizromi duke mbrojtur Almën dhe Amulekun

Zizromit i erdhi keq që ishte treguar i lig dhe u kishte mësuar njerëzve gënjeshtra. Ai iu lut njerëzve që t’i linin të iknin Almën dhe Amulekun.

Pamja
besimtarët flaken jashtë qytetit

Zizromin dhe njerëz të tjerë që besuan mësimet e Almës dhe Amulekut, i flakën jashtë qytetit. Njerëzit e ligj hodhën gurë mbi ta.

Pamja
burra duke djegur gra dhe shkrime të shenjta

Atëherë njerëzit e ligj mblodhën gratë dhe fëmijët që besonin, dhe i flakën në zjarr së bashku me shkrimet e tyre të shenjta.

Pamja
Alma dhe Amuleku duke parë zjarrin

Almën dhe Amulekun i detyruan të vështronin gratë dhe fëmijët që vdisnin në zjarr. Amuleku donte të përdorte fuqinë e Perëndisë për t’i shpëtuar ata.

Pamja
Alma duke folur me Amulekun

Por Alma i tha Amulekut që ai nuk do ta ndalonte vrasjen sepse njerëzit që po vdisnin, shpejt do të ishin me Perëndinë dhe njerëzit e ligj do të ndëshkoheshin.

Pamja
Almën duke e goditur me grusht

Kryegjykatësi i goditi me grusht disa herë Almën dhe Amulekun dhe i talli ata për shkak se nuk i kishin shpëtuar gratë dhe fëmijët që po digjeshin. Pastaj i futi në burg.

Pamja
Alma dhe Amuleku në burg

Njerëz të tjerë të ligj shkuan në burg dhe abuzuan me Almën dhe Amulekun në shumë mënyra, duke përfshirë lënien pa bukë dhe duke pështyrë mbi ta.

Pamja
kryegjykatësi me Almën dhe Amulekun

Kryegjykatësi tha se nëse Alma dhe Amuleku do ta përdornin fuqinë e Perëndisë për t’u çliruar, do të besonte. Ai i goditi ata përsëri.

Pamja
Alma dhe Amuleku duke u lutur

Alma dhe Amuleku u ngritën. Alma u lut dhe i kërkoi Perëndisë t’i bënte të fortë për shkak të besimit të tyre në Krisht.

Pamja
Alma dhe Amuleku duke këputur litarët

Fuqia e Perëndisë i mbushi Almën dhe Amulekun dhe ata i këputën litarët që i mbanin të lidhur. Njerëzit e ligj ishin të trembur dhe u përpoqën të vraponin por u rrëzuan.

Pamja
muret e burgut duke u shembur

Toka u drodh dhe muret e burgut ranë mbi të ligjtë. Zoti e mbrojti Almën dhe Amulekun dhe nuk u plagosën.

Pamja
Alma dhe Amuleku duke dalë nga burgu i shkatërruar

Njerëzit e Amonihës erdhën për të parë se ç’kishte ndodhur. Kur ata panë Almën dhe Amulekun duke ecur jashtë mureve të shkatërruara të burgut, ata u trembën dhe ia mbathën.

Pamja
Alma dhe Amuleku

Zoti i tha Almës dhe Amulekut të shkonin në Sidom. Atje ata gjetën njerëz të drejtë. Zizromi qe atje gjithashtu dhe ishte shumë i sëmurë.

Pamja
Alma duke bekuar Zizromin

Zizromi u gëzua që pa Almën dhe Amulekun. Ai ishte shqetësuar se mos ata i kishin vrarë për shkak të asaj që kishte bërë ai. Ai u kërkoi atyre ta shëronin.

Pamja
Zizromi

Zizromi besoi në Jezu Krisht dhe u pendua për mëkatet e tij. Kur Alma u lut për të, Zizromi u shërua menjëherë.

Pamja
Zizromi duke u pagëzuar

Zizromi u pagëzua dhe filloi të predikonte ungjillin. Shumë të tjerë u pagëzuan gjithashtu.

Pamja
trupa të pajetë në rrugë

Njerëzit e ligj të Amonihës u vranë të gjithë nga një ushtri lamanite, ashtu siç kishte profetizuar Alma.