Eja, Më Ndiq 2024
30 Shtator – 6 Tetor: “Unë Jam Ligji dhe Drita”. 3 Nefi 12–16


“30 Shtator – 6 Tetor: ‘Unë Jam Ligji dhe Drita’. 3 Nefi 12–16”, Eja Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2023)

“30 Shtator – 6 Tetor. 3 Nefi 12–16”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2023)

Pamja
Jezusi duke treguar Dymbëdhjetë Apostujt

Third Nephi: These Twelve Whom I Have Chosen [Tre Nefi: Këta të Dymbëdhjetë të Cilët Unë i Kam Zgjedhur], nga Gary L. Kapp

30 Shtator – 6 Tetor: “Unë Jam Ligji dhe Drita”

3 Nefi 12–16

Ashtu si dishepujt e Jezusit që u mblodhën në Galile për të dëgjuar Predikimin në Mal, njerëzit të cilët u mblodhën tek tempulli në [tokën] Begati, e kishin jetuar ligjin e Moisiut. Ata e kishin ndjekur atë ligj sepse i drejtonte shpirtrat e tyre te Krishti (shihni te Jakobi [LiM] 4:5) dhe tani Krishti qëndronte përpara tyre, duke u shpallur një ligj më të lartë. Por edhe ata prej nesh që kurrë nuk e kanë jetuar ligjin e Moisiut, mund të dallojnë se standardi që Jezusi vendosi për dishepujt e Tij, është një standard i lartë. “Unë do të doja që ju të jeni të përkryer”, shpalli Ai (3 Nefi 12:48). Nëse kjo ju bën të ndiheni të papërshtatshëm, kujtoni se Jezusi gjithashtu tha: “Të bekuar janë skamësit në shpirt, që vijnë tek unë, pasi e tyre është mbretëria e qiellit” (3 Nefi 12:3). Ky ligj më i lartë është një ftesë, një mënyrë tjetër për të thënë: “Ejani tek unë dhe shpëtohuni” (3 Nefi 12:20). Ashtu si ligji i Moisiut, ky ligj na tregon udhën drejt Krishtit, të Vetmit që mund të na shpëtojë dhe përsosë. “Vini re”, tha Ai, “unë jam ligji dhe drita. Shikoni tek unë dhe duroni deri në fund, dhe do të jetoni” (3 Nefi 15:9).

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

3 Nefi 12–14

Pamja
ikona e seminarit
Unë mund të jem një dishepull/e i/ vërtetë i/e Jezu Krishtit.

Ja një mënyrë për ta studiuar dhe zbatuar atë që Shpëtimtari dha mësim te 3 Nefi 12–14: Zgjidhni një grup vargjesh dhe shihni nëse mund t’i përmblidhni ato me një fjali që fillon me fjalët “Dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit …” Për shembull, një përmbledhje e vargjeve te 3 Nefi 13:1–8 mund të jetë: “Dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit nuk kërkojnë lavdërim publik ngaqë bëjnë mirë”. Provojeni me këto fragmente:

Pasi t’i lexoni këto vargje, çfarë ndiheni i/e frymëzuar të bëni për ta ndjekur Jezu Krishtin?

Urdhërimi te 3 Nefi 12:48 mund të duket tronditës – madje i pamundur. Çfarë mësoni nga mesazhi i Plakut Xhefri R. Holland “Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht” (Liahona, nëntor 2017, f. 40–42) që ju ndihmon t’i kuptoni fjalët e Shpëtimtarit në këtë varg? Sipas vargjeve te Moroni 10:32–33, çfarë e bën të mundur që të jemi të përsosur si Shpëtimtari?

Shihni edhe Dallin H. Oaks, “The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 32–34; “Zot, Un’ Ty do të t’Ndjek”, Himne, nr. 137; “Jesus Christ Teaches How to Live the Higher Law” [“Jezu Krishti Jep Mësim si të Jetohet Ligji më i Lartë”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Përdorni mësime me sende. Shpëtimtari dha mësim të vërteta të thella duke iu referuar sendeve të njohura. Ju mund të bëni diçka të ngjashme ndërkohë që studioni ose jepni mësim rreth kapitullit 3 Nefi 12. Të parit e kripës ose mbajtja e pak kripe në dorë, e një qiriri ose e një palltoje mund ta zgjerojë një diskutim rreth të vërtetave të përjetshme që dha mësim Shpëtimtari.

3 Nefi 12:1–215:23–2416:1–6

Lum ata që besojnë pa parë.

Shumë pak fëmijë të Perëndisë e kanë parë Shpëtimtarin dhe e kanë dëgjuar zërin e Tij, sikurse bënë njerëzit në [tokën] Begati. Shumica prej nesh janë më të ngjashëm me njerëzit e përshkruar te 3 Nefi 12:2, 15:23 dhe 16:4–6. Çfarë premtimesh u bëhen njerëzve të tillë në këto vargje? Si janë përmbushur këto premtime në jetën tuaj?

Shihni edhe te Gjoni 20:26–29; 2 Nefi 26:12–13; Alma 32:16–18.

3 Nefi 12:21–30; 13:1–8, 16–18; 14:21–23

Unë mund të përpiqem që t’i pastroj dëshirat e zemrës sime.

Një temë që mund ta vini re në këta kapituj, është ftesa e Shpëtimtarit për të jetuar një ligj më të lartë – të jemi të drejtë jo vetëm në veprimet tona, por edhe në zemrën tonë. Kërkojeni këtë temë kur Shpëtimtari flet për grindjen (3 Nefi 12:21–26), imoralitetin (3 Nefi 12:27–30), lutjen (3 Nefi 13:5–8) dhe agjërimin (3 Nefi 13:16–18). Çfarë shembuj të tjerë mund të gjeni? Çfarë mund të bëni për t’i bërë të dëlira dëshirat e zemrës suaj?

3 Nefi 14:7–11

Ati Qiellor do të më japë gjëra të mira kur lyp, kërkoj dhe trokas.

Ndërsa e lexoni ftesën e Shpëtimtarit te 3 Nefi 14:7–11 për të lypur, kërkuar dhe trokitur, përsiatni cilat “gjëra të mira” mund të dëshirojë Ai që ju t’i kërkoni. Shkrimet e tjera të shenjta vijuese mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se si të lypni, kërkoni dhe trokitni. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë që të shpjegojnë arsyen përse disa lutje nuk marrin përgjigje sipas mënyrës që e pritni: Isaia 55:8–9; Helamani 10:4–5; Moroni 7:26–27, 33, 37 dhe Doktrina e Besëlidhje 9:7–9; 88:64. Si mund të ndikojnë këto fragmente te mënyra se si lypni, kërkoni dhe trokitni?

Shihni edhe Milton Kamargo, “Lypni, Kërkoni dhe Trokitni”, Liahona, nëntor 2020, f. 106–108.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

3 Nefi 12:14–16

Unë mund të jem një shembull i mirë duke e ndjekur Jezusin.

  • Ndonjëherë fëmijët mund të mos e kuptojnë se sa shumë shembujt e tyre mund t’i bekojnë të tjerët. Përdorini vargjet te 3 Nefi 12:14–16 për t’i nxitur ata ta lënë të shndritë dritën e tyre. Për shembull, kur të lexoni “ju” ose “juaj” në këto vargje, kërkojuni fëmijëve tuaj ta drejtojnë gishtin nga vetja. Tregojuni fëmijëve për dritën që shihni tek ata kur e ndjekin Jezu Krishtin dhe si ju frymëzon kjo që ta ndiqni Atë gjithashtu. Gjithashtu mund të këndoni së bashku një këngë që i nxit fëmijët të ndriçojnë si një dritë, të tillë si “Un’ Jam si një Yll” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 84).

  • Për t’i nxitur fëmijët tuaj që të mos e fshehin dritën e tyre (shihni te 3 Nefi 12:15), lërini ata ta fshehin ose mbulojnë një llambë ose një dritë tjetër me radhë. Ata mund t’ia heqin mbulesën dritës sa herë që përmendin diçka që mund të bëjnë për të qenë një shembull i mirë për të tjerët.

3 Nefi 13:19–21

“Mblidhni thesare për veten tuaj në qiell.”

  • Leximi i këtyre vargjeve mund të nxitë një diskutim rreth gjërave që i ruajmë si thesar. Ndoshta mund t’i udhëhiqni fëmijët tuaj në një gjueti thesari për të gjetur gjëra që u kujtojnë atyre thesare me vlerë të përjetshme.

3 Nefi 14:7–11

Ati Qiellor u përgjigjet lutjeve të mia.

  • Ndërsa lexoni te 3 Nefi 14:7, fëmijët tuaj mund të bëjnë veprime që përfaqësojnë secilën prej ftesave të Shpëtimtarit në këtë varg. Për shembull, ata mund të ngrenë dorën (të pyesin), të bëjnë dylbi me duart e tyre (të kërkojnë) ose të hiqen sikur po trokasin në derë (të trokasin). Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për gjëra që mund të thonë dhe mund t’i kërkojnë në lutjet e tyre.

  • Fëmijëve tuaj mund t’u pëlqejë një lojë në të cilën ata kërkojnë diçka dhe marrin diçka tërësisht të ndryshme. Te 3 Nefi 14:7–11, çfarë dëshironte Shpëtimtari që ne të dinim rreth Atit tonë në Qiell?

3 Nefi 14:21–27; 15:1

Shpëtimtari dëshiron që unë ta dëgjoj dhe të bëj atë që Ai jep mësim.

  • Mendoni për mënyra se si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të përfytyrojnë shëmbëlltyrën në këto vargje. Ndoshta ata mund të vizatojnë figura, të bëjnë veprime ose të ndërtojnë gjëra mbi themele të ngurta dhe prej rëre. Ata gjithashtu mund t’i zëvendësojnë emrat e tyre me “njeri[un e] urtë” ndërsa lexojnë te 3 Nefi 14:24–27 ose të këndojnë këngën “Burri i Urt’ dhe Burri Pa Mend” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 132). Ose mund të ngrihen në këmbë sa herë që dëgjojnë foljen “bën, vë në zbatim ose zbaton” te 3 Nefi 14:21–27 dhe 15:1.

  • Ja tek është një mësim me sende që mund ta provoni: kërkojuni fëmijëve tuaj të imagjinojnë sikur njëra nga këmbët e tyre përfaqëson dëgjimin e fjalëve të Shpëtimtarit dhe tjetra simbolizon bërjen e gjërave që dha mësim Shpëtimtari. Ftojini fëmijët tuaj të provojnë të mbajnë ekuilibrin vetëm mbi këmbën e “dëgjimit”. Çfarë do të ndodhte nëse një erë e fortë do të frynte nëpër dhomë? Më pas ju dhe fëmijët tuaj mund të kërkoni gjëra specifike që na mësoi Shpëtimtari të bëjmë: shihni te 3 Nefi 12:3–12, 21–26; 13:5–8.

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
Jezusi duke u dhënë mësim nefitëve

The Savior’s Visit to the People in America [Vizita e Shpëtimtarit te Njerëzit në Amerikë], nga Glen S. Hopkinson.