Seminari
8. Martesa dhe Familja


8. Martesa dhe Familja, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018)

8. Martesa dhe Familja

Pamja
njerëz jashtë tempullit

8.1. Martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia dhe familja është qendrore për planin e Tij të shpëtimit dhe për lumturinë tonë (shih Zanafilla 2:24; DeB 49:15–17). Vetëm nëpërmjet hyrjes në besëlidhjen e martesës çelestiale dhe mbajtjes së saj besnikërisht, munden që një burrë e një grua ta përmbushin potencialin e tyre të përjetshëm hyjnor (shih 1 Korintasve 11:11; DeB 131:1–4).

8.2. Perëndia i ka urdhëruar fëmijët e Tij që të shumohen dhe ta mbushin tokën (shih Zanafilla 1:28). Fuqitë e shenjta të krijimit të jetës duhet të përdoren vetëm midis një burri dhe një gruaje, të cilët janë martuar ligjërisht si bashkëshort e bashkëshorte (shih Zanafilla 39:9; Alma 39:9). Bashkëshorti dhe bashkëshortja kanë një përgjegjësi solemne që ta duan dhe të përkujdesen për njëri-tjetrin dhe për fëmijët e tyre. Prindërit duhet t’i rritin fëmijët e tyre me dashuri e drejtësi dhe të sigurojnë për nevojat e tyre fizike e shpirtërore.

8.3. Lumturia në jetën familjare ka më tepër gjasë të arrihet më mirë kur bazohet në mësimet e Zotit Jezu Krisht. Nëpërmjet planit hyjnor, etërit duhet t’i kryesojnë familjet e tyre me dashuri e drejtësi dhe të sigurojnë gjërat e nevojshme të jetës. Nënat janë kryesisht përgjegjëse për edukimin e fëmijëve të tyre. Në këto përgjegjësi të shenjta, etërit dhe nënat kanë detyrim ta ndihmojnë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë.

8.4. Plani hyjnor i lumturisë bën të mundur që marrëdhëniet familjare të vazhdojnë përtej varrit. Toka u krijua dhe ungjilli u zbulua me qëllim që familjet të mund të krijoheshin, vuloseshin dhe ekzaltoheshin përjetësisht. Nëpërmjet historisë familjare dhe shërbimit në tempull, ne mund t’i bëjmë ordinancat dhe besëlidhjet e ungjillit të vlefshme për paraardhësit tanë (shih Malakia 4:5–6).

(Përshtatur nga “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”,Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 129.)

Referenca përkatëse: Moisiu 1:39; Zanafilla 1:26–27; Eksodi 20:3–17; Mateu 16:15–19; Gjoni 17:3; 1 Korintasve 6:19–20; 2 Nefi 2:22–25; Mosia 2:41; Alma 41:10; DeB 84:20–22

Tema përkatëse: Plani i Shpëtimit; Urdhërimet