Seminari
Hyrje në Zotërimin Doktrinor


Hyrje në Zotërimin Doktrinor, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018)

Hyrje në Zotërimin Doktrinor

Pamja
të rinj e të reja duke biseduar

Në Librin e Mormonit, profeti Helaman u dha mësim bijve të tij: “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që është Krishti, biri i Perëndisë, që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj” (Helamani 5:12). Ndërtimi i një themeli mbi Jezu Krishtin – që përfshin arritjen për ta kuptuar e besuar doktrinën e Tij dhe për të jetuar sipas asaj doktrine – do ta forcojë kthimin tonë në besim dhe zotimin tonë si dishepuj të Tij, do të na mbrojë kundrejt ndikimeve të kundërshtarit dhe do të na ndihmojë që ta bekojmë jetën e të tjerëve.

Një nga mënyrat se si e kryejmë këtë, është me anë të studimit së bashku në klasë të shkrimeve të shenjta sipas radhës. Një mënyrë tjetër se si e ndërtojmë themelin tonë mbi Jezu Krishtin dhe doktrinën e Tij, është nëpërmjet një përpjekjeje të quajtur Zotërimi Doktrinor.

Zotërimi Doktrinor përqendrohet mbi dy rezultate:

  1. Mësimin dhe zbatimin e parimeve hyjnore që të marrim njohuri shpirtërore

    Ati Qiellor ka dhënë nëpërmjet zbulesës parime që të marrim njohuri shpirtërore. Këto parime përfshijnë të vepruarin me besim, shqyrtimin e koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm dhe kërkimin e kuptueshmërisë së mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore. Ne zhvillojmë zotërim doktrinor kur i vëmë në zbatim këto parime gjatë orës mësimore dhe jashtë saj dhe kërkojmë përgjigje për pyetjet doktrinore dhe historike në një mënyrë që e fton Frymën e Shenjtë për ta forcuar besimin tonë në Jezu Krisht dhe në doktrinën e Tij.

  2. Zotërimin e doktrinës së ungjillit të Jezu Krishtit dhe të fragmenteve të shkrimeve të shenjta në të cilat jepet mësim ajo doktrinë

    Ky rezultat i Zotërimit Doktrinor arrihet nëpërmjet:

    1. Zhvillimit të një kuptueshmërie më të thellë për secilën nga nëntë temat vijuese doktrinore:

      • Kreu-Perëndi

      • Plani i shpëtimit

      • Shlyerja e Jezu Krishtit

      • Rivendosja

      • Profetët dhe zbulesa

      • Priftëria dhe çelësat e priftërisë

      • Ordinancat dhe besëlidhjet

      • Martesa dhe familja

      • Urdhërimet

    2. Kuptueshmërisë së thënieve kyç të doktrinës të përcaktuara te pjesa “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” e këtij dokumenti dhe te secila prej nëntë temave doktrinore.

    3. Njohjes se si thëniet kyç të doktrinës jepen mësim në fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe të qenit në gjendje për t’i kujtuar e gjetur ato fragmente.

    4. Shpjegimit të secilës thënie kyç të doktrinës me qartësi, duke përdorur fragmentet shoqëruese të zotërimit doktrinor.

    5. Zbatimit të doktrinës së ungjillit të Jezu Krishtit në zgjedhjet tona të përditshme dhe në përgjigjet tona ndaj çështjeve dhe pyetjeve doktrinore, shoqërore dhe historike.