Seminari
9. Urdhërimet


9. Urdhërimet, Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018)

9. Urdhërimet

Pamja
një burrë duke paguar të dhjetën

9.1. Urdhërimet janë ligje dhe kërkesa që Perëndia i jep për të na ndihmuar të përparojmë dhe të bëhemi si Ai. Urdhërimet janë një shfaqje e dashurisë së Perëndisë për ne. Ne e shfaqim dashurinë tonë për Të nëpërmjet zbatimit të urdhërimeve të Tij (shih Gjoni 14:15). Zbatimi i urdhërimeve do të sjellë gjithmonë lumturi dhe bekime nga Zoti (shih Mosia 2:41; Alma 41:10). Perëndia nuk do të na japë një urdhërim pa përgatitur një udhë që ne t’i bindemi atij (shih 1 Nefi 3:7).

9.2. Dy urdhërimet më madhore dhe më themelore janë: “Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. … Dhe … duaje të afërmin tënd porsi vetveten” (shih Mateu 22:36–39). Ne mund ta duam dhe t’i shërbejmë Perëndisë duke zgjedhur që t’i duam të tjerët dhe t’u shërbejmë të tjerëve (shih Mosia 2:17; Moroni 7:45, 47–48).

9.3. Një nga urdhërimet më të hershme, të dhëna njeriut, ishte që ta mbante të shenjtë ditën e Shabatit. Perëndia i urdhëron fëmijët e Tij që ta nderojnë Atë duke e bërë vullnetin e Tij në vend të vullnetit të tyre në Shabat dhe u Ai premton bekime të mëdha atyre që e mbajnë të shenjtë ditën e Tij (shih Isaia 58:13–14).

9.4. Dhjetë Urdhërimet janë pjesë jetike e ungjillit dhe janë parime të përjetshme që janë të nevojshme për ekzaltimin tonë (shih Eksodi 20:3–17). Zoti ia zbuloi ato Moisiut në kohët e lashta dhe Ai i ka shpallur ato sërish në zbulesat e ditëve të mëvonshme.

9.5. Urdhërimet e Perëndisë përfshijnë lutjen çdo ditë, studimin e fjalës së Perëndisë, pendimin, bindjen ndaj ligjit të dëlirësisë, pagimin e një të dhjete të plotë (shih Malakia 3:8–10), agjërimin (shih Isaia 58:6–7), faljen e të tjerëve (shih DeB 64:9–11), respektimin e Fjalës së Urtësisë (shih DeB 89:18–21) dhe dhënien mësim të ungjillit të tjerëve (shih Mateu 5:14–16; DeB 18:15–16).

Referenca përkatëse: Zanafilla 39:9; 2 Timoteut 3:15–17; Jakobi [Bibël] 1:5–6; 2 Nefi 32:3; 2 Nefi 32:8–9; Mosia 18:8–10; Alma 39:9; 3 Nefi 18:15, 20–21; DeB 58:42–43; DeB 82:10

Tema përkatëse: Marrja e Njohurisë Shpirtërore; Shlyerja e Jezu Krishtit: Pendimi; Ordinancat dhe Besëlidhjet