Ndihma për Studimin
Kolosianë(ve), Letër Drejtuar


Kolosianë(ve), Letër Drejtuar

Një libër në Dhjatën e Re. Fillimisht ishte një letër që apostulli Pal ua shkroi kolosianëve, pasi u vizitua nga Epafrai, ungjilltari i Kishës në Kolos (Kol. 1:7–8). Epafrai i tha Palit se kolosianët po binin në një gabim serioz—ata mendonin se ishin më të mirë se popujt e tjerë, ngaqë i kishin zbatuar me kujdes disa ordinanca të jashtme (Kol. 2:16), i mohonin vetvetes disa dëshira fizike dhe adhuronin engjëjt (Kol. 2:18). Këto praktika bënin që kolosianët të ndienin se po shenjtëroheshin. Ata gjithashtu mendonin se i kuptonin misteret e gjithësisë më mirë se anëtarët e tjerë të Kishës. Në letrën e tij, Pali i korrigjoi ata duke u mësuar se shëlbimi vjen vetëm nëpërmjet Krishtit dhe se ne duhet të bëhemi të urtë e t’i shërbejmë atij.

Kapitulli 1 është përshëndetja e Palit drejtuar kolosianëve. Kapitujt 2–3 janë doktrinorë dhe përmbajnë thënie për Krishtin si Shëlbues, rrezikun e adhurimit të rremë dhe rëndësinë e ringjalljes. Kapitulli 4 na mëson se shenjtorët duhet të jenë të urtë në të gjitha gjërat.