Ndihma për Studimin
Numra(t)


Numra(t)

Libri i katërt në Dhjatën e Vjetër. Moisiu shkroi librin e Numrave. Libri i Numrave tregon historinë e udhëtimit të Izraelit nga mali Sinai për në rrafshinat e Moabit në kufirin e Kanaanit. Një prej mësimeve të rëndësishme që ai na mëson, është se populli i Perëndisë duhet të ecë me anë të besimit, duke u besuar premtimeve të tij, në qoftë se dëshirojnë të vazhdojnë të jenë të suksesshëm. Ai na kujton ndëshkimin e Perëndisë për Izraelin për mosbindje dhe na siguron informacion rreth ligjeve izraelite. Emri i librit rrjedh nga rëndësia e shifrave të regjistrimit të popullsisë (Num. 1–2, 26).

Kapitujt 1–10 tregojnë për përgatitjen e Izraelit për largimin nga Sinai. Kapitujt 11–14 përshkruajnë vetë marshimin, dërgimin e spiunëve në Kanaan dhe mospranimin e Izraelit për të hyrë në tokën e premtuar. Kapitujt 15–19 vënë në dukje ligje dhe ngjarje të ndryshme historike. Kapitujt 20–36 janë historia e vitit të fundit të popullit në shkretëtirë.