Ndihma për Studimin
Shadrak


Shadrak

Në Dhjatën e Vjetër, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego ishin tre të rinj izraelitë të cilët së bashku me Danielin, u sollën në pallatin e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë. Emri hebraik i Shadrakut ishte Hananiah. Të katër të rinjtë nuk pranuan ta ndotnin vetveten duke marrë nga mishi dhe vera e mbretit (Dan. 1). Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego u hodhën nga mbreti në një furrë flakëruese dhe u ruajtën nga Biri i Perëndisë (Dan. 3).