Ndihma për Studimin
Nathan


Nathan

Një profet i Dhjatës së Vjetër në kohën e mbretit David. Kur Davidi ofroi të ndërtonte një tempull për Zotin, Zoti e udhëzoi Nathanin t’i thoshte Davidit se ai nuk duhej ta ndërtonte atë. Nathani gjithashtu e qortoi ashpër Davidin që shkaktoi vdekjen e Uriahut, njërit prej luftëtarëve të tij, dhe që mori bashkëshorten e Uriahut, Bathshebën (2 Sam. 12:1–15; DeB 132:38–39). Zadoku me Nathanin e vajosën mbret birin e Davidit, Salomonin (1 Mbr. 1:38–39, 45).