Ndihma për Studimin
Isakar


Isakar

Një bir i Jakobit dhe Leas në Dhjatën e Vjetër (Zan. 30:17–18; 35:23; 46:13). Pasardhësit e tij u bënë njëri nga dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

Fisi i Isakarit

Bekimi i Jakobit për Isakarin gjendet në Zanafilla 49:14–15. Pas vendosjes në Kanaan, fisi mori disa nga tokat më të pasura të Palestinës, duke përfshirë rrafshnaltën e Esdraelonit. Brenda kufijve të Isakarit ishin disa vende të rëndësishme në historinë judease, për shembull, Karmeli, Megido, Dothani, Gilboa, Jizreeli, Tabori dhe Nazareti (Joz. 19:17–23).