Ndihma për Studimin
Elise


Elise

Një profet i Dhjatës së Vjetër nga mbretëria veriore e Izraelit dhe një këshilltar i besuar i disa prej mbretërve të atij vendi.

Eliseu kishte një prirje të dhembshur dhe të butë, pa atë zell të rrëmbyer nëpërmjet të cilit dallohej mësuesi i tij, Elija. Mrekullitë e tij të shquara (2 Mbr. 2–5; 8) dëshmojnë se ai vërtet mori fuqinë e Elias kur e pasoi Elijan si profet (2 Mbr. 2:9–12). Për shembull, ai shëroi ujërat e një burimi të hidhur, ndau ujërat e lumit Jordan, shumëfishoi vajin e një së veje, ngriti një djalë së vdekuri, kuroi një burrë nga lebroza, bëri që një sopatë prej hekuri të qëndrojë mbi ujë dhe i goditi sirianët me verbëri (2 Mbr. 2–6). Shërbesa e tij zgjati më shumë se pesëdhjetë vjet gjatë mbretërimit të Jehoramit, Jehut, Jehoahazit dhe Joashit.