2009
Jezu Krishti Është Shpëtimtari Im
Prill 2009


Koha për të Ndarë

Jezu Krishti Është Shpëtimtari Im

“Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).

Përpara se Ati Qiellor të na dërgonte në tokë, Ai e zgjodhi Jezu Krishtin të ishte udhëheqësi dhe Shpëtimtari ynë. Ju zgjodhët të ndiqnit Jezu Krishtin përpara se të lindeshit.

Kur Jezusi erdhi në tokë, Ai u mësoi ungjillin dhe ngriti Kishën e Tij. Ai e mbajti premtimin e Tij që të ishte Shpëtimtari ynë. Ai vuajti dhe vdiq e u ringjall që ne të mund të ringjalleshim dhe të jetonim sërish me Atin Qiellor dhe familjet tona.

Shkrimet e shenjta na mësojnë për bekimet e shumta që u bënë të mundura prej Jezu Krishtit. A ju kujtohet tregimi i ëndrrës së Lehit? Lehi pa një pemë. Pema përfaqëson dashurinë e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit.

Në pemë ishte fruti që do t’i bënte njerëzit të lumtur. Lehi e shijoi frutin dhe ai e mbushi me gëzim të madh. Lehi donte që e gjithë familja e tij të shijonte frutin. (Shih 1 Nefi 8:10–12).

Fruti i pemës përfaqëson bekimet që marrim për shkak të Jezu Krishtit dhe të Shlyerjes së Tij. Ne e shijojmë frutin kur i besojmë Jezu Krishtit, kur pagëzohemi dhe marrim Frymën e Shenjtë si dhe kur jetojmë ungjillin dhe ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit tonë.

Aktivitet

Hiqeni faqen M5 dhe ngjiteni në karton. Prisni të çarat në pemë tek vijat e bardha dhe prisni frutin. Për secilin frut, kërkoni shkrimin e shenjtë, dalloni bekimin që na ka dhënë Ati Qiellor dhe shkruajeni tek vija. Vendosni zgjatimin e frutit tek e çara në pemë.

Moroni 6:8

Mosia 16:7–8

Gjoni 14:27

Hebrenjve 12:2

2 Nefi 31:20

2 Nefi 31:20

Gjoni 8:12

Moroni 8:17

3 Nefi 27:13

Moroni 7:41

Ide për Kohën për të Ndarë

  1. Në jetën para lindjes unë zgjodha të ndjek Jezu Krishtin. Kërkojuni fëmijëve të emërtojnë disa nga zgjedhjet që kanë bërë atë ditë (çfarë të veshin, çfarë të hanë e të tjera). Shkruani përgjigjet në dërrasë. Shpjegoni se Ati Qiellor na ka dhënë zgjedhjen e lirë, aftësinë për të bërë zgjedhje. Jepni mësim mbi Këshillin në Qiell, kur Ati Qiellor paraqiti planin e Tij. Shpjegoni se përdorimi i zgjedhjes sonë të lirë është një pjesë e rëndësishme e atij plani. Ndihmoni fëmijët të kuptojnë se Satani donte ta ndryshonte planin dhe të na e hiqte aftësinë tonë për të zgjedhur. Jezu Krishti donte të ndiqte planin e Atit Qiellor dhe doli vullnetar që të ishte Shpëtimtari ynë. Theksojuni fëmijëve se ata zgjodhën të ndiqnin Jezu Krishtin (shih Primary 6 [Fillorja 6], mësimi 2). Shkruani pyetje për të ndihmuar fëmijët të rishikojnë atë që kanë mësuar. Vendosini pyetjet në një enë. Zgjidhni një fëmijë që të kapë e të nxjerrë nga ena një pyetje dhe t’i përgjigjet asaj. Pastaj kërkoini atij fëmije të zgjedhë dikë tjetër për të kapur një pyetje dhe për t’iu përgjigjur asaj. Vazhdoni derisa ta lejojë koha. Jepni dëshmi për rëndësinë e vazhdimit të ndjekjes së Jezu Krishtit.

  2. Familja ime dhe unë do të ringjallemi. Paraprakisht dhe me miratimin e peshkopit ose presidentit të degës, ftoni një anëtar që ka përjetuar vdekjen e një njeriu të dashur, që të japë dëshmi për kuptimin që ka Ringjallja për atë. Grumbulloni figurat e mëposhtme nga Paketa e Fotografive Artistike të Ungjillit sipas radhës që vijon, me figurën 227 sipër: 227 (Jezusi Lutet në Gjetseman), 228 (Tradhëtimi i Jezusit), 230 (Kryqëzimi), 231 (Varrimi i Jezusit), 233 (Maria dhe Zoti i Ringjallur), 234 (Jezusi Tregon Plagët e Tij) dhe 316 (Jezusi Duke Mësuar në Hemisferën Perëndimore). Ndërkohë që luan pianisti, fëmijët të kalojnë dorë më dorë një gur të vogël. U thoni atyre se ai është një simbol i gurit që u rrokullis para hyrjes së varrit të Krishtit. Kur të ndalojë muzika, fëmija që ka gurin, të marrë një figurë nga sipër grumbullit dhe të flasë për atë ose të zgjedhë dikë që ta ndihmojë. Vazhdoni për secilën figurë, duke ndaluar pas figurës 234 për të lexuar njëzëri Lluka 24:39. Ndihmoni fëmijët të kuptojnë se pasi Jezusi u ringjall, Apostujt mund të ndienin duart e Tij tamam ashtu si fëmijët mund të ndiejnë duart e tyre. Vazhdoni me pjesën tjetër të figurave. Mësojuni se për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, gjithkush që ka jetuar ndonjëherë në tokë do të ringjallet. Kërkojini mikut të ftuar të japë dëshminë.

Ilustrim nga Brad Teare