2009
Ide për Mbrëmjen Familjare në Shtëpi
Prill 2009


Ide për Mbrëmjen Familjare në Shtëpi

Këto sugjerime për mësimdhënie mund të përdoren në klasë si edhe në shtëpi. Ju mund t’i përshtasni këto ide për familjen ose klasën tuaj.

“Çfarë Domethënie ka Shlyerja për Ju?”, f. 14: I ftoni anëtarët e familjes të tregojnë gjithçka që dinë për Nefin. Pyesni si mendojnë ata, përse ai qe i lumtur edhe pse përjetoi sprova të vështira (shih 2 Nefi 5:27). Përmblidhni pjesën “Lumturi nëpërmjet Shlyerjes”. Diskutoni se si i trajtoi Nefi problemet e tij dhe se si mund të zbatohet mënyra e tij në familjen tuaj. Përfundoni duke lexuar dy paragrafët e fundit të artikullit.

“Mësimi dhe Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme”, f. 26: Paraprakisht, lexoni artikullin dhe përzgjidhni paragrafët që do të kenë kuptimin më të madh për familjen tuaj. Kërkojuni anëtarëve të familjes të lexojnë paragrafët e përzgjedhur dhe diskutoni atë që kanë lexuar. Përfundoni duke lexuar dy paragrafët e fundit të artikullit.

“Premtimet e një Profeti”, f. M6: Pasi ta lexoni artikullin, kërkojuni pjesëtarëve të familjes të hapin rastësisht shkrimet e tyre të shenjta dhe të përpiqen ta lexojnë një varg së prapthi. Diskutoni se si leximi rregullisht i shkrimeve të shenjta mund të bekojë secilin pjesëtar të familjes. Rilexoni premtimin e dhënë nga Presidenti Ezra Taft Benson (shihni fillimin e artikullit) dhe vendosni si qëllim që të vazhdoni të lexoni së bashku e rregullisht shkrimet e shenjta.

“I Etur për të Mësuar”, f. M12: Ftoni fëmijët të interpretojnë me radhë me gjeste e pa folur një profesion dhe kërkojuni të tjerëve ta gjejnë se cili është. Diskutoni se çfarë do t’u duhej të mësonin pjesëtarët e familjes, që të mund të punonin në atë profesion. Lexoni tregimin. Dalloni gjërat që duhet të dinte Rasëlli përpara se të mund të mësonte mbi dinozaurët. Përfundoni duke lexuar Doktrina e Besëlidhje 88:118.