2021
Na Drejton të Gjithëve te Jezu Krishti
Janar 2021


Na Drejton të Gjithëve te Jezu Krishti

Jeta është një rrugëtim. Revista Liahona mund të ndihmojë.

Pamja
line drawing of Liahona

Vizatimi i Liahonës nga Beth Whittaker

Në kohët e Librit të Mormonit, Zoti e përgatiti Liahonën për t’i ndihmuar Lehin dhe familjen e tij që të përparonin gjatë rrugëtimit të tyre. Ajo ishte një “busull…, që do t’u tregonte atyre një kurs të drejtë për në tokën e premtuar” (Alma 37:44).

Ashtu si Lehi, ne jemi në një rrugëtim. Do të kemi kohë të mira e të këqija. Diell dhe stuhi. Paqe dhe dhembje. Por, nëpër të gjithë këtë, ekziston një qëllim hyjnor sepse ne kemi potencial hyjnor. Ati ynë Qiellor nuk dëshiron thjesht që të jemi sërish me Të; Ai dëshiron që ne të bëhemi më shumë si Ai nëpërmjet Birit të Tij, Jezu Krishtit. Por nganjëherë ne kemi nevojë për ndihmë.

Nën drejtimin e profetëve të gjallë, revista Liahona në kohën tonë është hartuar që të na ndihmojë ta dimë rrugën dhe se si të ecim në të. Të mësuarit dhe të jetuarit e ungjillit të Jezu Krishtit na ndryshon. Dhe kur t’i kemi kaluar vetë shkretëtirat dhe oqeanet tona, ne do të kuptojmë se ndjekja e Tij si në kohët me diell ashtu edhe me stuhi e ka lejuar Atë të na bëjë ata që Ai e dinte gjithnjë se mund të bëheshim.

Lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth revistës së re Liahona.

Pamja
photo collage of eight people

Fotografi e një gruaje duke shkruar nga Getty Images; portrete: rreshti i dytë nga lart (majtas) dhe rreshti i tretë nga lart (djathtas) nga Getty Images

Një Revistë për Çdo Zemër dhe Shtëpi

Qoftë nëse jeni nga Sllovenia apo Spanja, Madagaskari apo Masaçusetsi, kjo revistë është për ju. Qoftë nëse flitni gjuhën koreane apo kiribati; qoftë nëse shtëpia juaj është me tulla apo me bambu; qoftë nëse jeni pagëzuar 80 vjet më parë apo pikërisht dje. Të martuar, beqarë, të moshuar, të rinj – këto fletë ju flasin dhe ju pasqyrojnë. Dëshminë tuaj, përvojën tuaj, familjen tuaj të besimit. Ky është bekimi i madh i pasjes së një reviste të përbotshme për të rriturit. Ajo na bashkon dhe na kujton se të gjithë ne i përkasim një familjeje mbarëbotërore dhe një Kishe mbarëbotërore.

Pra, ejani, bashkohuni me ne teksa të gjithë i afrohemi më shumë Jezu Krishtit. Revistë pas reviste, faqe pas faqeje. Me profetë dhe apostuj që na udhërrëfejnë dhe me një Shpëtimtar të dashur që na ndihmon. Të gjithë ne. Së bashku.

Çfarë të Presim nga Revista e Re Liahona

Mesazhe nga Profetë dhe Apostuj

Pamja
First Presidency

Revista Liahona do të paraqitë mesazhe nga udhëheqës të Kishës edhe më shumë në kohën e duhur. Këto mesazhe, në letër dhe në internet, do të na drejtojnë të gjithëve te Shpëtimtari.

Më Shumë Përkrahje për të Gjithë Anëtarët

Më parë, disa anëtarë e merrnin revistën vetëm disa herë në vit, në varësi të gjuhës së tyre. Tani, të tria revistat e përbotshme të Kishës do të shtypen në letër çdo muaj ose çdo dy muaj në gjuhë të folura nga rreth 97 përqind e anëtarëve.

Më Shumë Përmbajtje Digjitale

Pamja
phone screen with Gospel Library

Për t’ju ndihmuar që të merrni përmbajtjen frymëzuese që dëshironi, ne do t’jua sigurojmë atë në më shumë mënyra që parapëlqeni. Kërkoni përvoja të përmirësuara digjitale te liahona.ChurchofJesusChrist.org, në programet kompjuterike Gospel Living [Të Jetuarit e Ungjillit] dhe Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], nëpërmjet postës elektronike dhe mundësive të tjera që ende do të vijnë.

Të Mësuarit e Ungjillit të Përqendruar te Shtëpia

Çdo muaj ne do të tregojmë përvoja, veprimtari dhe mësime për t’i ndihmuar shenjtorët e ditëve të mëvonshme ta mësojnë ungjillin në shtëpi dhe t’ua mësojnë atë fëmijëve të tyre dhe njerëzve të dashur.

Histori të Vërteta nga Anëtarë të Vërtetë

Pamja
girl writing in notebook

Fotografi e një gruaje duke shkruar nga Getty Images; portrete: rreshti i dytë nga lart (majtas) dhe rreshti i tretë nga lart (djathtas) nga Getty Images

Teksa lexoni përvoja që nxitin besim nga anëtarë në të gjithë botën, vetë besimi juaj do të forcohet. Dhe do të kujtoheni se ne i përkasim diçkaje më të madhe sesa lagjes apo degës sonë. Tregojeni përvojën tuaj te liahona.ChurchofJesusChrist.org ose na e dërgoni me postë elektronike te liahona@ChurchofJesusChrist.org.

Histori dhe Mesazhe të Ngjashme me Tonat

Revista Liahona publikon më shumë se 60 variante rajonale, të cilat përfshijnë faqe që vendosen posaçërisht për vendndodhje të ndryshme gjeografike dhe gjuhë të ndryshme. Këto faqe vendore do t’ju ndihmojnë të lidheni me shenjtorët, udhëheqësit dhe çështje të ngjashme me tuajat.